Ibën Kajjim El Xheuzijje Dhjetë gjëra nuk të sjellin dobi dhe janë humbje: - Dituria me të cilën nuk veprohet. - Vepra pa sinqeritet dhe e shpikura në fe. - Pasuria që nuk shpenzohet; pronari saj as që kënaqët me të në botë e as që e dërgon para -vete në ahiret. - Zemra e zbrazët nga dashuria ndaj Allahut, subhanehu ve teala, e cila nuk mallëngjehet për Allahun, subhanehu ve teala, dhe afërsinë e Tij. - Trupi i cili nuk i nënshtrohet Allahut, subhanehu ve teala, duke e shërbyer Atë. - Dashuria (ndaj Allahut) e proklamuar e cila nuk vërtetohet me zbatim të urdhrave të Tij. - Koha e humbur pa përfituar mirësi dhe vepër që të afron tek Allahu, subhanehu ve teala. - Mendja e cila lodhet duke menduar për gjëra pa vlerë. - Shërbimi i atij që nuk të afron tek Allahu e as që përfiton nga ai në këtë botë. - Frika jote dhe mbështetja tek ai i cili është nën sundimin e Allahut, i cili nuk mund t’i sjell vetes as dobi e as dëm. Nën sundimin e tij nuk është as jeta e tij vdekja e tij dhe ringjallja e tij.
A e dini cila është humbja më e madhe, humbja e cila është esencë e çdo humbjes: Ajo është humbja e zemrës dhe humbja e kohës. E ka humbur zemrën ai i cili i ka dhënë përparësi kësaj jete para ahiretit dhe nuk e humb kohën përpos njeriut të cilin e ka mashtruar shpresa për jetë të gjatë. Është i prishur në esencë ai tek cili tubohen dy gjëra pasimi i epshit dhe shpresa për jetë të gjatë dhe ka shpëtuar ai që pason udhëzimin dhe përgatitet për ditën e takimit (Kijametin). Allahun e lusim që të na ndihmon. albislam -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
