Udhëtimi i policëve Britanik në Islam dhe shërbimi i tyre ndaj Islamit


http://www.saudigazette.com.sa/index.cfm?method=home.regcon&contentID=2010020162000

Mekë -Njëzet e katër oficerë nga ushtria britanike vizituan Mbretërinë Saudite 
për ta kryer Umren dhe Zijaren. Ata ishin të udhëhequr nga Brigadieri. Riçard, 
i cili  e kishte pranuar Islamin 16 vite më parë. Në vitin 2000, Richardi 
themeloi një shoqatë për oficerët muslimanë në Mbretërinë e Bashkuar, e cili 
synon në organizimin e punëve të mëse 140.000 oficerëve muslimanë. 

Brigadieri Musliman britanik është krenar që organizata e tij ka arritur të bëj 
që zëri i oficerëve muslimanë në Britani të dëgjohet tek vendim-marrësit në 
Home Office (Ministria e Punëve të Brendshme) dhe qeverisë britanike. Kjo 
rezultoi në lejimin e policeve muslimane britanike të mbajnë Hixhabin, caktimin 
e zonave e faljes së namazit për ta, lejimin e ngrënies së iftarit në një kohë 
të veçantë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, të kryejnë namazin e Bajramit 
dhe ta konsiderojnë ditën e Bajramit si ditë feste, të koordinojnë punën e 
muslimanëve në përmes patrullave të policisë pa u ndeshur me kohën për të marrë 
Ushqimin (Iftarin) ose kryerjen e namazit të Taravive dhe emërimin e 
përfaqësuesit të shoqatës në degët e policisë britanike. 
Richard konfirmoi se shoqata po punon në ndreqjen e imazhit tek shumë shtetas 
britanikë që kanë rreth Islamit, duke i njohur ata me moralin që ka të bëj me 
familjet muslimane. Brig. Richard tha se një police britanike ishte pushuar nga 
për fyerjen ndaj një police muslimane. Richardi ka drejtuar edhe komitetin e 
hetimeve. Ai vuri në dukje se si muslimanët përpiqen për të treguar mësimet e 
Islamit në mënyrë të sjelljeshme në rrugët britanike. Sa për historinë e 
konvertimit tëtij nga krishterimi në Islam, Brig. Richard tha se kureshtja e 
tij për Islamin e drejtoi atë për të lexuar një kopje e kuptimit të Kur'anit në 
gjuhën angleze.

 Ai citoi ajetin: A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë), Ndërsa 
kodrat shtylla? (Kur'an, 78:6-7) 

dhe kuptimi i saj i thellë kishte kapur syrin e tij, dhe si i kishte bërë një 
lidhje me atë që ai e kishte studiuar si një gjeolog. Kjo çoi në një pyetje të 
mëtejshme dhe në fund në rrugë të drejtë. Ai theksoi se është e pamundur për 
çdo libër të zbulojë këtë të vërtetë 1400 vjet më parë, kështu që burimi i 
këtij libri duhet të jetë hyjnor. Ai kuptoi se gjithësia dhe gjithçka që 
përmban duhet të jetë nën një Fuqi Supreme. Ai tha se kjo e vërtetë e çoi atë 
të gërmoj thellë në Kur'an. Ai do të lexonte me kujdes një Xhuz të tërë 
'(pjesë) të Kuranit çdo natë, derisa  zbuloi një numër të fakteve që ndriçuan 
rrugën e tij për të përqafuar Islamin. - Okaz / PL


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan