Largimi nga fjalët e kota
Humbja e kohës së çmuar në diskutime të kota, thashethemeve dhe fjalamanëve është diçka që pak njerëz janë në gjendje që ti shmangen. Imam el-Bejhekiu përmend tregime me vlerë në librin e tij Shtatëdhjetë e shtatë degët e besimit. Allahu i Lartmadhëruari thotë: 1.Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët:2.ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit,3.ata të cilët i shmangen të kotës(fjalë a punë)(23:1-3) 72. (Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë të keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet (25:72) 55. Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: "Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!"(28:55) "Fjalimi i kotë është fjalim i cili është i pa vlerë dhe i pavend, dhe nuk mban asnjë lidhje të ndonjë qëllimi të vërtetë. Ajo nuk i sjell dobi atij që e shpreh, dhe në vend të kësaj mund ti sjellë atij dëm. Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka transmetuar se i Dërguari i All-llahut (paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të) ka thënë: "Është pjesë e praktikës së shëndoshë e Islamit që njeriu ta lë atë që nuk i intereson. ( Transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxhe) Dhul-Nuni ka thënë, "Kushdo që e don All-llahun, ka jetuar me të vërtetë, dhe kush është i prirur për gjëra tjera ka dëmtuar mendjen e tij. Një njeri i pamend vjen dhe shkon duke i kushtuar vëmendje të kotës, ndërsa njeriu i mençur mendon me kokën e tij ndërgjegjshëm." http://www.saudigazette.com.sa/index.cfm?method=home.regcon&contentID=2010010158763 -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
