Izmat e Bledar Komini-t<http://www.gazetaimpakt.com/artikulli_kolumn.php?id=41#>
*Hamdi Nuhiju*
*http://www.gazetaimpakt.com/artikulli_kolumn.php?id=41

*Në një shkrim të botuar në të përditshmen Panorama në Shqipëri me datë 01
03 2010, Bledar Komini flet për “Neo-shqiptarizmi” pa “izma”. Izmat e tij
zënë rrënjë thellë në botëkuptimin e sotshëm politik në mesin e
intelektualëve shqiptar të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.
Tashmë është bërë e modës që të flitet për qasjen e re të diplomacisë turke
në sferën ndërkombëtare. Nuk ngeli njeri pa dhënë opinion e mendim. Të
gjithë paskan të drejtë që këtë qasje ta shohin me sy kritik përveç atyre që
këtë frymë të re të diplomacisë turke e shohin si të dobishme për
ekzistencën e influencës së tyre si komb.
Është e logjikshme që me ngjalljen e një fuqie super-botërore prej gjumit,
fuqitë aktuale në botë bëjnë çmos që këtë ngjallje ta paraqesin si rrezik,
si frikë nga asimilimi, zhdukja totale. Përdoren mjete të ndryshme që të
krijohet një imazh negativ i ngjalljes së një super fuqie nga gjumi. Nëse
shohim terrenin e propagandës kundër zgjimit të kësaj super fuqie prej
gjumit, do të na dalin në pah dy elemente të çuditshme. Politika sllave në
Ballkan e përkrah ngritjen e Turqisë dhe prezencën e saj në arenën
Ballkanike edhe pse Turqia ka prishur marrëdhëniet diplomatike me shtetet
sllave për shkak të faktorit shqiptarë. Por, ato gjejnë interesin e tyre
ekonomik dhe mbi baza të këtij prizmi bëjnë tolerime, dhe nuk e shohin me
rrezik ngjalljen e Turqisë prej gjumit dhe zgjerimin e ndikimit dhe forcës
së saj diplomatike në Ballkan. Shfrytëzojnë rastin që ekonomikisht të
përfitojnë prej këtij trazimi. Dhe vija e dytë e cila na çuditë, është ajo
habia, frika dhe mllefi i shqiptarëve që kanë ndaj zgjimit të diplomacisë
turke prej gjumit dhe prezencës së saj në Ballkan. Edhe pse ky zgjim për
shqiptarët e Gadishullit Ballkanik d.t.th. forcim në sferën politike,
ekonomike, kombëtare e kulturore ata hedhin vrer dhe veprimtarinë e fundit
të diplomacisë turke e llogarisin si ‘romantizëm’.
Fjalimit të kryediplomatit turk në Sarajevë Ahmet Davotogllut, fillimisht i
vendoi vijë të kuqe dhe shumë kritike Arben Xhaferi, më pastaj Pirro Misha,
duke vazhduar me Ndue Ukaj e Valon Kurtishin dhe së fundmi edhe Bledar
Komini. Tezat e këtyre analistëve shqiptarë janë të gatuara njëjtë dhe të
paraqitura në tregun e mendimeve politike në mënyrë sistematike. Kësaj here
ndaj këtij fjalimi këto personalitete vepruan si në korr, njëzëshëm dhe të
gjithë zgjimin e diplomacisë turke prej gjumit e llogaritën si diçka shumë
të rrezikshme për ekzistencën e popullit shqiptarë.
Fjalimi i Ahmet Davotogllut në Sarajevë po u vështrua në vija të
përgjithshme tregon për seriozitetin e orientimit pro perëndimor të Turqisë
duke përfshirë në karvanin e saj edhe gadishullin Ballkanik. Ai zhvilloi një
mori takimesh në Sarajevë, Beograd e Tiranë për të krijuar një klimë
bashkëpunimi dhe intenzivimi të marrëdhënieve ekonomike dhe politike midis
këtyre vendeve.
Turqia nuk do që rolin kryesor në Ballkan t`ia jap Serbisë ashtu siç
pretendon Bledar Komini në shkrimin e tij. Por, ajo kërkon që të ruaj
suverinitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës duke e parë se janë shtuar
tensionimet diplomatike midis Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Turqia
ishte i vetmi vend i cili reagoi ashpër ndaj liberalizimit të vizave për
Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë, duke kërkuar që në këtë liberalizim të
përfshihen edhe Shqipëria, Kosova e Bosnja e Hercegovina.
Zgjimi i diplomacisë turke prej gjumit nuk pengon kombëtarin e shqiptarëve
të Ballkanit, e as që rrezikon suverenitetin e dy shteteve shqiptare në
Ballkan. Përkundrazi ajo ndihmon shumë në ruajtjen e këtij suvereniteti,
ngritjen ekonomike, politike dhe sociale të këtyre vendeve.
‘Korrin’ e udhëhequr nga Arben Xhaferi e ka frikësuar deri në palcë fjalia e
Ahmet Davotogllut për idenë e ‘neo-otomanizmit’ në Ballkan. Kjo teori e
këtij diplomati e mbi të gjitha teoriticienti me famë ndërkombëtare është
edhe një teori plus në mesin e teorive politike. Në shkencat politike dhe
shoqërore njihet teori të tilla si amerikanizim, evropianizim e
industrializim të popujve e shteteve të ndryshme. Dhe të gjitha këto teori
janë të pranueshme përveç idesë së Ahmet Davotogllut.
Amerikanizimi i Ballkanit nuk ka asnjë bazë logjike, shkencore dhe
historike. Bëhet fjalë për idenë politike e cila mbisundon në SHBA e
udhëhequr mbi parimet e demokracisë protestante.
Evropianizimi ngritët mbi principet e katolicizmit, edhe kjo nuk ka ndonjë
bazë të fuqishme për të qenë prezentë dhe i qëndrueshëm në Gadishullin
Ballkanik.
Industrializimi i popujve kërkon nënshtrimin e tyre karshi politikës çifute
të familjes së Rokfelerëve.
Edhe pse në esencë ka gjëra të pranueshme prej këtyre teorive, dhe kanë
arritur që të mbillen artificialisht në këto territore, prapë se prapë nuk
janë zgjidhja më e përshtatshme për këtë gadishull.
Bledar Komini përmend historinë, d.m.th. të kaluarën dhe mbi të ai gjykon
pozicionin dhe interesimin e Turqisë për Ballkanin. Shqiptarët si mysliman e
si të krishter orientimin e kanë kah Perëndimi dhe jo kah Lindja, sipas tij.
Ndërsa Turqia po kërkon kthimin e Ballkanit në histori, ose edhe në Lindje.
Në realitet duke parë politikën ndërkombëtare, orientimi i Turqisë si aleat
më i fuqishëm i SHBA-ve është kah Perëndimi dhe jo Lindja. Por, Turqia ka të
drejtë historike, politike dhe strategjike që të shtrijë ndikimin e saj
diplomatik mbi trojet dhe mbi ato popuj me të cilët ka pasur fatin e
përbashkët. Dhe jo për ti sunduar, e as për ti nënçmuar, por për të vazhduar
me to forcimin në sferën ekonomike, politike dhe sociale.
http://www.gazetaimpakt.com/artikulli_kolumn.php?id=41

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan