Fundi i botës

 

Ne dhe vdekja

 

 

Pse njerëzit kun duan të flasin për vdekjen? A ka farë dobie përkujtimi i 
vdekjes? Çfarë do të ndodhte sikur liderët ta kujtonin vdekjen?

 

(vazhdon nga java e kaluar: 6)

Në javën e kaluar folëm pak për vdekjen. Edhe sot do të flasim për të, ani pse 
njerëzve nuk ua kana kur flasim për të. Shumëkush mundohet t`i ikë çdo bisede 
që ka të bëjë me vdekjen saqë, kur ia përmend vdekjen thotë: a nuk po ke çka me 
fol a?! Lëre atë bisedë e rroke ndonjë muhabet tjetër. Dhe jo vetëm kaq. Është 
mjaft interesant se shumë herë kalojmë pranë varrezave, por nuk mendojmë për 
vdekjen. Nuk mendojmë se nesër edhe ne do të jemi banorë të atij vendi.

Shkojmë për ta varrosur ndonjë mik tonin dhe atje bisedojmë për çështje të 
dynjasë, e as që na shkon mendja se në vend të atij të vdekuri kemi mundur 
shumë lehtë të jemi dikush nga ne. Bile edhe do të jemi, mos sot, nesër. 

Nga t`i ikim vdekjes? Ku të fshihemi nga melaqja e vdekjes?! Cila rojë mund të 
na mbrojë nga vdekja? Cili njëri shpëtoi nga vdekja? Cilët mjekë mund ta 
shpëtojnë njeriun nga vdekja? Cila shkencë arriti që njeriun ta ruaj nga vdekja 
e ta bëjë të pavdekshëm?!

A e shihni se si Allahu i Madhëruar i barazon njerëzit, edhe mikun, edhe 
armikun, edhe të mirin, edhe të keqin, edhe të pasurin, edhe të varfrin, që të 
gjithëve ua ka shënuar vdekjen duke e bërë atë ligj të pashmangshëm duke thënë: 
"Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne" (Ankebut: 
57). Këtë Allahu e ka thënë para 14 shekujve, e le të dalë dikush e le të 
thyejë këtë ligj të Tij, le t`i dalë para vdekjes.

Jo dhe jo dhe një milion jo, nuk ka pasur e as nuk do të ketë asnjëherë krijesë 
që mund t`i ikë vdekjes. Përndryshe, po mos të ishte ky ligj për të gjithë, do 
t`i kishim pasur gjallë shumë njerëz të vjetër, mbretër e mizorë. Do t`i kishim 
pasur gjallë Titon e Enverin, Macetungun e Hitlerin, para të cilëve janë 
dridhur njerëzit por, falë Allahut, i cili me drejtësinë e Tij nuk i ka dalluar 
njerëzit në këtë kontekst.

Sa më pëlqejnë njerëzit kur shkojmë në të pame dhe thonë: vdekja është hak, 
kështu Zoti e paska shkruar, e paska pasur exhelin etj. fjalë këto të cilat 
japin kuptim se populli e ka në kokë atë që e cekëm më lartë. Bile jo vetë 
njerëzit, por çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, do ta shijojnë edhe djajt e 
mallkuar, do ta shijojnë edhe melaqet, bile edhe vetë melaqja e vdekjes, e cila 
është e ngarkuar për t`ua marrë njerëzve shpirtrat do ta shijojë vdekjen. Të 
gjithë do të vdesin për të mbetur vetëm Ai, i cili ishte i pafillim dhe mbarim, 
Ai i cili nuk vdes kurrë, për të mbetur vetëm Allahu xh.sh.

Para një kohe isha në Kuvajt. Një mik imi atje, shok i shkollës, në mbrëmje më 
mori për të ma treguar pak qytetin e Kuvajtit ngaqë ditën nuk kishim kohë. Ndër 
të tjera, më tha: Tash do të kalojmë pranë pallatit mbretëror të emirit të 
Kuvajtit. Dua që ta lexosh një fjalë e cila gjendet mbi portën kryesore të 
pallatit. Kur u ofruam, shoferi ngadalësoi makinën dhe unë lexova fjalinë ku 
shkruante "Sikurse t`i kishte mbetur dikujt para teje (përgjithmonë) nuk do të 
kishte arritur te ti" , fjali kjo e cila shumë më preku, sepse përmtjabja ishte 
shumë e mirë, pastaj në vendin e duhur, ngase sa herë që futet në të prijësi i 
shtetit, e lexon atë fjali dhe ia kujton vetës se as nuk je i pari e as i 
fundit që e ke në dorë këtë pallat, apo edhe shtetin, andaj mos u mashtro, mos 
u habit se ashtu si kanë shkuar ata që kanë qenë para teje, e ndoshta kanë qenë 
më të zot se ti, do të shkosh edhe ti, nuk do të lënë përgjithmonë. Andaj, 
kujtoje vdekjen, kujtoje varrin, e mos u mashtro pas pallatit dhe të mirave të 
kësaj dynjaje.

Eh sa mirë do të ishte që edhe liderët tanë, edhe të pasurit tanë, qe besa edhe 
ne qytetarët të mendojmë më shumë për vdekje, të mendojmë se, siç kemi pasur 
fillim, do të kemi edhe mbarim, siç kemi ardhur në këtë dynja, edhe do të 
dalim. Shumë do të na kishte ndihmuar një gjë e tillë, shumë do të na kishte 
gdhendur karakterin dhe moralin tonë, do të na kishte bërë më të vyeshëm e më 
të sinqertë.

Nga ky kontekst, Allahu i Madhëruar shumë herë na sjellë shembuj të ndryshëm 
për popujt apo individët e kaluar të cilët kanë jetuar gjatë, kanë pasur shumë 
pasuri, pushtet etj., saqë ka pasur të atillë të cilët kanë menduar se çdo gjë 
është pronë e tij dhe se edhe jeta edhe vdekja janë në dorën e tij, siç ishte 
rasti me mbretin Nemrudh, i cili ishte në kohën e Ibrahimit a.s. dhe i cili 
thuhet se ka qenë ndër katër personat që kanë sunduar tërë botën, e Allahu na e 
cek polemikën e atij mbreti me Ibrahimin a.s. në kaptinën Bekare ajeti 258.

Por, a shpëtoi ai mbret nga vdekja, apo ata popuj të mëdhenj e gjiganda si 
populli Ad i cili jetonte në Jemen, për të cilin thotë Allahu: "Që si ata 
(populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë" (Fexhr: 8), kush nga ta i 
shpëtoi vdekjes?! Dhe dëgjoni se si Allahu deshi ta nënçmojë atë mbret sa ishte 
gjallë njëherë para se të vdesë, sepse dënimi i vërtetë do të vijë pas vdekjes: 
thuhet se ai jetoi 400 vjet në pushtet, e më pas Allahu ia dërgoi një mushkonjë 
e cila i hyri nga hunda në tru dhe filloi t`ia ngrejë trutë, saqë britma e tij 
i tmerronte njerëzit derisa vdiq. Po të nderuar, mushkonja e mbyt njeriun, e 
mbyt edhe virusi i cili është edhe më i vogël, kryesorja se vdes, me shiju 
vdekjen pavarësisht mënyrën dhe kohën.

Ende shumë kam për të folur për vdekjen dhe natyrisht se ia vlen të flitet, por 
kam dhënë fjalën se nuk do ta zgjasë shumë, për të mos kaluar në monotoni. 
Andaj, më lejoni, të nderuar, ta përfundoj me kaq, për ta vazhduar me emrin e 
Allahut javën e ardhshme. Deri atëherë, selam alejkum ve rahmetullah!

 

 

 

 

Epoka e re - e premte 5 mars 2010

Dr.Shefqet Krasniqi

Përgatiti: www.ferki-mirena.tk
                                          
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan