FUNDI I BOTËS A mos i është ofruar taksirati këtij populli? Pse vjen dënimi nga qielli? Pse tërmeti? - vijon nga java e kaluar - Që disa javë jemi duke folur për fundin e botës, për vdekjen. E, para dy ditësh, shumë shqiptarë, ndoshta edhe i gjithë populli, menduan vdekjen e filluan të bisedojnë rreth asaj se, a thua se mos u është ofruar "taksirati", vdekja! Njerëzit dolën në borë e në të ftoftë nga shtëpitë duke lënë çdo gjë brenda, vetëm e vetëm që ta shpëtojë veten. Edhe unë isha nga ata që shumë qartë e ndjeva dridhjen e tokës ngaqë isha duke lexuar në tefsir - shkenca të Kuranit. Edhe une mendova se mos i ka ardhur fundi këtij populli, mos po zbret hidhërimi i Allahut xh.sh. Zaten unë moti jam duke pritur ndonjë dënim nga i Madhi Allah, në veçanti ndonjë tërmet dhe shumë shpesh kamë bërë dua dhe bëj, bile edhe të tjerët i porosis të bëjnë dua që Allahu mos të na dënojë, ani pse ne meritojmë. E pasi ndjeva dridhjen, thash, paska ardhur çasti për dënim dhe fillova ta kujtoj Allahun e Madhëruar e ta lus Atë që mos të na dënojë për mëkatet e mëkatarëve. Fillova të them në vete: po ku janë tash ata njerëz të cilët për 24 orë rresht i bëjnë Allahut mëkat. Ku janë ata të cilët tallen me Allahun dhe me fenë e Tij?! Fillova t`i kujtoj disa nga ta edhe me emra, që këtu nuk ka nevojë t`i cek. Dhe mu kujtua fjala e Allahut: "Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë" (Enam:91), e fillova ta përsëris këtë ajet kuranor duke menduar në lartmadhërinë e Allahut dhe se si njerëzit vërtet nuk e njohin lartmadhërinë e Tij sa duhet dhe si duhet. Vërtet është për t`u çuditur se si ky popull në esencë e beson ekzistencën e Krijuesit dhe se Ai është i gjallë, sheh e dëgjon, e në anën tjetër vepron sikurse nuk beson fare, nuk lodhet se a është Ai Krijues i kënaqur me fjalët e veprat e tij! Vepron sikurse mos ta kishte parë e dëgjuar atë fare Zoti i tij, vepron dhe sillet ndaj Atij Krijuesi sikurse mos me qa koken fare për Të. Bile, nganjëherë them se shumë njerëz më shumë e respektojnë njëri-tjetrin, më shumë ia kanë hatrin njëri-tjetrit, më shumë i ruhen njëri-tjetrit sesa Allahut të Madhëruar! E shihni se, nëse dikush ta bën një të mirë, ti i thua faleminderit mundohesh t`ia kthesh atë të mirë, pastaj ka kujdes dhe ruhet secili prej nesh nga tjetri, turpërohet prej tij, ka frikë dikë, së paku dikush prej dikujt? Ndërsa kur është çështja e raporteve të tij me Krijuesin e Madh, ai as që qanë kokën bile, pinë ujë të Allahut dhe nuk falënderon Atë, hanë ushqim të Tij, ecën në tokën e Tij, thith ajër të Tij, rrezitet nga Dielli i Tij e kështu me radhë, jeton në të mirat dhe begatitë e Allahut, por, i përbuz ato të mira, nuk falënderon për to, ngrit kokën lart sikurse ai është zot, e jo Allahu. Mendon se ai i meriton të gjitha ato të mira, bile edhe më shumë. Në anën tjetër, përbuz dhe tallet me fenë e Allahut, i nënçmon miqtë e Allahut, i kundërshton dhe lufton sa të ketë fuqi ata të cilët mundohen ta përhapin fenë e Allahut, ata të cilët mundohen t`i lidhin njerëzit me Krijuesin e tyre. A e dinë ata se ndër mëkatet më të mëdha është ta luftosh dikë që mundohet ta mbrojë fenë e Allahut dhe t`i lidhë njerëzit me Allahun?! Të atillët meritojnë hidhërim nga Allahu, meritojnë t`i shkatërrojë. Thotë Pejgamberi a.s. ka thënë Allahu: "Ai i cili ma lufton një mik Timin, do t`i shpallë luftë". Të atillët janë ndër shkaqet e arsyet më të forta që të zbres denimi nga qielli - si tërmete etj., në veçanti kur të tjerët heshtin ndaj tyre, apo i përkrahin ata në atë luftë kundër qiellore. Vërtet këta njerëz "nuk e njohën Allahun sa duhet njohur", nuk e dinë me kë kanë punë, nuk e dinë se Ai i toleron, i afatizon, u jep hapësirë për t`u penduar e përmirësuar, mirëpo kur të vendosë t`i ndëshkojë, nuk i shpëton fare, siç ka ardhur në hadith të Pejgamberit a.s. "Vërtet Allahu e shtyn (i jep hapësirë) zullumqarit, por kur do ta ndëshkojë, ai nuk i shpëton fare". E di se ka njerëz të cilët thonë se tërmetet, ashtu si çdo gjë tjetër, nuk ka të bëjnë me Krijuesin e kësaj gjithësie, por janë rezultat i ndryshimeve të ndryshme të ligjeve të natyrës, që vetvetiu ndodhin pa ndërhyrjen e dikujt nga jashtë! Ata kemi thënë se quhën ateistë. Betohem në Allahun, se edhe ata kur t`i kapë frika e madhe e tërmetit apo ndonjë gjë tjetër, kanë për ta harruar ateizmin dhe kanë për t`u drejtuar tek Allahu si myslimani më i mirë, por atëherë u bëhet vonë. Andaj, ju lutem, mos i dëgjoni ata të marrë, ata të cilët kërkojnë me këmbëngulje të kthehemi në idetë marksiste, ku thoshte se feja është "opium", apo në evolucionin e Darvinit, ku mohon Krijuesin duke pretenduar se njeriu ka prejardhjen nga majmuni. Allahu na ruajt sa fjalë të ulëta janë ato, e sa nënçmim i madh është një ide e tillë për mbarë njerëzimin, të cilin e ka krujuar Allahu në formën më të mirë dhe e ka privilegjuar nga çdo krijesë tjetër. Kthehuni tek Allahu, o ju njerëz, para se të bëhet vonë, para se të na vijë ndonjë dënim i ngjashëm me atë të Haitit. E dënimi kur të vijë, ai nuk kthehet mbrapa, ai nuk zgjedh të fajshëm e të pafajshëm, plak a të ri, por i përfshin të gjithë. Allahu na ruajt nga dënimet e Tij, na e përmirësoftë gjendjen tonë, na udhëzoftë në rrugën që Ai e do për ne! Amin! Deri në javën e ardhshme, selam alejkum ve rahmetullah! Epoka e re - e premte 12 mars 2010 Dr.Shefqet Krasniqi Përgatiti: www.ferki-mirena.tk _________________________________________________________________ Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection. https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
-- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
