Nataliteti në Kosovë ka rënë drastikisht

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,7,12738

Prishtinë, 24 shkurt – Drejtori i Klinikës Obstretike Gjinekologjike të QKU-së, 
dr. Shefqet Lulaj, i ka thënë të përditshmes së Prishtinës, “Zëri”, se për 
nëntë vjet numri i lindjeve në Kosovë ka rënë 27, 9 për qind. Sipas pohimeve të 
tij, vjet kishte 10.913 lindje më pak se para nëntë vjetësh. Këto lindje janë 
regjistruar në institucionet publike dhe private të shëndetësisë, ku kryhen 95 
për qind e lindjeve në Kosovë. “Ne po shkojmë drejt minimumit të lindjeve. Çdo 
vit po bie numri i lindjeve” – citohet të ketë thënë ai. Sipas tij për 10 vjet 
Gjermania ka pasur 15,3 për qind më pak lindje, Austria 13, 4 për qind, ndërsa 
Zvicra 6,5 për qind lindje më pak.  



      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan