Liga muslimane në Poloni është duke e ndërtuar një xhami tre katërshe moderne afër qendrës në Varshavë.
http://www.thenews.pl/national/artykul126355_biggest-mosque-in-poland-to-be-built-in-warsaw-.html Qendra kulturore Islame e projektuar nga KAPS Architekci do të vendoset në një ngushticë afër qendrës tregtare të qytetit blu, në unazën e Syberyjskich Zeslancow në perëndim të qendrës së qytetit. Liga muslimane në Poloni është duke ndërtuar një Xhami moderne tre katëshe afër qendrës së Varshavës. Qendra tre katëshedo të ketë një minare 18 metërshe, Por zëri karakteristik i ezanit nuk do të degjohët mbi qytetin. “ Thirrja e muezinit për në namaz do të dëgjohet vetëm brenda objektit e jo jashtë,” thotë Samir Ismail i cili është njëherit Kryetari i ligës Muslimane në Poloni. Përveç vendit të faljes Qendra do të përbëhet nga libraria me një dhomë multimediale, galeri arti, restorant, një kafene dhe shitore. “Ne do të falemi aty dhe do do ti bëjmë polakët të vetëdijshëm se Islami është një fe e moderuar,” thotë Ismaili. Ndërtimi i xhamisë do të financohet kryesisht nga një investitor i Arabisë Saudite, por Liga nuk dëshiron të zbulojë se kush është ose cila është kostoja e investimit. Ka rreth 35-40,000 muslimanë në Poloni, në mesin e polakëve janë Tatarët, Arabët, Turqit, Palestinezët dhe të tjerët. Shumica e tyre, rreth 11-13,000 jetojnë në Varshavë.Tashmë vetëm janë katër xhami në Poloni, njëra prej tyre në Varshavë e ndërtuar në vitin 1993 dhe i përket Asociacionit fetar Musliman."Ne kishim plane për të ndërtuar një xhami të re në Varshavë," thotë myftiu i Polonisë Tomasz Miskiewicz. Xhamia e planifikuar e shoqatës, megjithatë me katër minare të larta 20-metra, ishte në plan për tu ndërtuar pranë qendrës së qytetit, por pas luftës së dytë botërore autoritetet e morrën truallin ku tani shoqata është duke u përpjekur ta rimarrë. "Shoqata jonë bashkon 5.000 vetë dhe Liga me 180 vetë kryesisht të huaj. Megjithatë ata shumë shpejt morrën leje për të ndërtuar një xhami, "ankohet Miskiewicz -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
