* » Dërguar më: 14/03/2010 - 12:11
“The Independent”* *

Papa Benedikti XVI duket se është përfshirë në një aferë, që vetëm sa po
thellon skandalin seksual që ka prekur
Kishën Katolike. Tashmë është bërë publik fakti se Papa ka miratuar
transferimin e një prifti që kishte detyruar një djalë 11-vjeçar të kishte
marrëdhënie seksuale me të. Ngjarja daton në vitet ’80, kur Papa Benedikti
XVI ishte i njohur si Jozef Ratzinger. Prifti, të cilit mediat gjermane i
referohen vetëm me shkurtesën H, iu nënshtrua terapisë, por gjashtë vjet më
vonë u dënua për abuzim me të miturit. Ai u dënua me 18 vite burg, por
aktualisht gazetat gjermane njoftojnë se ai vazhdon të punojë si prift në
Bavari. Në kohën e skandalit, Ratcinger ishte kardinal. Dioqeza e Mynihut,
ku ka ushtruar detyrën e priftit Ati i Shenjtë, ka deklaruar se vendimi për
transferimin e priftit ishte marrë nga Gerhard Gruber dhe jo nga Ratcinger.
Vetë Gruber, aktualisht 81-vjeçar, përmes një deklarate ka shprehur
keqardhjen e tij. Imzot Robert Zollith, aktualisht kleriku më i lartë i
kishës katolike në Gjermani, e ka informuar Papën për masat që po merr kisha
gjermane për të hetuar skandalin me abuzimet seksuale nga ana e
priftërinjve. “I tronditur thellë, shumë i interesuar dhe tepër i trishtuar,
Ati i Shenjtë mbajti shënim ato që i thashë. Dëshirojmë ta nxjerrim të
vërtetën në dritë”, - citon gazeta klerikun Zollih. Por, të premten Papa
është përballur me kërkesa nga politikanët gjermanë se ai personalisht duhet
t’u kërkojë falje viktimave të abuzimit nga njerëzit e kishës. Vatikani
është akuzuar në vazhdimësi se i ka mbrojtur priftërinjtë e akuzuar për
krime seksuale duke i transferuar ata në shtete të tjera. Nuk pritet ndonjë
koment i drejtpërdrejtë nga Papa, ndonëse në të kaluarën ai i ka dënuar akte
të tilla si një nga
“krimet më të rënda”. Vetëm në Gjermani ka pasur 200 raste të raportuara të
keqtrajtimeve seksuale në më shumë se 29 shkolla katolike, kolegje dhe
institucione të tjera arsimore që drejtohen nga Kisha. Në mesin e rasteve të
raportuara janë dhe ato që kanë të bëjnë me abuzimet në korin e famshëm të
djemve të Regensburgerit, që për 30 vjet është drejtuar nga Georg Ratzinger,
vëllai i Papës aktual. Këtë javë, imzot Ratzinger pranoi se djemtë e korit
edhe kishin marrë ndonjë shuplakë, por sipas tij, kjo ishte mënyrë për të
mbajtur disiplinën.
** Ai mohoi të kishte dijeni për ndonjë abuzim seksual. Incidentet me korin
raportohen në kohën kur Papa Benedikti XVI ishte ende duke shërbyer në
Gjermani.*

*http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=75009 *

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan