Keshille e dobishme

Erdhi njëherë një i ri tek mësuesi i tij dhe iu ankua për gjendjen e vet. I tha:
“Vështirësitë më kanë shtypur nga të gjitha anët. Gjithçka në jetë po më shkon 
mbrapshtë. Jam shumë i trishtuar për shkak të gjithë asaj që më ka ndodhur.
Ndjej ankth të madh në gjok për shkak të problemeve...”
Mësuesi i dëgjoi me vëmendje, dhe kur i riu mbaroi me ankesat e tija, mësuesi 
deshi që me shembullin praktik që ta ngushëlloj dhe ta këshilloj. E mori një 
gotë dhe e mbushi me ujë. Pastaj hodhi pluhur në gotë. Uji menjëherë u ndot nga 
pluhuri dhe u turbullua.
Atëherë mësuesi tha:
“Kjo gotë me ujë, e cila është turbulluar me pluhur, je ti dhe sprovat e tua.”

Pastaj e shpiu të riun pranë detit, dhe veproi në mënyrë të njëjtë. Hodhi 
pluhurin në det. Mirëpo pluhuri shumë shpejt u tret në ujë dhe u zhduk 
plotësisht, e deti, natyrisht, mbeti i pastër ashtu siç ishte. E mësuesi e 
këshilloi:
“Prandaj mos u bë si ajo gotë me ujë – por bëhu sikur deti, Allahu të 
mëshiroftë.”

Pra, mos u bë shembull i ujit në gotë, e çdo imtësi të të brengos dhe pikëlloj. 
Por bëhu si deti dhe bëhu edhe ti i fortë dhe i qëndrueshëm.
Shiko në çdo sprovim si diçka të vogël, sepse ajo me të vërtetë është e vogël 
në krahasim me dikë tjetër që ka diçka më të madhe. 


                                          
_________________________________________________________________
Windows Live Hotmail: Your friends can get your Facebook updates, right from 
Hotmail®.
http://www.microsoft.com/middleeast/windows/windowslive/see-it-in-action/social-network-basics.aspx?ocid=PID23461::T:WLMTAGL:ON:WL:en-xm:SI_SB_4:092009
-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan