*Pse njeriu?*

*Hamdi Nuhiju*

* *

Ndonjëherë pikëpamjeve të njeriut për njeriun i japim aq shumë rëndësi sa që
do të kishim dëshirë që të mos ishim krijesa të këtij lloji, por të
transformoheshim në diçka më shumë se njeri. Njeriu është një krijesë aq e
thjeshtë dhe njëkohësisht aq komplekse sa që të gjitha orientimet e kësaj
bote do të ishin të pavlefshme po të mos ekzistonte ai. Dikur mendja
harrohej nga preokupimet e shoqërisë së vrazhdë dhe meskine përballë
njeriut. Gjithmonë do e gjejmë këtë qenie përballë, dhe asnjëherë mbrapa
fotografisë së mendimeve dhe karizmës së ndjenjave. Ai, pra njeriu është një
përbërje në mes të baltës dhe ‘Zotit’. Qysh më krijimin e tij ai morri
shpirt nga ‘fryma’ e Zotit dhe prandaj edhe u shndërrua në njeri. Kështu
rrëfen mendimtari Ali Sheriati rreth konceptit të njeriut.

Njeriu si një mikrokozmos i cili nuk njihet, por dëshirohet, nuk pranohet,
por ndjehet është i detyruar që të ndjek rrugën e cila është e vizatuar prej
Krijuesit e tij. Ky detyrim në vete nuk përfshin dhunën dhe konceptin e
dënimit në këtë botë, ngaqë Mëshira e Allahut e tejkalon Hidhërimin e Tij.
Në konceptin e teologjisë, ose të religjionit, filozofia e nënshtrimit ndaj
Allahut ka të bëjë me dashurinë dhe mëshirën, dhe jo me privimin tonë nga të
drejtat. Njeriu nuk privohet nga e drejta e pasurisë në këtë botë, por e
drejtë e tij nuk është pasuria përmes rrugës që dëmton të tjerët. Ai, nuk
privohet as nga kënaqësitë në këtë botë, por ai, nuk guxon që të quaj të
drejtë kënaqësinë dhe mbi këtë parim të shkel mbi normat e njerëzimit dhe të
hidhet nëpër të gjitha skajet e dalldisë njerëzore duke u shndërruar në
diçka tjetër, më të ulët se njeriu.

Njeriu është ukë për njeriun, kështu shprehet Hobsi. Ai e percepton njeriun
si një kafshë të rrezikshme e cila e cenon integritetin dhe jetesën e
tjetrit. Por, në realitetin e zemrave dhe shpirtrave pikëpamja e këtillë bie
poshtë. Njeriu për njeriun mund të jetë ukë nëse shikon me sytë e ujkut, ose
edhe nëse e mendon këtë botë si të pafundme, materiale dhe të domosdoshme
për të konsistuar në të.

Ndonjëherë njeriu do të donte që të kthehej në esencën e tij, e që është
balta ose dheu. Nga pikëpamjet e këtilla që njeriu të shikohet si ukë nga i
cili gjithmonë duhet pasur frikë se është i pabesë dhe gjithmonë i etur për
gjah, njeriu do të dëshironte që të kthehej në dhe, ose baltë. Aristoteli
njeriun e definoi si një ‘kafshë politike’ dhe as më shumë e as më pak.
Përngjasimet e këtilla në terme mund të duken më shumë si tentim për ta
larguar njeriun nga esenca sesa largimin e esencës nga njeriu.

 Më e mira e të mirës do të ishte zbutja e këtij koncepti përballë kësaj
blasfemie.

Në Kur`an gjejmë këtë ajet:” Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për
një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë
sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua
sikur të isha dhe"! “( Kur`an, 78:40)

Në këtë ajet fshehën shumë urtësi. Por, njeriu duhet që ti deshifroj ato
nëse dëshiron që ta kuptoj natyrën e njeriut. Ai nuk mund të ekzistoj në
këtë botë pa kuptuar natyrën e njeriut. Ndoshta do të arrijë që ti zbusë
shumë kafshë, por nuk do të arrije asnjëherë që të përballet me realitetin e
quajtur njeri. Edhe pse vet është nga esenca e njëjtë, kanë nisjen në këtë
botë në rrugën e njëjtë, prapë se prapë ai nuk arrin të kuptoj. Në këtë ajet
kur`anor shihet dëshira e jobesimtarëve për tu shndërruar në dhe. Besimtarët
nuk e kanë këtë dëshirë, sipas fjalëve të Zotit të shprehur në Kur`an.
D.m.th. paska një dallim midis njeriut dhe njeriut. Por, baza e dallimit nuk
është esenca në vetvete, e as pikëpamja mbi krijimin.

Lexuesit të vëmendshëm do i bie në sy pikëpamja mbi krijimin. Ai mund të
kundërshtoj këtë konstatim dhe të thotë se njerëzit dallojnë edhe nga
pikëpamja mbi krijimin. Do të kenë mundësi të përmendin Darvinin se si
krijoi një teori mbi krijimin e njeriut. Ka ose nuk ka baza në shkencë dhe
fe, ai krijoi një teori dhe pas vetes la ndjekës të asaj teorie. Por, edhe
vet Darvini si krijesë njerëzore është e krijuar ndërmjet baltës dhe
‘Zotit’. Këtë mundet të mos e pranojë gjatë tërë jetën ndonjë njeri tjetër,
por realiteti është i tillë. Ai mund të bëjë propagandë kundër esencës së
krijimit, në fakt, do të bie në kundërshtim me vetveten.

Pse njeriu? Është një pyetje komplekse. Do të thoni ai u krijua për të
adhuruar Allahun dhe as më shumë e as më pak. E saktë! Nuk do të gaboni
aspak. Por, pse mu njeriu u krijua për këtë mision dhe jo ndonjë krijesë
tjetër? Përsëri do të gjeni përgjigje në Kur`an duke na aluduar në bartjen e
përgjegjësisë nga ana e njeriut dhe jo nga ana e njeriut. Kjo pyetje sjellët
me shekuj e me mileniume në mendjet e njerëzve. Dhe si duket do të vazhdoj
ekzistencën e saj në kokën e njeriut deri në Ditën e Llogarisë.

Për në fund, Resulullahu s.a.v.s. shpeshherë preferonte që të bënte këtë
dua:“O Zoti im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam besuar, në Ty jam mbështetur,
te Ti jam kthyer dhe në emër Tënd hasmohem. O Zoti im, i mbështetem
madhërisë Tënde, nuk ka zot tjetër përveç Teje, të më ruash nga lajthitja.
Ti je i gjallë që nuk vdes, kurse xhinnët dhe njerëzit vdesin”.

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan