*Të bësh mirë*

*Hamdi Nuhiju*



Ndoshta ditët do të numërohen nga mbrapa e të na kthejnë vetëdijen dhe
hapësirën e jetesës në to. Por, ato nuk mund të largohen nga pragu i zemrës
dhe ndjenjave. Aty gjendet edhe dashuria e cila mbështjell pa fjalë të
gjithë. Të mbështjell edhe ty që e mendon veten shumë larg mëshirës së
Mëshiruesit. Nuk ka dashuri që nuk ngroh e që nuk nxitë njeriun drejtë
ekstazës së mirësisë.

Njeriu përballë vullnetit ndoshta edhe irritohet. Vullneti shpeshherë luan
rolin e njerkës për të, e asesi të nënës së përvuajtur dhe të kujdesshme
edhe për nuancat më të thjeshta të elegancës së jetësisë. Ai edhe mund të
ikë, të kërkoj strehë tjetërkund! Diku jashtë jetës së ndjenjave dhe
sjelljes, gjen prehjen dhe rehatinë. Shpirti i tij i trazuar në kërkim të
fateve është shndërruar në fat. Dikush mund ta quaj hipokrizi ngaqë po
kërkon që të largohet nga lëkura e ndjenjave të tij. Mund të flasë ditë e
natë për urtësinë e butësinë, por nuk ia arrin dot që të përvetësoj vetëm
edhe një zemër.

Ai ndahet nga njeriu për shkak se dallon në koncept. Koncepti i tij është
shndërruar në ves dhe nga vesi kalon në histeri. Rruga e tejzgjatur e
ndjenjave është rrugë që kërkon shumë njerëz për t`i sakrifikuar. Sakrificë
më të madhe sesa ndjenjat nuk ka, por ama në të gjendet edhe ëmbëlsia e
jetës. Pa të nuk jetohet dot.

Dikur njerëzit mendonin se jeta përballë egërsive dhe mendjeve të çoroditura
mund të transformohet në kiç. Ata u larguan aq larg konceptit të ‘fitres’
natyrshmërisë saqë nga vesi kaluan në çorodi. Kishin arritur që të
martoheshin ndërmjet veti burrë me burrë. I bënin presion Lutit a.s. ngaqë
ai i ftonte në natyrshmëri. Kështu që mos u frikëso o vëlla kur edhe ti
gjendesh përballë një presioni të tillë. Gjeneratat përsëriten, njerëzit
ndërrojnë, por ligjet ngelin të njëjta. Gjithmonë do të ketë njerëz që do të
tentojnë ta prishin natyrshmërinë dhe të tjerë që do të thërrasin në
natyrshmëri. Varet prej teje se ku do të pozicionohesh. Në grupin e njerëzve
me natyrshmëri të prishur, ose në grupin e tyre që thërrasin njerëzimin në
përmbajtje nga çoroditja dhe kontrollim të epsheve tona.

Të bësh mirë është një prej virtyteve të larta që karakterizon njerëzit e
mëdhenj. Ata të çoroditurit nuk arrijnë dot gjatë tërë jetës së tyre të
kuptojnë esencën e bërjes mirë. D.m.th. jetojnë për vete dhe për egot e
tyre, e aspak nuk mërziten për të tjerët dhe për hallexhinjtë. Dikush punon
për të jetuar, e të tjerët jetojnë për të punuar. Kështu tingëllon një pjesë
e një kënge!

Njerëzit janë të ndryshëm, por mirësia është ajo që gjithmonë i gjendet
atyre në momentet e duhura. Ajo gjendet në këtë botë, por edhe në botën e më
pastajme në ditën kur do të japim llogari para Allahut të Plotfuqishëm.

Për mirësinë Zoti paguan shumëfishin e saj në ahiret, por edhe në mënyra të
ndryshme edhe në këtë botë.

Ai i përshkruan mirëbërësit në Kur`an:” Të kënaqur se kanë shtënë në dorë
atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës.” (
Dharijat:16)

Një ajet para këtij, këto njerëz përshkruhen si të devotshëm që do të
gjenden në kopshte dhe burime. Pas një jete të rëndë plotë sprova e sfida,
ata arritën që ti përballojnë të gjitha atyre sprovave dhe të arrijnë që të
ruajnë natyrshmërinë e tyre e në këtë mënyrë të fitojnë në ahiret shpërblime
të mëdha. Ajeti pasues është shumë i qartë, dmth në dunja këto njerëz ishin
mirëbërës. Mos harro o vëlla e motër këtë premtim dhe rrëfim të Zotit në
Kur`an, ngaqë të dedikohet ty dhe mua. Mos lësho asnjë shansë për të bërë
mirë. Mos prit asnjëherë nga të tjerët që të bëjnë mirë ty, por edhe ti mos
lësho asnjë rast pa bërë mirë. Ngaqë përmes mirësisë ne fitojmë në këtë
botë, po edhe në botën tjetër. Arma më e fuqishme e besimtarit përballë
ushtrisë së djallit të mallkuar është mirësia e bërë vetëm për hir të
Allahut të Plotfuqishëm.

Poeti i zemrave dhe shpirtrave Saadiu e porositë djalin e tij:” Biri im, bëj
mirë! Se kafshët e egra gjuhen me kurthe, kurse zemra e njeriut fitohet me
të mirë”.

Ah sa ka nevojë në ditët e sotshme për zemrat e njerëzve. Ne duhet ti
pushtojmë ato përmes mirësisë dhe jo ti largojmë ose ti bëjmë çerdhe të
djajve të ndryshëm përmes egove e epsheve tona.

Njeriu duhet të çlirohet nga mendimet e tij të ngurta e meskine dhe të hapet
në horizontet që paraqesin mirësinë. Mirësia troket qiej mbi qiej deri në
Arshin e Allahut dhe kërkon që edhe nga melaiket në qiej të bëjnë dua e të
luten për ty.

Mirësia nuk përshkruhet me fjalë. Por ajo jetohet me zemrat e miliarda
njerëzve në rruzullin tokësor. Allahu na bëftë banor të zemrave të njerëzve
përmes mirësisë sonë, dhe jo djaj të tyre përmes djallëzive tona.

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe from this group, send email to 
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words 
"REMOVE ME" as the subject.

Antwoord per e-mail aan