Organizata
Joqeveritare
Forumi i të Rinjve Muslimanë
Prishtinë
Deklarate perkitazi me shkrimet e fundit te disa
Islamofobeve
Stop intrigave të djallit!
Ngjarjet e fundit,
problem-nxitëse, të cilat po e provokojnë tolerancën
ndërfetare në Republikën e Kosovës, përveç që janë provokim ndaj
popullatës shumicë myslimane, janë shkelje e parimeve kushtetuese të
Republikës së Kosovës. Organet kompetente duhet të marrin masa ndaj personave
që shkelin
ligjin dhe kushtetutën e shtetit tonë.
Veprimet provokative të personave të caktuar,
së fundi, ndaj
popullatës kryesisht myslimane në Kosovë, me dashje apo pa dashje, janë
duke e keqpërdorur tolerancën e myslimanëve. Këto, përçmime dhe fyerje
të adresuara ndaj Fesë Islame ngjajnë me provokimet e ndryshme të cilat
ishin prezente edhe në të kaluarën, e që janë bërë domosdoshmëri e
antishqiptarëve dhe injorantëve kriminel.
Me
këtë rast ne si Forumi i të Rinjve Musliman në Kosovë, dënojmë
ashpër propagandat antifetare dhe sulmet e njëpasnjëshme të individëve
të caktuar, qofshin ata njerëz me pozitë fetare apo institucionale të
ndryshme, të cilët si pretekst kanë destabilizimin dhe nxitjen e
problemeve në mënyrë që të arrijnë interesat e tyre apo interesat e
dikujt që fshihet në prapavijë!
Jemi
një popull tolerant të pajisur me tolerancën fetare Islame, e
cila na bënë që të jemi transparent dhe të drejtë me të gjithë njerëzit
pavarësisht dallimeve fetare apo kombëtare. Të gjithë ata që dëshirojnë
që vendi ynë të ketë qetësi dhe tolerancë edhe mëtutjeshme të mos bien
pre e provokimeve dhe politikave dashakeqe dhe të mos luajnë me nderin
dhe moralin e muslimanëve/muslimaneve.
Një
shtet të fortë dhe real e karakterizon një popullatë tolerante
dhe një ligj i shëndoshë me njerëz të shëndoshë, ndërsa veprimet
individuale i përkasin individëve pavarësisht sa individ mund të
përfshihen në at çështje.
Për
këtë çdo veprim i paligjshëm duhet ndëshkuar vepruesin
pavarësisht se kush është ai, pasi që koha kur ka vendosur partia tani
më ka kaluar, kohë e cila karakterizohej me shtypje dhe nënçmimin e
popullit, duke ia cunguar dhe mohuar të drejtat e tyre, kohë komunizmi
dhe racizmi, kohë pa asnjë vlerë njerëzore.
I
bejme thirrje atyre që politizojnë me ndjenjat fetare të ndalin
turrin e tyre, përndryshe do të japin përgjigje historisë.
Behar
BEQIRI
Kryetar
i Forumit të Rinjve Musliman
Prishtinë:
26.03.2010
Postuar
edhe ne agjencine e lajmeve
NEWMEDIAhttp://www.newmedia-ks.com/index.php?option=com_content&view=article&id=6390:stop-intrigave-te-djallit&catid=99:pa-censur&Itemid=26
http://www.besimtari.com/islam/index.php?mod=article&cat=AKTUALITET&article=588
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur
To unsubscribe from this group, send email to
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words
"REMOVE ME" as the subject.