Dubai: Fletë-arrest për 12 agjent të MOSSAD-it *Nga boshnjakishtja: Hamdi Nuhiju*
http://www.alb-drejtesia.com/news.php?readmore=1085 IslamBosna.ba – Njëmbëdhjetë njerëz me pasaporta evropiane duke përfshirë edhe një grua, janë përgjegjës për atentatin ndaj Mahmud el Membuha në hotelin el Bustan Rotana në Dubai, të realizuar në muajin e kaluar, këto janë rezultatet e hetimit të policisë së Dubait. Policia dje ka treguar një video ku janë incizuar nga një kamerë e sigurt banda prej 11 anëtarëve. Kur u publikuan emrat e të arratisurve, policia tha se të gjithë kanë pasaporta origjinale evropiane dhe asnjëri nuk ka pasaportë të falsifikuar. Emrat e tyre janë: Peter Elvinger, francez; Kevin Daveron, Irlandez; Gail Folliard, irlandeze dhe gruaja e vetme; Evan Dennings njashtu irlandez; Michael Bodenheimer, gjerman; Paul John Keeley, Melvyn Adam Mildiner, Stephen Daniel Hodes, Michael Lawrence Barney, James Leonard Clarke i Jonathan Louis Graham, dhe këto të tjerët britanez. Dahi Halfan Temim, shefi i policisë së Dubait tha se fotot dhe emrat e të arratisurve do ti dorëzohen Interpolit me qëllim që të arratisurit të gjenden në mënyrë ligjore. Njashtu fotot dhe emrat e të arratisurve janë të publikuara edhe në sajtin e policisë. Temim ka shtuar se Mebhuh në këtë shtet ka hyrë zyrtarisht por se ende nuk kanë përfunduar tërësisht procedurat mjekësore të të vdekurit për trupin e tij. Vrasësit fillimisht kanë arritur në Dubai para viktimës së tyre dhe janë të ndarë në grupe. Sipas incizimeve, tre ekipet e para kanë pasur kah dy anëtar dhe kanë ndjekur viktimën, përderisa ekipi i pestë me pesë anëtarët ka kryer krimin. http://www.alb-drejtesia.com/news.php?readmore=1085 -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
