Pse te Pendoheni(2/4)
Nijeti i pendimit
Falënderimi i takon Zotit të botëve, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi më 
të nderuarin e të Dërguarve, Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e 
tij. Të nderuar besimtarë!Le të kujtojmë diçka të rëndësishme nga hytbeja e 
kaluar. Pse të pendohemi?  Kjo është pyetja që dëgjohet shpesh. Gruaja e 
zbuluar pyet: “Pse të pendohem?! Jam e bukur, pse të mbulohem?”I riu thotë: 
“Kënaqësinë e gjej tek cigarja, pse ta lë atë? Kënaqem kur shikoj televizor, si 
ta braktis atë? Unë nuk dua detyrime dhe përkufizime. Nuk pranoj të detyrohem 
me orarin e kohëve të namazit?! Vallë, a nuk duhet njeriu të bëjë atë që e bën 
të lumtur? Mua më lumturon ajo që ju e quani  mëkat (gjynah) dhe nuk e pranoj 
këtë emërtim. Atëherë, pse të pendohem? Për çfarë të pendohem?”Atëherë, me 
lejen e Allahut të Lartësuar, në këtë hytbe do të japim përgjigje duke u 
munduar të kuptojmë pesë çështje bazë, të cilat janë:
E para: (Duhet të pendohemi sepse) Pendimi na udhëzon në rrugën e drejtë
Allahu i Lartësuar thotë: “Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më 
adhurojnë.” (Dharijat, 56) Jo që të mëkatojnë. Jo që të luajnë. Jo që të 
ndjekin epshet. Jo vetëm që të shumohen. Assesi dhe kurrsesi! Por gjithsesi “që 
të Më adhurojnë”. Mëkatari nuk është adhurues. Atëherë, kur i themi ‘pendohu’, 
kjo nënkupton ‘kthehu tek vetvetja, tek ajo për të cilën je krijuar, sepse 
vetëm këtu ke dobi, mirësi, përfitim, leverdi, mirësi’. 
E dyta: (Duhet të pendohemi sepse) Tregojmë bindje dhe dëgjueshmëri ndaj 
urdhrit të Allahut
Allahu është Ai që thotë: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të 
penduar, që të arrini shpëtimin!”(Nur, 31)  “O ju, që keni besuar! Kthehuni tek 
Allahu me një pendim të sinqertë,” (Tahrim, 8) Kjo do të thotë besnikëri. Është 
urdhër nga Allahu, Sunduesi, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, Zotërues i gjithë 
pushtetit. Duhet t’i bindemi dhe t’i përulemi urdhrave të Tij. Pendohemi vetëm 
që ta adhurojmë, duke respektuar Zotëruesin.
E treta: (Duhet të pendohemi) Për të ikur nga padrejtësia drejt shpëtimit
Zoti ynë thotë: “Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës.” (Huxhurat, 11) 
Vëlla, ki parasysh se padrejtësia kulmore është largimi yt prej teubes, kështu 
ta kundërshtosh Zotin tënd, duke vazhduar me të kaluarën në epshe dhe shfrenim. 
E gjithë kjo është humbje për ty. Edhe një herë le të përsërisim fjalën e 
Allahut të Lartësuar: “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të 
penduar, që të arrini shpëtimin!”(Nur, 31) Ky ajet është ajet medinas. Allahu u 
drejtohet besimtarëve, krijesave më të zgjedhura, që të pendohen tek Ai, pasi 
ata kishin besuar dhe kishin duruar në rrugën e imanit.
E katërta: (Duhet të pendohemi) Për të kërkuar lumturinë
Shumë prej gabimtarëve jetojnë një lumturi iluzore, të zbehtë e të përkohshme. 
Në realitet, ajo nuk është lumturi. Po të shohësh një njeri që kërkon shije tek 
dheu ashtu si tek ushqimi dhe ëmbëlsirat, a nuk do të gjykosh se ka shqisa të 
sëmura? Ai që e ha dheun, kënaqet me të, ky është epshi i tij. Pa dyshim një 
gjë e shëmtuar, sëmundje që kërkon shërim. Ka njerëz që kënaqen me mëkatet. 
Kështu e ndiejnë ata. Jo, assesi, mëkati nuk është i lezetshëm! Jo se mëkatet 
janë të këndshme, por realiteti është se zemra është prishur. Allahu im, 
përmirësoji zemrat tona!Ky njeri ka nevojë për riparimin e zemrës. Ai i ngjan 
lëkurëregjësit, i cili e ndien erën e keqe brenda në punishte vetëm kur del 
prej saj.Ky mëkatar, pra, është si lëkurëpunuesi. Ne i themi atij: -Largohu nga 
mëkatet. Pendohu tek Allahu i Lartësuar, se atëherë do ta ndiesh të keqen që 
veproje!  Sa shumë gjynahqarë kanë thënë:“Sa i ndyrë isha! Sa i keq! Sa i 
humbur! Sa i pakujdesshëm isha!”  Tani ai e di dhe është i bindur, pasi e 
vërejti dhe u largua, pasi u pendua. Allahu im, pranoje pendimin e 
mëkatarëve!Është e rëndësishme të kujtojmë së bashku disa opinione të të 
penduarve. Ata janë shprehur kështu:-       Po qaj me mall për kohën e kaluar 
pa dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, për ditët e kaluara larg 
Allahut.-   Po, isha i vdekur, Allahu më ringjalli. Kjo është dhuratë prej 
Tij.-    U drejtohem motrave që e kanë harruar Allahun dhe janë zhytur në 
epshet e dynjasë, që t’i kthehen Allahut. Pasha Allahun, lumturia është në 
respektimin e Allahut! -    Kam dalë nga jeta e prishur dhe e shfrenuar në 
jetën e vetme ku ndjeva dhe përjetova sigurinë, qetësinë, stabilitetin.- Kam 
arritur me bindje të prerë në rezultatin se nuk ka përmirësim në tokë, nuk ka 
qetësi për njerëzimin, nuk ka rehati për njeriun, nuk ka ngritje, pastërti e 
bereqet vetëm se atëherë kur njerëzimi kthehet tek Allahu. -     Sot pyes 
vallë, si do ta kisha takuar Allahun po të mos më kishte udhëzuar Ai?!-        
Mendja filloi të mendojë, zemra të rrahë, gjymtyrët të thërrasin: “Vrite 
shejtanin, epshin!” Jeta filloi të ndryshojë, pamja ime të jetë ndryshe. 
Fillova të ecja drejt rrugës së mirësisë. Lus Allahun ta përmirësojë 
përfundimin tim!
Të rinjve muslimanë po u drejtohem me fjalët: Assesi nuk mund ta gjeni 
lumturinë në udhëtime, drogë, shfrenime! Atë mund ta shijoni vetëm në udhëzim, 
pendim, duke i shërbyer fesë së Allahut, duke urdhëruar në të mirë dhe ndalur 
nga e keqja. Miq të dashur!Çfarë keni kontribuar për Islamin? Ku janë gjurmët 
tuaja?
O rini, gjeneratë e tërë, Islamit ktheju,Ti shpirti i tij je dhe prej teje 
udhëhiqet.
Në të kaluarën Islamin e ngrite, Gjithashtu e ardhmja e lulëzuar do të jesh.
Rini e dashur! Kthehu tek Allahu. Ai gëzohet kur ti pendohesh, kurse ti do të 
jesh e lumtur.Vallë, kush është më i gëzuar, ai që ka në zemër femrat, 
pasurinë, makinat, vilat, shokët, shoqet ose të dashurën apo ai që thotë: 
“Allahu im, Zoti im, Krijuesi im, Furnizuesi im, Sunduesi im”?I lumtur është 
vetëm ai që respekton Allahun.
E pesta: (Duhet të pendohemi sepse) Kështu ikim nga dënimi, vetmia dhe izolimi
Zoti ynë na fton: “Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) 
Allahut...” (Dharijat, 50) Pa dyshim që ne me pendim ikim për tek Allahu duke u 
larguar nga epshi. Ikim nga mëkatet. Ikim prej gjynaheve. Ikim nga shejtani. 
Ikim nga shpirti i prirë për të keqe. Ikim nga dynjaja. Ikim nga epshet. Ikim 
nga pasuria. Ikim nga të gjitha këto drejt Sunduesit, në Dorën e të Cilit janë 
çelësat e thesareve të mëshirës, faljes, pendimit, mirësive.
Të nderur besimtarë! Gjithsesi duhet të pendohemi për të fituar notën më të 
lartë me këto standarde. Në përmbyllje të hytbes, edhe një herë le të 
rikujtojmë pesëshen e artë. Duhet të pendohemi sepse:1.       Pendimi na 
udhëzon në rrugën e drejtë;2.        Tregojmë bindje dhe dëgjueshmëri ndaj 
urdhrit të Allahut;3.     Ikim nga padrejtësia drejt shpëtimit;4. Kërkojmë 
lumturinë dhe5.        Ikim nga dënimi, vetmia dhe izolimi.
Allahu im! Na e lehtëso pendimin duke na udhëzuar në rrugën e drejtë, vetëm në 
rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi dhe jo në të atyre që kanë shkaktuar 
zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!
Vazhdon..
Ulvi FEJZULLAHU


Marre nga 
http://www.xhamia-bujanoc.com/sq/hydbet/38-hytbet/255-pse-te-pendohemi-.html
                                          
_________________________________________________________________
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan