http://www.kosovapr ess.com/ks/ index.php? cid=1,8,95176
PËRRALLA FETARE PËR GJUMË TË THELLË
13 Mars 2010
  
Halil IBRAHIMI
Imami Wahhabi i Marinës dhe Dom Anton Kçira! Dy ngjarje të njëpasnjëshme që 
ndodhën kohëve të fundit në Kosovë dhe rreth shqiptarëve myslimanë shkaktuan aq 
shumë polemika dhe ndezën po kaq numër të madh dilemash sikur të kishin 
zanafillën mu në momentin kur ndodhën dhe sikur të kishin gulmuar në eter, 
midis asgjëje pa asnjë fije bishti në të kaluarën. E para nuk më çuditi aspak 
ndërsa e dyta ma vërtetoi dhunshëm atë që kam pasur frikë ta besoj me vite të 
tëra. 

Sikur është bërë muzikë moderne e gazetave dhe medieve shqiptare që për çështje 
fetare të flasin në stilin alla Hans Kristian Andersen dhe gjithmonë do të 
gjesh shqiptarin mysliman në fokus të përrallave të tilla qoftë nëpërmjet 
ndonjë shamie prapanike, ndonjë mjekre ekstremiste apo siç është e pëlqyer 
kohëve të fundit të trumbetohet nëpërmjet rrezikut të ndezur Wahhabit te 
shqiptarët. Gazeta e televizione krejtësisht lokale menjëherë vihen në qendër 
të leximit e shikimit kur i trajtojnë thellë e thellë temat e tilla. Më nuk 
është interesante të flitet për Wahabitë e Afganistanit, Pakistanit apo 
Kushedikustanit por ata çuditërisht paskan zbarkuar e lindur në Kosovë, 
Shqipëri e Maqedoni për të na e rrënuar tolerancën fetare që po ekzistuaka prej 
shekujsh aty. 

Rasti i parë është pikërisht në këtë vazhdë. Qysh nga vitet e paraluftës së 
Kosovës është përfolur nga propaganda serbe për celula terrorizmi Islamik në 
Kosovë dhe është përdorur kjo kartë fuqishëm kundër përpjekjeve për pavarësi. 
Pas luftës çuditërisht vetë media dhe klasa politike Kosovare ka luajtur me 
këtë thashetheme herë për ti bërë qejfin dikujt e herë për ta shpëlarë vetveten 
nga aferat e vazhdueshme të dështimit politik e ekonomik. Media, sidomos ajo e 
shkruar ka qenë gjithmonë nxitëse e këtij debati për një fenomen inekzistent. 
Kosova (e Shqipëria shumë herë më pak) jo që nuk ka një lëvizje fetare 
militante me karakter Islam por ballafaqohet me përpjekjen e mundimshme që të 
mbahet gjallë ai identitet i pakët fetar që është dhunuar në vazhdimësi nga 
propaganda një herë komuniste e pastaj protopatriotike. Rasti i imamit të 
dëbuar ku vendimin e merr Komuna e Skenderajt është
 një shembull i paprecedent për një vend të lirë e demokratik. Në vend që 
gjykatat të merreshin me vendime që janë domen ekskluziv i organeve të rendit, 
fallangat politike, fatkeqësisht me bashkëpunim të dhunshëm të disa çarqeve 
fetare kanë vendosur që ta dëbojnë një person fetar për të cilin nuk kanë dhënë 
asnjë argument të vetëm për ti mbështetur përrallat e tyre fetare. Nuk është 
për tu çuditur se ky person ishte imam dhe se punonte në mirëqenien e një 
popullate për të cilën politika as që e ka ditur se ekziston ndonjëherë. Dhe 
nuk është për tu çuditur se ky person midis tjerash punonte edhe në mbajtjen 
gjallë të identitetit Islam në vendin ku vepronte. Por është për tu çuditur se 
si organet komunale gjithandej Kosovës nuk kanë marrë asnjë iniciativë për të 
mbyllur qindra organizata Protestante të kulteve nga më të ndryshmet, të 
regjistruara e të paregjistruara, të cilat veprojnë
 në një mori fshatrash e qytetesh në Kosovë ku propagandohet literatura 
protestante e autorëve si Robert Murrey e Pat Robertson të cilët vetëm për të 
bërë një përkujtim patën marrë pjesë aktive në fushatën e Kishës Ortodokse 
Serbe kundër pavarësisë së Kosovës para disa vitesh. Çuditërisht askujt nuk i 
pengon as manipulimi i qartë i fëmijëve dhe shkollave nga organizatat e tilla! 
Natyrisht që jo sepse duhet të ishin myslimane për ti penguar dikujt. 

Rasti i dytë është fatkeqësisht burimi dhe lumi nga i cili del i pari. Ajo që 
tha Dom Anton Kçira nuk është një mendim i izoluar i tij i dalë në një situatë 
të izoluar. Politika Kosovare dhe media shqiptare e mbajnë të fshehtë opinionin 
e vërtetë të katolikëve shqiptarë për myslimanët shqiptarë, duke na ngopur me 
përralla fetare për tolerancë fetare. Numri më i madh i katolikëve shqiptarë, 
sidomos në Kosovë kurrë nuk kanë pasur tolerancë për bashkëkombësit e tyre 
myslimanë. Ata nuk janë pajtuar kurrë se nga një vend me shumicë 
katoliko-ortodokse lindi kombi i vetëm me shumicë myslimane në Evropë. 
Pesëdhjetë vite të tëra gjatë komunizmit kjo klikë kryqtare nuk la mënyrë pa u 
infiltruar në jetën kulturore, akademike e institucionale të Kosovës për të 
manipuluar me historinë, letërsinë e artin shqiptar duke dhunuar gjithçka 
myslimane që ekzistonte aty dhe duke e krijuar mentalitetin e
 katolikut shqiptar superior ndaj myslimanit inferior malok që është vetëm 
tranzicionalisht duke rrugëtuar kah feja e të parëve. Nëpërmjet historisë 
shqiptarët u mësuan se Islami u solli çdo të keqe dhe se e pranuan nën tehun e 
shpatës ndërsa nëpërmjet letërsisë u heshtën të gjitha arritjet letrare që 
Islami kishte ngulitur në artin tradicional. Ka ekzistuar një luftë perfide e 
organizuar mirë e cila e ka gdhendur deri në skaj kompleksin e inferioritetit 
tek myslimani shqiptar duke u mësuar se emrat Havë, Adem e Sylejman janë emra 
prapanikë ndërsa emrat Marie, Gjergj apo Gjon janë pikësynimi i një të ardhmeje 
të ndritur. Jo më kot pothuajse të gjithë hajnat, banditët, ballistat, 
kriminelët apo zuskat e letërsisë shqipe mbajnë emra Hasan, Hamdi, Bahtir, Azem 
e Selime. Këtë betejë të organizuar mirë e kanë asistuar deri në vdekje elitat 
katolike në Kosovë të cilat pas rënies së komunizmit kanë
 dalë haptas kundër identitetit të shqiptarit mysliman duke e sforcuar deri në 
prapësi mendësinë e kthimit në fenë e të parëve. Librat e historisë ende nuk 
janë ndërruar dhe janë plot me turq e me myslimanë që e tuhatin botën nën tehun 
e shpatës së përgjakur. Çfarëdo që të ketë qenë qëllimi fillestar tash dihet 
mirëfilli se ekziston një luftë e orkestruar mirë për ta shushatur çfarëdo 
krenarie për shkak të përkatësisë Islame të shqiptarëve. Paria katolike në 
Kosovë ka qenë gjithmonë në favor të kësaj politike. Jo më kot vetëm disa kohë 
më parë një ndër prijatarët e Kishës Katolike në Kosovë na deklaron se 
denbabaden as lirinë e fundit nuk do ta fitonim pa një grusht katolikësh 
shqiptarë të Kosovës të cilëve çuditërisht gjatë luftës as nuk iu dogjën 
shtëpitë e as kishat. As Ipeshkvia e Kishës Katolike të Kosovës nuk kish si të 
reagonte ndryshe ndaj helmit të Dom Anton
 Kçirës. Një deklaratë mjerane e cila tërthorazi me një neutralitet të pështirë 
i del në mbrojtje fjalimi patetik të priftit! Shumë njerëz nuk duan të besojnë 
se këto qëndrime janë qëndrime të cilat i përqafon shumica katolike në Kosovë. 
Mjafton një hulumtim i thjeshtë në internet për ta vërtetuar këtë. Forumi 
Katolik është një faqe me frekuentim mbarëshqiptar por kryesisht kosovar ku 
marrin pjesë struktura të ndryshme të popullatës katolike përfshirë priftërinj, 
studentë, nxënës, burra e gra. Në diskutimin rreth deklaratës së Anton Kçirës, 
pa përjashtim, pa përjashtim fare, as edhe një katolik shqiptar nuk është 
ngritur kundër deklaratës por në tërësi i kanë dalë në mbrojtje atij sado e 
pabesueshme që mund të duket kjo. Kaq sa i përket tolerancës fetare të 
katolikëve shqiptarë ndaj bashkëkombësve të tyre. 

Po të mos ishte pjekuria e masave dhe elitës myslimane shqiptare kjo situatë 
kaherë do të (duhej të!) dilte nga kontrolli. Por shuplaka e fundit do ti ketë 
goditur mirë këta të fundit të cilët si duket kanë filluar të tregojnë se për 
çfarëdo tolerance fetare duhet të ketë dy aktorë. Mbase është rasti i fundit që 
të theksohet fuqishëm kjo dhe të bëhet e ditur se nuk do të ketë në pafundësi 
durim ndaj dhunimit të identitetit fetar të shumicës së shqiptarëve. Pa këtë as 
toleranca më nuk ka kuptim, qoftë edhe si fjalë! 



* Autori është mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës 

 
  

__._,_.___
Reply to sender | Reply to group | Reply via web post | Start a New Topic 
Messages in this topic (1) 
Recent Activity:  
Visit Your Group 
 
Switch to: Text-Only, Daily Digest • Unsubscribe • Terms of Use
. 

__,_._,___ 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan