Nje trajtim ndryshe per Kosoven nga CIA The World FactBook
"Serbët etnikë migruan në territoret e Kosovës moderne në shekullin e 7-të, por nuk u përfshinë plotësisht në Mbretërine Serbe deri në fillim të shekullit të 13-të. Humbja e Perandorisë Serbe në betejën e Kosovës në vitin 1389 e "çoi në pesë shekujt e sundimit osman gjatë së cilës një numër i madh i turqve dhe shqiptarëve u shpërngulën në Kosovë. Nga fundi i shekullit të 19-të, shqiptarët i zëvendësuan serbët si grupi dominues etnik në Kosovë." Serbia riktheu kontrollin mbi Kosovën nga Perandoria Otomane gjatë Luftës së Parë Ballkanike në vitit 1912. Kosova u bë një krahinë autonome e Serbisë me status pothuajse të barabartë me atë të një republike nën kushtetutën e 1974 të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. Megjithë koncesionet legjislative nacionalizmi shqiptar u rrit në vitin 1980, ku çoi në trazira dhe bëri thirrje për pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, udhëheqësit nacionalist serb, të tillët si Slobodan Milosheviçi, i cili shfrytëzoi pretendimet e serbëve të Kosovës për keqtrajtimin e tyre duke siguruar vota nga përkrahësit, shumë prej të cilëve e shihnin Kosovën si zemër të kultures së tyre. Nën udhëheqjen e Millosheviçit, Serbia themeloi një kushtetutë të re në vitin 1989 që revokoi statusin e Kosovës si një krahinë autonome e Serbisë. Udhëheqësit shqiptarë të Kosovës në 1991 u përgjigjen me organizimin e një referendumi per ta shpallur Kosoven si shtet i pavarur. Nën sundimin e Millosheviqit, Serbia vazhdoi me masa represive kundër shqiptarëve në fillim të viteve 1990 si qeveri jozyrtare e Kosovës e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, e përdori rezistencën pasive në një përpjekje për të fituar ndihmën ndërkombëtare dhe njohjen e një Kosove të pavarur. Shqiptarët të pakënaqur me strategjinë pasive të Rugovës në vitet 1990 e formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe nisën një kryengritje. Duke filluar në vitin 1998 ushtria serbe, policia dhe forcat paramilitare kryer një fushatë kundër kryengritsëve që rezultoi në masakrimin dhe dëbimin masiv të shqiptarëve etnikë. Përpjekjet ndërkombëtare për të ndërmjetësuar konfliktin dështuan dhe refuzimi i Millosheviqit për një zgjidhje të propozuar çoi në një fushatë tre-muajshe të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në fillimiin e marsit të vitit 1999 që e detyruan Serbinë të pranojë të tërheqë forcat e saj ushtarake dhe policore nga Kosova. Per me shume https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
