Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: "(O, besimtarë!) Më kujtoni Mua (me
lutje e adhurime), që t'ju kujtoj ju (me shpërblime); më falenderoni
vetëm Mua e mos më mohoni." (Kur'ani: 1.152)

Që të na pranohen lutjet nëse Allahu dëshironë është mirë të i
zbatojmë këto udhëzime:

1.Të marrim avdes, para se të bëjmë lutje.
2.Të drejtohemi nga Kiblja (Qabja).
3.Të ngremë duart drejt qiellit, duke afruar shuplakat me njëra-
tjetrën, afër fytyrës.
4.Të kryejmë ndonjë vepër të mirë, para se të bëjmë lutje (të japim
sadaka, të falim namaz etj.).
5.Ta fillojmë e ta mbyllim lutjen, duke falenderuar Allahun për
mirësitë që na ka dhënë.
Të bëjmë lutje dhe salavate për Pejgamberin, Muhamedin (salall-llahu
alejhi ue selem!)
6. T’i lutemi Allahut të Lartësuar, duke përmendur emrat dhe cilësitë
e Tij.
7. Të pendohemi çiltërisht për gabimet e gjynahet që kemi bërë.
8. Të bëjmë lutje të çiltra dhe jo të bëjmë lutje kalimtare.
9. Të zgjedhim kohën më të përshtatshme për lutje.
10. Të përzgjedhim lutje të goditura për çfarë duam t'i lutemi
Allahut.
11. Të tregojmë edukatë, përpikëri e përkushtim në lutje, gjithnjë, me
ndjenjën e frikës nga Allahu i Madhëruar.
12.Ta ndiejmë shpirtërisht atë që e themi e që e kërkojmë nga Allahu i
Madhëruar.
13.Të largohemi nga harami.
14.Të mos bëjmë lutje për gjëra të ndaluara, për të ngatërruar të
tjerët.
15. Të mos nxitohemi për përgjigjen e lutjes, e të themi "i bëra lutje
Allahut e nuk m'u përgjigj," por të presim që lutja jonë të pranohet,
kur ta caktojë Allahu, sepse Ai nuk lejon të bëhet diçka që nuk është
në vendin dhe në kohën e caktuar.
16. Të mos i lutemi askujt tjetër e asgjëje tjetër përveç Allahut;
kurrë të mos themi: "O Allah! Për hatër të filanit, më bëj të mundur
të më plotësohet kjo a ajo lutje."
17. T’a bëjmë lutjen me zë mesatar.
18.T'’ia paraqesim Allahut të Madhëruar dobësinë tonë shpirtërore,
morale e fizike, t'i ankohemi Atij për çdo gjë, duke i kërkuar të na
ndihmojë.

Kohët më të përshtatshme për të e lutur Allahun e madhëruar:

Ndër kohët më të përshtatshme, sipas këshillave të Pejgamberit (salall-
llahu alejhi ue selem), janë:
1.Dita e Arafatit, që është gjithmonë një ditë para Bajramit të
Ramazanit.
2.Nata e Kadrit, që është midis dhjetë-ditëshit të fundit të muajit të
madhëruar të Ramazanit.
3. Pjesa e fundit e natës dhe mbrëmja.
4.Koha midis ezanit dhe ikametit.
5.Dita e xhuma.
6.Kur jemi duke bërë sexhde.
7.Kur jemi në udhëtim e sipër.
8.Kur bie shi, etj.

Këto janë disa kohë që i ka përmendur Pejgamberi (salall-llahu alejhi
ue selem). Por kryesore është që besimtari t'i drejtohet Allahut me
lutje, kudo që të jetë, sepse Ai kërkon nga ne që të trokasim në derën
e Tij kudo e kurdo, madje, Ai kënaqet nga një veprim i tillë. Në
ajetin e gjashtëdhjetë të sures "Gafir" Allahu thotë:
"...Lutmuni vetëm mua, që t'ju përgjigjem ... "
Allahu është Një

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe from this group, send email to 
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words 
"REMOVE ME" as the subject.

Antwoord per e-mail aan