Pse të pendohemi? [1]

(1/4)

 

 

 

Lavdërimi është për Allahun, i Cili nuk e prish atë që ka ngritur, nuk e
ndalon atë që ka dhuruar, nuk e kthen atë që ka gjykuar, nuk e publikon atë që
ka mbuluar dhe nuk e humb atë që ka udhëzuar.

I lavdëruar qoftë Ai që krijoi gjithësinë dhe çdo gjë me fuqinë e Tij dhe e
ruan me mirësinë e Tij.

I lavdëruar qoftë Ai që krijoi Ademin, e vendosi për banim afër Tij, e
urdhëroi ashtu si dëshiroi dhe e ndaloi. Ishte caktimi i Tij kur Ademi pasoi 
epshin
e tij dhe mëkatoi, ndërsa Mëshirëploti e pranoi pendimin e tij.

I lavdëruar qoftë Ai që e krijoi Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi të, e zgjodhi për Pejgamber, e afroi Ai afër Vetes sa dy harqe dhe
e inspiroi dhe i premtoi pozitë të lartë.

I lavdëruar qoftë Ai që nëpërmjet Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut
qofshin mbi të, na udhëzoi e na nderoi me Kuran dhe na e mësoi atë.

I lavdëruar qoftë Allahu. I lavdëruar qoftë Allahu. I lavdëruar qoftë
Allahu.

Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut.
Gjithashtu, dëshmoj se Muhamedi është i Dërguar i Allahut, paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi të.

 

Të nderuar besimtarë!

Shumë njerëz nuk e dinë vlerën e pendimit, “teubes”, e lëre më të marrin
një hap drejt tij. 

Allahu im! 

Erdha te mjekët
e robërve të Tu,

Gabimin tim ata
ta kurojnë,

Por të gjithë
te Ti më udhëzuan.

 

Në një rast bëra një bisedë me veten: 

Si e njeh Allahun, i pranon të gjitha të mirat e Tij, por mëkaton pa
ndërprerë, ditën e natën?!

A nuk po frikësohesh nga dënimi?

Pse nuk po synon xhenetin dhe të mirat e pakufishme që nuk mbarojnë? Pse
nuk po ikën nga zjarri dhe i ftohti i xhehenemit, i cili nuk ka të mbaruar? 

Dhe më pas i thashë vetes: -Ke mundësinë e zgjedhjes!

Kurse vetja më tha: -Një ditë do të pendohem tek Allahu!

I thashë: -Atëherë vepro!

Më tha vetja: Më trego rrugën. E, si të pendohem?!

 

Vëlla i penduar! 

 

Fillimisht
duhet ta dish se fillimi i rrugës është qëndrimi, ecja gjatë rrugës
është veprimi dhe furnizimi i saj është pendimi.

Dije se vdekja
të vjen befas. Allahu i Lartësuar thotë:

 “Thuaj: “O robërit e Mi, që i
keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!
Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe
Mëshirëploti. Kthehuni tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij para se t’ju vijë
dënimi, sepse atëherë nuk do të mund t’ju ndihmojë kush. Ndiqni më të mirën e
asaj që ju është shpallur nga Zoti juaj para se t’ju vijë dënimi papritmas, pa
e ndier atë, që të mos thotë njeriu: “Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet
ndaj Allahut, madje edhe jam tallur!” Ose të thotë: “Sikur Allahu të më kishte
udhëzuar, do të isha bërë njeri i devotshëm.” Ose të thotë, kur ta shohë
dënimin: “Ah, sikur të ishte e mundur për t’u kthyer edhe një herë e të bëhesha
njeri i mirë!” (Allahu do t’u thotë): “Me të vërtetë, juve ju erdhi shpallja
Ime (Kurani), por nuk besuat dhe u bëtë mendjemëdhenj e jobesimtarë.”
(Zumer, 53-59)

 

Vëlla i penduar! 

Mëso se ti që po kërkon lumturinë, ke nevojë për shpëtim, shpreson te falja.
Allahu i Lartësuar thotë: 

 “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson
e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” (Taha, 82)

Pendimi! Pendimi! Vëlla i penduar, pendimi është thelbi i çështjes,
ringjallje e jetës, kusht i shpëtimit tënd.

Ibnul Kajjimi thotë: “Pozita e teubes është destinacioni i parë, i mesëm
dhe i fundit. Nuk ndahet prej njeriut deri në vdekje, edhe kur shpërngulet në
banesën e ahiretit e shoqëron dhe zbret me të. Teubeja është fillimi për të,
nevoja e tij e domosdoshme.”

Allahu i Lartësuar thotë:

 “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu
të penduar, që të arrini shpëtimin!” (Nur 31)

Ky ajet i takon sures medinase, kur Allahu i Lartësuar i drejtohet
besimtarëve, më të zgjedhurve të krijesave të Tij, që të pendohen tek Ai pasi
kanë besuar, kanë bërë durim, shpërngulje dhe xhihad. Shpëtimin e ka bërë të
varur nga teubja, ku është lidhur shkaktari me shkakun e tij. Kështu parafjala
“leal-le”është treguese e shpresës. Pra, kjo është një shenjë që nëse ju
pendoheni, ndoshta do ta përjetoni shpresën e shpëtimit, se ndjenjën e
shpëtimit e kanë vetëm të shpëtuarit. Allahu na bëftë prej tyre!

 

Pse të pendohemi?

 

Kjo është një çështje e nevojshme dhe është rezultat i padijes së njerëzve
për fenë në këtë shekull, rezultat i injorancës së tyre për mëkatet që bëjnë.
Kuptimi i gjynahut është një domethënie e madhe që ngërthen shumë gjëra, për 
dallim
prej asaj që njerëzit mendojnë se është e lejuar.

Ndoshta një grua e zbuluar pyet: “Pse të pendohem?! Jam e bukur, pse të
mbulohem?!”

Një pyetje të tillë e bën edhe një i ri: “Kënaqësinë e gjej te cigarja, pse
ta lë? Kënaqem kur shikoj televizor, si ta braktis atë? Unë nuk dua detyrime
dhe përkufizime! Nuk pranoj të detyrohem me orarin e kohëve të namazit! Vallë,
a nuk duhet njeriu të bëjë atë që e bën të lumtur? E mua më lumturon ajo që ju
e quani mëkat, ndërsa unë nuk e pranoj këtë emërtim. Atëherë, pse të pendohem?
Për çfarë të pendohem?”

Kjo është pyetja që dëgjohet shpesh: Pse të pendohemi?

 

Të nderuar besimtarë! 

Patjetër i duhet dhënë përgjigje kësaj pyetjeje dhe me lejen e Allahut në hytben
e ardhshme do të mësojmë diçka më tepër për nijetin e pendimit.

Allahu im! Na e bëj risk pendimin, sinqeritetin në fjalët dhe veprat tona
të dukshme dhe të padukshme! 

 

 

Ulvi Fejzullahu

 

 



Vazhdon...



 









[1] Lexues të
nderuar!  

Referenca bazë e kësaj hytbeje është libri “كيف أتوب؟!” i hoxhës, pedagogut të 
umetit
islam, Muhamed Husejn Jakubit. E kam zgjedhur këtë libër për shkak të rëndësisë
dhe nevojës së madhe të muslimanëve për pendim. 

Hoxha i nderuar ka një ndikim të dukshëm në udhëzimin e drejtë të umetit.
Allahu i Lartësuar i ka dhënë bereqet dhe sinqeritet në davet. Shpresoj që edhe
besimtarët në këto troje do të përfitojnë prej bereqetit të tij. 

Hoxha i nderuar si në të folur edhe në shkrime përsërit një dua, që më ka
tërhequr vëmendjen: “Allahu im! Më bëj risk ihlasin (sinqeriteti) në fjalë
dhe vepra.” Unë vetëm dëshirova që të jap një kontribut modest me disa hytbe
në seri, duke u munduar që së pari vetë unë të përfitoj nga bereqeti i thirrjes
islame. Allahu im, mos më privo nga ky bereqet dhe gjithashtu ma bëj mua risk
ihlasin në fjalë dhe në vepra të jashtme dhe të brendshme! Amin!



Marre nga :                         
www.xhamia-bujanoc.com/sq/hydbet/38-hytbet/254-pse-te-pendohemi-.html



                                          
_________________________________________________________________
Hotmail: Free, trusted and rich email service.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan