Ne dhe Vdekja
Dalja e shpirtit
Sa është e vështirë vdekja? Pse njerëzit nuk qajnë kur të japin shpirt? A ka
vdekje të lehtë?
- vijon nga java e kaluar-
Që dy-tre artikuj jemi duke folur për vdekjen. Në këtë artikull do të flasim
pak për mënyrën e vdekjes, për çastin e fundit të njeriut në këtë botë.
Të nderuar, ashtu siç e kemi pasur çastin e parë kur kemi ardhur në këtë botë,
ashtu do ta kemi edhe të fundit. Ai çast është shumë i rëndë. Sikur ta dinte
njeriu se çfarë vështirësish përjeton në atë çast të jetës, nuk do mund të
jetonte më i qetë, nuk do ta ndjente kënaqësinë e të mirave të kësaj bote.
"Vërtet vdekja paska vështirësi", ka thënë pejgamberi Muhamed (Paqja e Zotit
qoftë mbi të) në prag të vdekjes. Edhe ai që ishte njeriu më i devotshëm në
këtë planet ndjeu dhimbje në çastin e vdekjes. Po ku jemi ne, që jemi mbushur
me mëkate? Shumë herë dëgjojmë njerëz të cilët-kanë qenë të pranishëm duke
vdekur ndonjë i afërm i tyre dhepastaj na tregojnë se sa lehtë vdiq ai njeri:
nuk nxori zë, nuk lëvizi fare dhe kështu me radhë, e pastaj thonë: Inshallah
edhe unë vdes aq lehtë siç vdiq filani, a në realitet nuk e di se në çfarë
vështirësish ka qenë ai njeri, nuk e di se çfarë dhimbje të mëdhaka pasur ai
njeri, nuk e di se heshtja dhe moslëvizja e tij nuk kanë qenë rezultat i
vdekjes së lehtë, por rezultat i pamundësisë për ta shprehur atë mund të cilin
është duke e përjetuar. Aq dhimbje të mëdha përjeton njeriu gjatë vdekjes saqë
është e pamundur të ketë fuqi të qajë apo të bërtasë, sepse ai tashmë nuk ka
forcë për të folur, as për të qarë. Ai është në siklet të madh, në vështirësi
të mëdha.
Transmetohet prej shokut të Pejgamberit (Paqja e Zotit qoftë mbi të!), i
quajtur Amër Bin As (Zoti qoft i kënaqur me të!): Çudi puna e atij që i ka
ardhur vdekja, pse nuk na e përshkruan se si po e ndjen atë?! Dhe kur i erdhi
atij vdekja, djali i tij poi thotë: Na trego tash, ti, o baba, se si po e ndjen
vdekjen. Na përshkruaj atë: Amëri po i thotë: O bir, vdekja qenka më e vështirë
sesa që mund që mund ta përshkruash. Por, po mundohem të them diçka për të: Po
e ndjej vetën sikur disa disa kodra të mëdha më kanë hipur në qafë dhe sikur në
trupin tim më janë futur gjemba. Sikurse shpirti po më del prej birës së
gjilpërës.
Po vëllezër, ka të drejtë Amëri, ngase dalja e shpirtit nga trupi pa pikë
dyshimi është çasti më i rëndë gjatë jetës së njeriut. Për atë çast kanë folur
të gjithë pejgamberët dhe librat e shnjtë. Për atë çast duhet mësë shumti të
punohet. Eh, more vëllai im, kujtoje vdekjen bashk me mua! Imagjino vetën nga
shtrati i butë në varr të fortë. Imagjino kur sytë do të zbardhën, goja të
mbetet e hapur, trupi të shtangohet, të afërmit qajnë e bërtasin, burrat të
marrin e të çojnë për t`u pastruar, e ta veshin qefinin, të bartin deri në
varr, ku tashmë ai është shtëpia jote e re, shtrati yt është dheu, mbulesa janë
drrasat e, më vonë, dheu, shoqëruesit t`u krimbat dhe insektet tjera. Pa më
thuaj, ku mbeti pasuria për të cilën me dekada ke punuar. Ku mbetën gruaja e
fëmija, ku mbetën miqtë e shoqëria? Kush është me ty pos veprave tua, për të
cilat ke për t`u pyetur që në çastin e parë kur të mbulohesh me dhe. Tashmë për
ty kaloi dynjaja, erdhi ahireti. Ah sa shpejt po kalon kjo jetë, dhe shpejt po
vjen vdekja.
Njerëzit më herët kanë jetuar shumë gjatë, nga 600-700 vjet, bile disa edhe më
shumë, ndërsa sot nga 60-70, bile edhe më pak. Për çdo ditë po shohim letra të
vendosura në shtylla betoni e druri e nëpër mure si lajmërim për njerëzit e
vdekur. Shumica e tyre janë të 50-tave.
Po të nderuar, vdekja është shumë afër. I thash një mikut tim 50-vjeçar:
Vdekjen e ke shumë afër. Një tjetër bashkëbisedues kërceu dhe tha: Mos e
frikëso njeriun, se i ri është. Unë i thash: Për vdekje nuk ka të ri apo të
vjetër, vdekja nuk njeh moshë. Ajo ka mundësi për çdo çast të na vijë. Dhe na
vjen vetëm njëherë. Nuk ndodh të vijë dy herë. Prandaj shfrytëzoje këtë jetë sa
ta kesh në dorë për të punuar vepra të mira, për të marrë diçka me vete,
përndryshe, vepro si të duash, sillu si të duash por, dije, çka të bësh për
vete e ke, atë do ta gjesh. O mirë, o keq, zgjidh, sa ka mundësi për të
zgjedhur, se dikur të bëhet vonë.
Transmetohet nga një njeri i sinqertë, Jezid Rukashi, se i thoshte vetës: I
mjeri ti o Jezid, pa më thuaj, kush falet në vendin tënd pas vdekjes tënde,
kush agjëron për ty pas vdekjes tënde, kush punon për ty që Zoti të jetë i
kënaqur me ty pas vdekjes tënde, dhe fillonte të qante?!
Po të nderuar vëllezër dhe motra, të gjithë do të vdesim, por asnjëherë nuk do
ta kemi të njëjten gjendje pas vdekjes, ashtu siç nuk jemi të njëjtë në këtë
botë. I lumi ai i cili punon në këtë botë për botën tjetër, i lumi ai që
përgatitet për vdekje dhe pas vdekjes. Kujtoje vdekjen sa më shpesh ngase keni
dobi prej saj. Allahu na e lehtësoftë dhënien e shpirtit, natën e varritdhe
jetën në varreza! Amin! Deri javën e ardhshme, selam alejkum ve rahmetullah!
Epoka e re - e premte 19 mars 2010
Dr.Shefqet Krasniqi
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with Microsoft’s powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
To unsubscribe from this group, send email to
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words
"REMOVE ME" as the subject.