Esselamu Alejkum ue Rahmetullah

Para se ta lexoni kete artikull desha vetem te ju them se ky shejtan nuk eshte 
danez por holandez. Kete e them pasi qe eshte duke qarkulluar me te madhe nje 
email ne shqip se  autor i ketij filmi eshte danez dhe per kete duhet bojkotuar 
produktet daneze. 



Geert Wilders përballet me akuza ndaj nxitjës së urrejtjes
http://www.cnn.com/2010/WORLD/europe/01/20/netherlands.geert.wilders/index.html

(CNN) –
Deputeti kontraverz holandez Geert Wilders  u shfaq të mërkurën  në gjyq ndaj 
akuzave për nxitje të
diskriminimit dhe të urrejtjes që kanë të bëjnë  me filmin e tij aq shumë të 
kritikuar për Islamin. 

Seanca e së mërkurës në Gjykatën
e Amsterdamit ishtë një dëgjim para-gjykimit ndërsa  gjykimi i plotë do të 
duhej të fillonte më
vonë gjatë këtij viti. Një zëdhënës i gjykatës tha se
seanca pritet të zgjasë një ditë por mund të vazhdoj deri të enjten. 

Wilders, i cili kryeson Partinë
holandeze për liri, tha se nuk ka gabuar aspak. "Unë do të luftojë",  këtë 
premtim e bëri  në një deklaratë dhënë të martën në uebsajtin
e partisë. 

Prokurorët fillimisht vendosën  të mos e ndjekin rastin duke thënë  në 
qershorin e vitit 2008 se deklaratat e
Wilders 'nuk janë përgjegjëse  për ndonjë dënim,
Gjykata e Shërbimit Publik  tha se edhe
pse komentet e Wilders 'ishin "diskretituese dhe lënduese për një numër të
madh të muslimanëve,"  ato janë
brenda kufijve të fjalës së lirë. 

Gjykata e Apelit nuk u pajtua me
këtë vendim dhe urdhëroi që Wilders të ndiqet penalisht. 

Përveç diskriminimit dhe nxitjes
së urrejtjes, Wilders është akuzuar edhe me fyerjen e  një grupi të njerëzve që 
lidhej me krahasimin
e tij të Islamit me nacizmin. 

"Sipas Wilders, e vërteta rreth
Islamit duhet të bëhet e njohur, edhe në qoftë se është e dhimbshme dhe e
pakëndshme për disa persona të caktuar," tha në deklaratëne tij që u dha në 
faqen e partisë së tij . 

Akuzat kanë të bëjnë me komentet
e Wilders të bëra në një mori të mediave në mes viteve 2006 dhe 2008. Ato 
përfshijnë një intervistë në
tetorin e vitit 2006 në gazetën holandeze De Volkskrant në të cilën kishte
thënë se donte të ndalte “cunamin e islamizimit", dhe një tjetër
intervistë në shtatorin e vitit 2007 në Radio Holanda në të cilin kishte thënë 
se
Kurani duhet të ndalohet. 

Pjesë e akuzave kundër tij është
gjithashtu edhe  filmi i tij
"Fitna", të  cilin e distribuoi
në internet në mars të vitit 2008 si protestë  ndërkombëtare. Film veçon  
imazhe shqetësuese të akteve terroriste të mbivendosura
me ajete nga Kur'ani në mënyrë që ta pikturoj Islamin si një kërcënim për
shoqërinë perëndimore. 

Pas shfaqjes së tij Filmi tërhoqi
ankesa nga Bashkimi Evropian dhe Organizata e Konferencës Islamike, si dhe
shqetësimin e  Shteteve të  Bashkuara të Amerikës. 

Në shkurtin e vitit 2009 Wilders-it  i ishte ndaluar hyrja në Britani  kur 
ishte nisur atje per ta shfaqur filmin. 

Rishqyrtimi i paragjykimit nuk i
mbulon cilësitë e këtij rasti, por do të lejojë të dyja palët për t'u përgatitur
për një seancë më vonë gjatë vitit e cila do të merret me meritat, tha Gjykata
e shërbimeve publike . 

Nëse wilders shpallet  fajtor, ai do të dënohet deri në dy vite burgim
dhe me një gjobë deri në 19,000 € (26,900 $) për çdo akuzë.



      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan