*Sikur dielli…!* *Hamdi Nuhiju*
* * Të rrezatosh sikur dielli me shkëlqimin e përhershëm, është njëjtë sikur të kërkosh prej mendjes të përballet me hënën. Në hap me kohën njeriu fshehët nën ombrellën e rrezeve të diellit dhe ngroh shpirtin e zemrën e tij. Shpirti e zemra e tij janë të lidhura, të betonizuara nga rrugët një kahëshe të pikëpamjes demoniake. Elegjia fillon mu këtu... Në gërmadhat e tronditjes së copave të shiut të shndërruara në akullnaja... Ndoshta fjalia nuk ka kuptim. Njëjtë si ndjenjat të pikturuara në letrën e bardhë me ngjyrë të zezë. Të bëhesh sikur dielli nuk është aspak lehtë. Para do të kesh miliarda fytyra të skuqura e të zverdhura që presin ngrohtësinë tënde. Për të gjithë duhesh të jesh i njëjtë. Nuk guxon aspak dikë ta dallosh prej dikujt tjetër. E nëse e dallon, atëherë prishet sistemi diellor, afrohet çasti i fundit, trokitja përfundimtare!!! Mendimi më është ngjizur për së dyti. Dielli të ngrohë përnjëherësh. Ai nuk është koprrac, dhe ndjek urdhrat e Zotit. Thotë Zoti në Kur`an:” Vërtet, Zoti juaj, Allahu, është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I Madhëruar është Allahu, Zoti i botëve.” ( Kur`an: 7/54) Edhe dielli edhe hëna janë të nënshtruar ndaj urdhrit të Allahut. Ata i binden Atij, nuk thonë bën kështu ose ashtu. Ata nuk shpresojnë që do të përfitojnë prej Mëshirës së Tij pa kryer funksionin për të cilën janë krijuar. E ne?!!! Shkoqita mendimet të hedhura në letër, i brengosur dhe i lodhur nga realiteti që po na mbulon u strehova në duatë e pandërprera. Ndoshta nuk duhej të ngrehja zërin tim të brishtë. Në nëndijen time flas sikur të isha i ndërtuar i tëri në fjalë e në vesh. Zaten, nuk ka kush të më dëgjojë pos vetes sime. Nuk ka kush të i bashkohet brengës sime, pos brenga ime.. Sikur të bashkoheshit me brengat e mia, e sikur të çahej toka nga to, përsëri do të isha i dëshpëruar. Dielli është argumenti i të argumentuarit. Rrëfimi nuk përfundon pa të. Bile, ai fillon në skajet e zhurmshme të kakofonisë shpirtërore. Dikur botën e mendoja si një pikturë të pakuptimtë, të vdekur dhe jo të realët. Njëjtë si halli i Ibrahimit a.s. i cili nuk e donte ‘zotin’ që lind dhe perëndon. Thotë Zoti në Kur`an:” nuk ke arritur të dish për atë që përse All-llahu i kishte dhënë pushtet, ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit të tij. Kur Ibrahimi tha: “Zoti im është Ai që jep jetë dhe vdekje”! Ai tha: “Edhe unë jap jetë dhe vdekje”! Ibrahimi tha: “Zoti im e sjell diellin nga lindja, sille pra ti atë nga perëndimi”? Atëherë ai që nuk besoi mbeti i hutuar. Allahu nuk e shpie në rrugë të drejtë popullin mizor.” ( Kur`an: 2/258) Sjellja diellit nga lindja është një prej dëshmive të Zotit mbi tokë. Ai ka mundësi mbi gjithçka. Por, njeriu është kokëfortë dhe nuk bindet lehtë. Përsëri vazhdon me kokëfortësinë e tij deri në momentin e fundit të jetës së tij. Aspak nuk pendohet për këtë rrugë të cilën e ka zgjedhur dhe e mendon veten të pavarur. Përderisa e mendon veten të pavarur del përballë një fuqie që ka mundësi ta sjelle diellin nga lindja. Shpesh here hasim në njerëz që e shohin veten si Nemrudi. Por, shumë pak janë ata që marrin shembullin e Ibrahimit a.s. O njeri bëhu si dielli, shembull i mirë përballë faraonëve, Nemrudëve, Karunëve, e shumë të tjerëve. Bëhu ngrohës i shpirtrave dhe zemrave të besimtarëve mysliman dhe jo akullnajë që krijon ngrica. Njeriu ka shembuj plotë në historinë e njerëzimit për tu ndryshuar. Nuk duhesh ta shohësh veten të pavarur prej ligjeve dhe ligjësive të Zotit. Nëse Allahu të ka dhënë pasuri , ta dish, se nuk është privilegj kjo gjë, por përgjegjësi, ngaqë ti i ke mbrapa vetes përveç familjes tënde edhe qindra e mijëra të varfër të lagjes për të cilët duhesh të kujdesesh. Aspak mos mendo se je ‘zot’ vetëm se ke arritur që të absorbosh pak pasuri. Për Allahun gjithë ajo që ti ke nën posedim, dhe gjithë bota, toka, hëna, dielli e qiejt janë pak karshi Madhërisë së Tij. Njeriut të sinqertë dhe të devotshëm që ka marrë rrugën e diellit, atë të ngrohtësisë dhe jo të rebelimit duhet që ti vije si mësim dhe lehtësi sprova në këtë botë. Nuk ka shpërblim, ose dhuratë nga ana e Allahut xh.sh. nëse nuk jemi të durueshëm karshi sprovave. Ne sprovohemi për tu shpërblyer e assesi për tu dëshpëruar, e mbyllur rrezet e mirësisë. Allahu ka nënshtruar diellin, ndërsa dielli si rezultat i këtij nënshtrimi për inat nuk ka ndalur rrezet e tij që ngrohin miliarda e miliarda krijesa. Nënshtrimi ndaj Allahut është kënaqësi, prandaj o vëlla, të bëhemi sikur dielli, të kënaqur dhe të ngrohtë...! Mësuesi im Jakup efendi Asipi ( Allahu më takoftë më të në xhenet) shpesh herë thoshte:” Mos u bë si qiriu, vet shkrihesh, dritë për të tjerët. Por bëhu sikur dielli, dritë për veten dhe dritë edhe për të tjerët”. -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
