*“Një brez gomarësh”*

* *

*Pse të rinjtë tanë nuk protestojnë kur ju “bombardohen” universitetet nga
politika?  Kush na bëri impotent të reagojmë ndaj censurimit të përdorimit
të gjuhës tonë? Kur do të ndalojnë universitet duke prodhuar kuantitet? A është
koha të frenohet dhe të shtrëngohet arsimi? Kush po prodhon “brez gomarësh”
tek shqiptarët?*

*Nga  Fatmire Hasani*

“Një brez gomarësh” kështu i quajtën italianët para disa viteve të rinjtë e
tyre në një  revistë të njohur të vendit “L’Espresso”- një hulumtim  i
hollësishëm rreth të rinjve të cilët mësojnë pak, lexojnë shumë pak, janë të
prirur mbas qefeve, videolojrave dhe programeve argëtuese televizive që nuk
ndikojnë në ngritjen e vetëdijes dhe formësimin e personalitetit të tyre.
Italianët kësaj gjendje alarmante nuk ju përgjigjën me duarkryq, por
organizuan debate televizive, projekte të ndryshme që propagandojnë vlera
dhe që nxisin dëshirën për  dituri dhe kulturë. Për italianët kjo ishte
alarmante sepse kërcnohej ardhmëria e kombit, sepse  pikërisht rinia është
ajo  e cila  duhet  të protestoj kur politika merr vendime jo të
përshtatshme, ata nesër do të duhet të udhëheqin me shoqërinë dhe  nuk duhet
lënë që situata të marrë tatpjetën.  Ama ajo është Italia dhe ata janë
italianët, kështu do të përgjigjemi ne nëse dikush na akuzon se pse rinia
jonë nuk vetëdijesohet  për problemet që e rrethojnë deri sa  arsimohet pa
frena apo intenzivishtë.

Pse të rinjtë tanë  kurrë nuk protestojnë sikur studentët në Francë kur
ndërruan ligjin për punësime me kontrata, sërish do të themi ata janë
francez edhe ajo është Franca. Ne nuk guxojmë të dalim të protestojmë para
qeverisë dhe kundër të zgjedhurve tanë, sepse ata edhe pse na nënçmojnë, na
maltretojnë e torturojnë psiqikisht ne prapë nuk vetëdijesohemi. Përkundër
italianëve  që ndërmarrin masa për ta vetëdijesuar rinin dhe francezëve që
ia kanë frikën, tek ne ndodh e kundërta. Tek ne politika e ka vegël rinin, e
çon nga të dojë, e deh, e hipnotizon, ja nënçmon emrin prej studenti që ka,
duke e detyruar t’i mbush kutit në zgjedhje. Janë të detyruar sepse aty
është shpëtimi, aty është ardhmëria e rinis sonë. Politika ja njollos emrin
prej studenti dhe i bënë të pa interesuar për studimet. Rinia dhe studentët
tanë janë të ndarë në dysh, pra në dy parti. Ata më shumë diskutojnë për
politikë ditore se sa për studimet që bëjnë, sepse politika i ka bërë
impotent rreth shkencës dhe  i ka  futur në këtë kurth:” më mblidh vota dhe
do shohim për ndonjë vend  punë në administratë”. Mëkati më i madh që mund
të ja bësh një populli është të ja bësh impotent rinin ndaj mësimit dhe
studimeve. Të ja izolosh trurin  dhe  të mos e lejosh të veproj, të studioj,
të hulumtoj që nesër të  bëjnë gara të dijes në mes vete.  Politika ja ka
imponuar  dhe i ka deh me mendimin  se nuk ka rëndësi kush është më i mirë
për të konkurruar në tregun e  punës, por më i miri është  i miri i partisë.
Mjafton të kesh librezë partie. Kësaj i thonë  bllokim dhe helmim i trurit
që mund të ja bëjë  një lider kombit të tij. Pse të rinjtë tanë nuk
protestojnë kur ju “bombardohen” universitetet nga politika?  Kush i ka bërë
impotent të reagojnë ndaj censurimit të përdorimit të gjuhës së tyre?  Nuk
është krenari nëse oponenti yt politik që qeverisë “me ty”  jep shifra se sa
është rritur numri i atyre me shkollim të lartë, sepse ai indirekt po ta
imponon të nxjerrësh kuantitet. Që kemi nevojë për kuadër është politikë e
përllogaritur keq duke parë gjendjen me të cilën po përballemi. Mënyrën si
po diplomojnë të rinjtë tanë nuk mund ta  mohoj askush se  janë duke shkuar
si trenat ”Express”. Jemi duke nxjerr kuantitet. Që kemi ndërtuar dy
universitetet politike kjo nuk diskutohet, vetëm ata që kanë lesh ne vesh
dhe që ju ka tharë truri nuk e kupton këtë gjë. Hedhja e kapelave çdo
qershor e korrik në dy universitetet tona është punë krye e këput të luash  me
emocionet e prindërve të atyre studentëve dhe të mashtrosh  opinionin e
atyre që nuk janë të formuar sa duhet, ama  qytetarët dhe  profesorët
maqedon nuk mund t’i mashtrosh dhe të ja hedhësh sikur popullit tënd. Ditë
më parë në  të përditshmen “Koha”(12 mars 2010) profesor Lubomir Fërçkovski
deklaroi: “ Vë bast se studentët e mi shqiptarë në Fakultetin e Drejtësisë
në Shkup, janë shumë më të mirë  se gjithë studentët e fakultetit të njëjtë
në Tetovë. Është krim puna e profesorëve shqiptarë për të dhënë diploma, me
qëllim të ndryshimit të numrave të njerëzve me fakultete”.

Me këtë, ai na e bënë me dije që ti për mua nuk vlen dhe për atë nuk  mund
të konkurrosh me mua në treg.  Dhe pikërisht për këtë të pranoj në punë dhe
nuk  të dua afër. Rrogën mund ta marrësh por duhet të rrish në shtëpi,
sërish nuk vlen për mua se nuk din të menaxhosh me punët  dhe se  dyshoj në
diplomën tënde. Turpi i botës, harrova se neve moti na ka humb turpi për
këto gjëra. Për këtë deklaratë  fyese nuk reaguan as studentët as ata që  i
thonë vetes profesor,  në heshtje  pranuan se “po ne jemi duke e bërë atë,
jemi duke rritur numrin e njerëzve me fakultete”.  Profesorët tanë
universitar assesi nuk mund të shtiren se kinse se dëgjuan dhe nuk ju bëri
përshtypje deklarata e tij. Por shtrohet pyetja se ku ta marrësh guximin dhe
kapacitetin për ta kundërshtuar kur dyshon në vetvete dhe ne vlerat tua,
sepse ato me të vërtet janë të diskutueshme që herë pas herë njerëz të tillë
si profesor Fërçkovski të bënë të ndihesh pak si ngushtë  me  vetveten. Ai
ju quan kriminel dhe ju nuk nxjerrni zë! A jeni kriminel për punën prej
mësimdhënësi që po bëni?

 Vlerat, vlerat, vlerat janë në pyetje këtu…sepse këto tek ne nuk kanë
rëndësi.

Është koha të frenohet dhe të shtrëngohet arsimi, besoj që u realizua
politika për kuadër, tani kemi nevojë për  mësim dhe kualitet dhe jo për
tituj partiak. Sepse me të vërtetë do jemi  breza të tërë gomarësh. Ne duhet
të protestojmë, të ngremë zërin sepse ne jemi promotor të ndryshimeve. Nuk
duhet të lejojmë që libreza e partisë të jetë me e rëndësishme se diploma
universitare. Nuk duhet lejuar të  na josh modeli i një politikani, sepse
ata janë modele të kqinj që pasurohen brenda natës dhe bëhen ministra pa
lexuar as një libër. Sepse ata sërish të varfër do mbesin në tru dhe të
zbrazët para vetes. Modele gomarësh nuk na duhen më, se po e pësojmë keq.

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe from this group, send email to 
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words 
"REMOVE ME" as the subject.

Antwoord per e-mail aan