Fundi i Botës
Kjo botë ka fund Cilat janë shenjat e kiametit dhe kur është data e kiametit? (vijon nga e premtja e kaluar) Deri tani kemi folur për shumë tema rreth fundit të botës. Ajo çfarë më shtyri të shkruaj për këtë temë, është se po bëhen disa spekulime nëpër medie se fundi i botës do të jetë më 2012. Për këtë temë janë xhiruar edhe filma. Lexova në një gazetë, se një "magjistare" italiane paska thënë se kiameti do të bëhet rreth 4006-s. Por, as njëra e as tjetra nuk janë të vërteta, ngaqë në 4006-n nuk ka shans të ndodhë kiameti, sepse, sipas të gjithë gjasave, Zoti e di më së miri: kiameti do të bëhet më herët, e as 2012 nuk do të jetë. Ajo ditë është shumë sekrete dhe asnjë krijesë e Zotit nuk mund t'a dijë. Para asaj dite ka shenja të cilat i paraprijnë asaj dite të madhe. Para se të flasim për ato shenja, ia vlen të përmendet se, ashtu siç është vërtetuar shkencërisht, se kjo gjithësi ka dillim, ashtu është vërtetuar se do të ketë edhe fund. Natyrisht se në Islam kemi mendimin tonë Kur'anor për mënyrën e shkatërrimit të kësaj bote, e që në këtë mendim janë edhe fetë e tjera qiellore, ajo e krishterë edhe hebreje. E nga ana tjetër, shumë fe njerëzore e ide filozofike kanë mendime të ndryshme ndaj sonës, por kryesorja është se pajtojnë se kjo botë ka fund. Thamë se para ditëhs së kiametit ka shenja të cilat i ka caktuar Krijuesi për t'a kuptuar se fundi i botës veç është ofruar, e ne do ti përmendim në pika të shkurtëra disa nga ato, në mënyrë që ta shohim se sa afër asaj dite jemi, për të vazhduar më pas me mënyrën e bërjes së kiametit: Përhapja e zinasë-amoralitetit, lejimi i kamatës, rritja e numrit të këngëtareve, konsumimi i madh i alkoolit, ndërtimi i ndërtesave të larta shumëkatëshe, vrasjet dhe mbytjet e shumëta, afrimi i kohes apo kalimi kohës shumë shpejt, mosmbajtja e lidhjeve familjare dhe farefisnore, sjellja e keqe me fqinjë, përhapja e koprracisë, tregtia e madhe, tërmetet e shumëta apo të shpeshta, vdekja e njerëzve të mirë, ngritja e njerëzve të këqij apo marrja e tyre përgjegjësi të mëdha, përgënjeshtrimi i njeriut të drejtë e të sinqertë, e, në anën tjetër, besimi i atij që gënjen, përhapja e femrave me veshje ekstreme, përhapja e madhe e rrenës, tradhtisë, mashtrimit, rritja e numrit të femrave dhe pakësimi i meshkujve, vdekja e shumtë dhe e papritur, pa ndonjë sëmundje dhe shume shenja të tjera për të cilat ka paralajmëruar Pejgamberi ( paqja e Zotit qoftë mbi të! ) se do të ndodhin afër kiametit dhe ja ndalu e shiko me mua se sa nga këto shenja veç kanë ndodhur! Kanë mbetur shenjat e mëdha të cilat ende nuk aknë filluar e që janë, në pika të shkurtëra: dalja e Mehdiut, një njëriu të devotshëm e të mençur i cili i bashkon myslimanët dhe i udhëheqë pastaj dalja e Dexhalit, i cili do të pretendojë se është zot dhe do të kërkojë nga njerëzit ta besojnë atë për zot, ku mjerisht shumë njeriu do ta pasojë atë, pastajë zbritja e Isaut ( paqja e Zotit qoftë mbi të! ) nga qielli, i cili zë vendin e Mehdiut për t'i udhëhequr myslimanët, ku në kohën e tij dërgon Allahu xh.sh. bereqet të madhë saqë nuk mbetet fukara në rruzullin tokësor, ku toka i nxjerrë bereqetet e saja dhe njerëzit bëhen shumë të pasur dhe në këtë kohë përhapet shumë siguria. Isai ( paqja e Zotit qoftë mbi të! ) gjatë qëndrimit të tij e mbytë Dexhalin, më pas shfaqet dalja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, të cilët janë një popull me një numër të madh, ku vërshojnë botën dhe bëjnë kërdi duke shkatërruar çdo gjë, derisa ta lusë Isai ( paqja e Zotit qoftë mbi të! ) Allahun xh.sh. e ta zhdukë atë popull, pastaj lindja e diellit nga perëndimi, pastaj dalja e një shtaze të madhe nga toka e cila ju flet njerëzve se ata nuk janë duke gjykuar më fjalën e Allahut xh.sh.. Këto janë shenjat kryesore të ashtuquajtuara "shenja të mëdha", ku pa ardhjen e tyre nuk mund të bëhet kiameti. Mirëpo, si të fillojë shenja e parë, menjëherë pason e dyta dhe kështu, derisa të ndodhin të gjitha. Ato mes vete nuk kanë ndonjë kohë shumë të gjatë, e më pas vdesin njerëzit e mirë dhe mbesin të këqinjtë. E përderisa janë të zhytur në mëkate, të habitur krejtësisht, vjen urdhëri i Allahut për t`i fryrë borisë nga ana e melekut Israfil, ku nga britma e madhe çdo krijesë e Zotit vdesë për t`u shkatërruar më pas kjo gjithësi, për të pëlcitur e shpërthyer këta planetë, për t`u përzier mes vete dhe për të përfunduar çdo gjë, pos Zotit, i cili ka qenë para se të jenë të tjerët dhe mbetet pasi të zhduken të tjerët. E më pas, pas një kohë, Zoti e di sa, vjen koha për ringjallje, ku Allahu fillimisht ringjall melekun Israfil për t`i fryrë sërish asaj burie dhe për t`u ringjallur të gjitha krijesat e për të dalë para Tij për dhënien e llogarisë dhe fillimit të një bote të re, të vërtetë e të gjatë, e cila nuk përfundon më, por njerëzit do të jenë ose në xhenet - parajsë, ose në xhehenem - ferr. Kështu që, neve na mbetet të punojmë për atë botë, pavarësish se kur do të vij ajo kohë. Ata që nuk besojnë, le të presin, le të durojnë, e kur të vijë ajo ditë, do ta vërtetojnë e do të binden se a paska qenë rrenë apo e vërtetë. Kaq për sot. Deri javën e ardhshme me një temë tjetër. Selam alejkum ve rahmetullah! Epoka e re - e premte 26 mars 2010 Dr.Shefqet Krasniqi Përgatiti: www.ferki-mirena.tk _________________________________________________________________ Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft. https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969 -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur To unsubscribe from this group, send email to fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words "REMOVE ME" as the subject.
