Ahmet Qeriqi: Prifti Satana Anton Kçira dhe viktima e fesë islame,
Kastriot Duka


Mos u habitni ju lexues të nderuar me formulimin pezhorativ “Satana”
për priftin katolik, shqipfolës, të komuniteti shqiptar të Amerikës,
Don Anton Kçira, sepse është krejt pak t’i thuash Satana një njeriu
bastard, shqipfolës me këtë rast, që mallkon Milosheviqin për shkak se
nuk i ka shfarosur 1.900.000 shqiptarë (qen) të fesë islame në Kosovë,
apo që ka shfarosur vetëm  rreth 400 mijë myslimanë të Bosnjës.


Është e pazakonshme të fillojnë shkrimet me këtë mllef, por ishte
shumë më e  pazakonshme të dëgjosh në gjuhën shqipe një mallkim, të
një të mallkuari kundër shqiptarëve të Kosovës, vetëm sepse këta i
përkasin besimit islam.

Dhe, mllefi e zemërimi trashen kur fjalët e këtij Donprifti nuk i
dëgjojnë, apo shtiren sikur nuk i dëgjojnë kryeparët e Kishës katolike
të Kosovës, as Bashkësia Islame e Kosovës, se lërë më Qeveria,  e cila
nuk merret me këto punë, por as komuniteti shqiptar i Amerikës, madje
as vëllezërit tanë katolikë, të cilët me siguri se nuk pajtohen me
mallkimet e këtij të mallkuari, por fakti se ata bëhen të shurdhër,
ose që nuk duan të merren me fjalët publike të këtij prifti, zemërimit
i jep edhe një notë më të ligë.

Prifti, Kçira, para komunitetit shqiptar, katolik  të Amerikës, ka
nxjerrë nga goja e vetë tërë mllefin kundër fesë islame, kundër
shqiptarëve të këtij besimi, të cilët në Kosovë përbëjnë rreth 96 për
qind të popullatës besimtare. Dhe shkak për atë mllef paska qenë
ndonjë shqiptar i fesë islame, i cili po u konsideruaka si ithtar  i
Bin Ladenit. Ky prift, dhe komuniteti fetar të cilit i takon e di
mjaft mirë se në armatën e Bin Ladenit ka edhe të krishterë, disa nga
të cilët hiq më larg se dje u dënuan në Gjermani, por askush nuk e
mallkoi kombin gjerman për këtë rast. Dihet po ashtu se në anën e
talebanëve kanë luftuar edhe qytetarë amerikanë, të cilët janë dënuar
me burgim të rëndë nga drejtësia amerikane.

Jemi mësuar ne shqiptarët të kalojmë mbi të këqijat duke thënë, hajt
se nuk u bë nami, por nami i zi bëhet kur heshtet e keqja, sepse kur
ajo heshtet, mbështetet dhe aprovohet, sepse kur ajo aprovohet si e
tillë, fillon të zihet zezona, e cila doemos se një ditë edhe mund të
shpërthejë me zemëratë, apo me të njëjtin kut, apo me shumëfishin.

Por, përderisa kjo blasfemi antinjerëzore e këtij ta quajmë prifti
bastard po heshtet nga shtypi faqezi i Kosovës, në faqet e para të
këtij shtypi keni lajmin sensacional të dëbimit nga Kosova, madje
dhunshëm, me presion policor të imamit të xhamisë së fshatit  Marinë,
në Drenicë, i cili ishte imam i mirë për tetë vjet, derisa përmirësoi
edhe nivelin ekonomik e social të banorëve skamnorë të këtij fshati,
ndër më të varfrit në Drenicë, por kur filluan të shterin ndihmat e
organizatës humanitare islame, atëherë Bashkësia Islame e Kosovës,
përmes peticionit të qytetarëve dhe mbështetjes që i dha këtij
peticioni Asambleja e komunës së Skënderajt, mori vendim për ta mbyllë
xhaminë dhe për të dëbuar imamin Kastriot Duka, ashtu sikur dëbohet
hajni, krimineli, plaçkitësi. Kështu ndodhi me hoxhën shqiptar me
prejardhje nga Elbasani.

(Vetëm pasi heshtjen hipokrite të këtij prifti e zbuluan disa
intelektualë shqiptarë në Amerikë, gazeta Ekspress, tri vjet pas
deklarimeve të pop-Kçirës, boton një intervistë me këtë satana, i cili
mundohet ta mjegullojë të vërtetën. Kësaj mjegullnaje i kontribuon
edhe gazeta e zellshme antislame e Kosovës, Ekspress, duke i
relativizuar fjalët e Kçirës, duke i konsideruar si shpërthim të një
mllefi momental dhe duke bërë përpjekje ta mbyll këtë çështje, sikur
të ketë qenë më shumë fushatë e Internetit, sesa fjalë publike e një
kryepari të fesë, e një kleriku që bën punën e djallit, që kryen
porosinë e kriminelit Milosheviq, që fyen gjakun e derdhur për liri,
që shqiptarët islamë të Kosovës i quan qen. Përpjekje e EKSPRESS-it
për ta tymosur Kçirën, me temjanin e pafajësisë, këtë çështje e
rikthen për vazhdimin e debatit.)

Dhe ja mbi cilat paterica qëndron demokracia e mjegulluar, e brishtë
dhe e hajthme, të cilën po e instalon Evropa e krishterë në Kosovë,
dhe për të cilën aq shumë janë të përkushtuar shqiptarët me orientim
evropian, të paktën kështu thonë ata, sepse kështu po e lyp momenti,
përfitimi, favoret. Dikur, këta të dashuruarit në Evropë ishin të
përkushtuar për bashkim vëllazërim dhe jugosllavizëm. ..

Një vit më parë, u desh vetëm një fjalë, aspak fyese e imamit Shefqet
Krasniqi për “Nënë Terezën” dhe gazeta Ekspress, Koha ditore, TV-të
dhe tërë shtypi i zi, i verdhë i vendit morën fushatë fyese e
denigruese kundër këtij  imami, vetëm pse paska thënë se Nënë Tereza e
ka vendin në ferr. Ky konstatim fetar, krejtësisht i ligjshëm nga
pikëpamja e besimit islam, u mor si fyerje për humanisten me origjinë
shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu. Madje, sikur ka ndodh shpeshherë në të
kaluarën, këtë anatemë kundër imamit Krasniqi e mbështeti edhe një
segment i mbrapshtë brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, ai segment i
politizuar që i heq rrënjët nga  “drzhavni imami” të Serbisë, nga
hoxhallarët me triska të LKJ-së, në kohën e Titos, nga ata që dënuan
protestat shqiptare të marsit e prillit të vitit 1981 dhe nga ata, të
cilëve nuk u mungoi një qime në kokë,  as në kohën e regjimit kriminal
të Milosheviqit.

Shqiptarët e Kosovës, kanë arsye të brengosen me heshtjen e klerit
katolik shqiptar të Kosovës, kanë arsye të kërkojnë nga kleri katolik
një distancim moral nga prifti që llap... kanë arsye të kërkojnë
shpjegim lidhur me mallkimet, fyerjet, sharjet e përbuzjet publike të
priftit satana, Don Anton Kçira. Dhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë nuk
është për t'u habitur nëse një ditë, një ekstrem tjetër do t’ i
përgjigjet ekstremit, Kçira.

Begatia jonë morale kombëtare e tolerancës fetare nuk kërkohet të
përfillet  vetëm nga myslimanët, për faktin se ata  janë shumicë, por
kjo kërkohet edhe nga pjesëtarët e minoriteteve  fetare, pavarësisht
numrit të besimtarëve të tyre. Toleranca nënkupton respekt  reciprok,
kërkon durim, maturi dhe jo fjalë fyese dhe nëpërkëmbje të dinjitetit
fetar të pjesëtarit të besimit tjetër, apo të një hoxhe, vetëm sepse
ky kishte shprehur rezerva në autoritetin e Bashkësisë Islame të
Kosovës.

Burimi: radiokosovaelire

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan