Reagim per shkrimin
tendencioz te Xhevat Bislimit me titull ``Ne Kosove edhe shamia arabe 
mund te
jete mbi shkollen dhe mbi ligjin`` botuar ne te perditshmen Kosova Sot 
me daten
19.3.2010



Organizata 
Joqeveritare



Forumi i të Rinjve Muslimanë

Prishtinë

 



REAGIM



STOP! Islamofobisë së Xhevat Bislimit 



Forumi i të Rinjve 
Muslimanë ndjehet i shqetësuar ndaj disa veprimeve të
 fundit të disa individëve që mundohen të njëllosin vlerat fetare Islame
 në Kosovë. Rasti i fundit është ai i Xhevat Bislimit i cili doli në 
opinion me qëndrimet e tija fobiste.


Siç duket Xhevat Bislimit i ka hyrë frika në palcë për shkak të 
ngjalljes së fesë pas rënies së ideologjisë së tij komunizmit dhe 
mundohet që fesë t`i vë lloj-lloj etiketash .



Deshe ti apo jo realiteti tregon se zhvillimet në vendin tonë nuk 
shkojnë më sipas ideologjisë tënde. Ka kaluar ajo kohë kur vendoste 
partia.



Për të shkruar shkrimin tëndë të ka ``ngacmuar`` prononcimi i Avokatit 
të Popullit, Sami Kurteshi, i cili sipas teje pa u hamendur dhe pa 
menduar fare paska thënë se ``Dikush është mbi ligjin``. Po ti a nuk 
sheh veten se jo që je mbi ligjin por ti je vet ligji dhe se kjo vinte 
në shprehje vetëm nën sistemin komunist.



Për qudi edhe gjykatësi në Gjilan zotëri Ymer Huruglica pa menduar fare 
vendosi në favor të nxënëses me shami, sa interesante! Po me çfarë mendë
 punoni ju zotni Xhevati!? Ju mendoni se avokatët dhe gjykatësit duhet 
të gjykojnë sikur ju, sipas mendjes e pa shikuar ligjin? Absurde.



Unë besoj se ju kurrë s`keni pasur në dorë ndonjëherë kushtetutën për ta
 lexuar. Poashtu kam bindjen se as nuk keni haber për konventat 
ndërkombëtare dhe ligjet ndërkombëtare në fuqi për liritë dhe të drejtat
 e njeriut. Por s`keni faj ju por ideologjia e vdekur komuniste të cilën
 ju ende e pasoni.



Sipas teje`` Kosova është e tejngopur me xhami e me kisha``. Kështu 
mendonte edhe sistemi monist në Shqipëri në krye me Enverin ku për pasoj
 u shkatërruan me qindra e qindra xhami dhe kisha. Këtë politikë ndoqi 
edhe sistemi millosheviçian ku në luftën e fundit në Kosovë shkatërroi 
qindra xhami. Këtë dëshironi edhe ju në Kosovë? Besimtarët muslimanë 
ende kryejnë adhurimet fetare jashtë objekteve fetare për shkak të 
mungesës së xhamive , sidomos në qytete. Pikërisht në Kosovë ka mungesë 
të lirisë së ushtrimit të fesë .



Shkolla na qenka laike dhe se feja e ndarë nga shteti. Çdo të thuash me 
këtë , se nxënësit kur shkojnë në shkollë , te dera e shkollës duhet të 
deklarohen se besimin e tyre apo fenë e tyre e kanë lënë te shtëpia dhe 
se mund të hyjnë në shkollë? Ku po u dashka që besimtarët të ushtrojnë 
të lire besimin e tyre? Sipas cilit sistem logjikoni ju?



A mos ju ka ardhur pështirë kur Shqipëria me ligj të veçantë lejoi 
përdorimin e Shamisë në institucione shtetërore e edhe në shkolla.? Me 
siguri. Por Shqipëria më së miri e di se çfar ka përjetuar nga sistemi 
monist e totalitar.



Ezanin, që lajmëron fillimin e adhurimit në islam e quan primitivizëm? 
Po si nuk të vjen turp. Të quash një komunitet të tërë besimtarësh 
primitivë është turp e përtej turpi. Injoranca është edhe më e madhe kur
 dihet se pushteti i cili të mban ty është i zgjedhur pikërisht nga po 
këta njerëz `` primitivë`` që i quan ti. Në emer të të cilit popull 
flet? Të popullit të Vitisë asesi jo. Sepse edhe nuk je zgjedhur prej 
tyre për të qenë në postin e pamerituar që mbanë. Juve në zgjedhjet e 
vitit 2009 populli nuk u besoi votën e tij dhe nuk arritët të merrni ato
 pak vota që nevojiteshin për të qenë deputet i kuvendit komunal. Kështu
 ju gjykoi populli sepse nuk është hera e parë që ju veproni në këso 
mënyre. Dhe mos u thirrni në patriotizëm e kombtarizëm se populli nuk i 
han këto fjalë. Para se të shkruash këtofjalë ofenduese e nënqmuese 
është dashur të kesh parasysh se populli i Vitisë janë besimtarë.



Nuk është hera e parë kur ju jeni mbi ligjin. Por kur mbi ligjin qëndron
 politika , atëherë ju ende jeni trim.



Kosova nuk është vendi i parë në botë me sistem sekularë. Të gjitha 
vendet demokratike janë sekulare por nuk e kanë këtë problem që ke 
krijuar ti edhepse muslimanët në disa nga ato vende janë 1 %.



Sikur të ishit ju në Amerikë me këto qëndrime me kohë do t`ishe i 
pushuar . Për ju të gjithë janë gabim, edhe Gjykata edhe Avokati I 
popullit edhe mediumet e ndryshme, e kush jo tjetër.



Është qudi me ju kur në shkrimin tuaj nënqmoni dhe quani primitivë 
gjithçka që është fetare qoftë katolike a islame e më poshtë në po të 
njëjtin shkrim u tregoni besimtarëve se cili është vullneti i Zotit në 
tokë. Besimtarët muslimanë dhe të krishterë i kanë prijësit e tyre 
fetarë të cilë ua spjegojnë fenë atyre dhe për këtë janë kompetentë.



Ne përshëndesim gjykatën në Gjilan e cila shihet se nuk është e ndikuar 
politikisht në këtë rast si dhe të nderuarin Avokatin e Popullit, të 
cilët nuk kanë gjykuar me hamendje. Avokati i Popullit edhe këtë herë ka
 reaguar me drejtësi sikur para dy viteve më herët. Arsyeja është një 
dhe e vetme: Në Kosovë punohet me ligjin e njëjtë dhe nuk mund të ketë 
ligje te kundërta për të njëjtën qeshtje.



Ju duhet të largoheni menjëherë nga detyra e juaj si nënkryetar i 
komunës së Vitisë përderisa keni fyer dhe sharë popullin, shërbëtor i të
 cilit edhe jeni. Hape televizorin, kyqu në internet dhe pyet të tjerët 
se si jeton bota, e zhblloko mendjen nga katrahura komuniste, sepse 
besimtarët do të vazhdojnë kryerjen e riteve fetare deri në frymën e 
fundit.



Nëse nuk mund të shohësh besimtarët e feve në Kosovë derisa ata kryejnë 
adhurimet e tyre ndaj Zotit të Madhëruar , atëherë ju bëjmë me dije se 
kanë mbetur edhe pak vende si Kina, Korea Veriore etj. që ende kanë 
ideologjinë tënde dhe me siguri mund të jetosh i lire sipas ideologjisë 
tënde.



Për fund ju këshillojmë që t`i bëni një format vetvetës për shkak të 
versionit të vjetëruar komunist e me shumë virusa dhe të instaloni 
versionin DEMOKRATIK. Formatizimi gratis.



Forumi i të Rinjve Muslimanë



Prishtinë, 22.3.2010
                




Botuar edhe ne: http://www.newmedia-ks.com
 
Si dhe ne Gazeten Kosova Sot  24.03.2010




Forumi i të Rinjve Muslimanë 
në
Kosovë është organizatë joqeveritare e regjistruar ne Ministrinë e 
Shërbimeve
Publike të Qeverisë së Kosovës dhe ka për qëllim afrimin dhe ruajtjen e 
vlerave
dhe kulturës se traditës Islame në Republikën e Kosovës.


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe from this group, send email to 
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words 
"REMOVE ME" as the subject.

Antwoord per e-mail aan