----- Forwarded Message ----
From: Rasim Leka <[email protected]>
To: [email protected]; [email protected]
Sent: Mon, March 15, 2010 11:07:17 AM
Subject: [Feja_Jone] Mbyllja e Xhamisë së Marinës imazh i keq për Kosovën

  
Mbyllja e Xhamisë së Marinës imazh i keq për Kosovën ! - 
 
Mr.Qemaj Morina
 
Pamja e xhamisë së Marinës e rrethuar me shirit të policisë dhe dëbimi i imamit 
Kastriot Xhemal Duka, i përcjellur nga policia kosovare në anën tjetër të 
kufirit shqiptaro-shqiptar, ishte njëra prej temave më të përfolura dhe më të 
komentuara në mediet shqiptare, gjatë ditëve që kaluan. 

Këto masa rigoroze u ndërmorën ndaj Kastriot Dukës, një qytetar shqiptar nga 
Elbasani, edhe pse ai për dhjetë vite të plota kishte ushtrua veprimtarinë e 
tij fetare si hoxhë në fshatin Marinë, dhe atë humanitare si përfaqësues i 
Shoqatës “Rahma Mercy” me seli në Britani të Madhe. Në një vend demokratik ku 
respektohen të drejtat dhe liritë e të gjithë njerëzve, pa e marrë parasysh 
përkatësinë e tyre fetare, racore apo kombëtare. 

Iniciativa për mbylljen e xhamisë dhe dëbimin e hoxhës ishte ndërmarrë, pas 
shfaqjes në You Tube, të disa pamjeve, ku shiheshin disa përfaqësues të 
Shoqatës në fjalë, duke ua vënë shamitë disa vajzave të vogla. Ky akt, si duket 
e kishte prekur kryetaren e OJQ-së “Prehja” në Skenderaj, e cila ndërmori 
aksionin për tubimin e nënshkrimeve për mbylljen e xhamisë dhe dëbimin e hoxhës 
Kastriot Duka nga Drenica. Asambleja Komunale e Kuvendit të Skenderajt me një 
procedurë të shpejtë aprovoi vendimin për mbylljen e xhamisë dhe dëbimin e 
hoxhë Kastriot Dukës, duke mos çarë kokën për aspektin ligjor të statusit të 
tij, i cili kishte qëndrim legal në shtetin e Kosovës. 

Ajo që vlen të theksohet, se në llogari të hoxhës së Marinës, janë përfolur 
akuza të rënda, sikur në Kosovë të sundonte ligji, organet e hetuesisë dhe të 
drejtësisë, nuk do ta bënin dëbimin e tij, por duhet të lënin të ballafaqohej 
me drejtësinë, nëse do të vërtetoheshin akuzat, ai do të shkonte në vuajtjen e 
dënimit të merituar, sepse askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, pa e marr 
parasysh se kush është. Por, si duket e tërë kjo ishte inskenim për mbylljen e 
xhamisë dhe largimin e Kastriot Dukës nga Marina. 

Shumë dilema, lidhur me rastin e veprimtarisë së Kastriot Xhemal Dukës, hoxhës 
së Marinës i ka sqaruar në mënyrë tejet të sinqertë, drejtori i Shoqatës “Rahma 
Mercy”, Halid Paten, në një bisedë që zhvilloi në TV Klan Kosova. Nga biseda e 
tij kuptohej se modeli i përdorur në paraqitjen e Islamit në xhaminë e Marinës, 
është i njëjti model që përdorin organizatat e krishtera në propagandimin e 
fesë së tyre, qofshin ato protestante, katolike, apo ortodokse. Në kuadër të 
Kishës katolike vepron Caritasi, organizatë humanitare shumë e fuqishme, ashtu 
veprojnë organizatat e ndryshme protestante si dhe ato ortodokse. Aty, krahas 
predikimit fetar bëhet edhe risocilaizmi i shoqërisë. Këtë model e kam vërejtur 
në mënyrë shumë të theksuar, në Palestinë, ku kishat u ofrojnë besimtarëve 
ndihma prej më të ndryshme me qëllim të stimulimit, që ata të qëndrojnë në 
vendet e tyre. Priftërinjtë, përveç
 predikimeve fetare merren edhe me aktivitete, siç janë hapja e punëtorive për 
punësimin e tyre. 

Drejtori i Shoqatës, Halid Paten, në bisedën e tij në TV Klan Kosova, shprehu 
indinjatën e tij të thellë, për mbylljen e xhamisë së Marinës. Ai, tha se kjo 
ishte hera e 34 që ai po e vizitonte Kosovën. Xhamia e Marinës, ishte ngritur 
falë donacioneve që ai kishte siguruar, “duke shkuar shtëpi në shtëpi e dyqan 
në dyqan për të kërkuar ndihma nga donatorë të ndryshëm në Britani të Madhe, 
kurse kësaj radhe nuk më është lejuar jo hyrja në xhami për t’u falur, por as 
në oborrin e xhamisë, për shkak të shiritit që policia e Kosovës kishte qitur 
me shenjen ndalohet hyrja.”. 

Ky është një investim në Drenicën tonë të varfër, qoftë ai edhe në 
infrastrukturë fetare, në ndërtimin e xhamisë, dhe ndihmat dedikuar fëmijëve 
jetimë të Marinës, nga një Shoqatë si “Rahma Mercy”, kurse organet tona 
shtetërore nuk i lejojnë investitorit të hyjë në objektin e tij, që ai me 
mjetet e tij e ka ndërtuar. Athua a ka më mesazh të keq për Kosovën se ky?! 
Mbyllja e xhamisë së Marinës është një lajm ogurzi dhe shumë i keq për Kosovën. 
Ky akt do të reflektohet negativisht nga organizmat ndërkombëtare për mbrojtjen 
e të drejtave të njeriut, raportet UE, raporti i State Departamentit Amerikan 
për respektimin e të drejtave fetare, sepse ato matin me tjera kute e jo me 
kutet tona. 

Ky është një lajm shumë i dëmshëm edhe në raportet e Kosovës me vendet e botës 
arabe dhe islame prej të cilëve ne vazhdimisht kërkojmë ta njohin shtetin më të 
ri në botë. 
Ky është një akt flagrant i ndërhyrjes së shtetit laik në çështje të fesë. 
Nëse njerëzit e provincës nuk janë të aftë t’i peshojnë gjërat ashtu si duhet, 
atëherë është dashur që për gabime të këtilla të intervenojnë organet qendrore, 
sepse kështu po pëson Kosova si tërësi. Kosova nuk ka kohë për eksperimente. 

Mr. Qemaj Morina

__._,_.___
Reply to sender | Reply to group | Reply via web post | Start a New Topic 
Messages in this topic (1) 
Recent Activity:  
Visit Your Group 
To visit your group on the web, go to:
    http://groups.yahoo.com/group/Feja_Jone/
To change settings via email:
    [email protected] 
To unsubscribe from this group, send an email to:
    [email protected] 
 
Switch to: Text-Only, Daily Digest • Unsubscribe • Terms of Use
. 

__,_._,___ 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan