Musa ibën Isa El-Xhesas thotë: Ebu Sulewjmani ka thënë:

 
"Refuzo vetëpëlqimin duke e njohur vetveten, pusho zemrën tënde duke u përzier 
me pak njerëz, zbute zemrën duke ndjekur me ata që kanë frikë All-llahun, 
sjelli zemrës tënde nur duke qenë vazhdimisht i mërzitur, mërzinë e sjell duke 
vazhduar meditimin, kërkoi idetë dhe mendimet gjatë vetmisë, ruaju nga iblisi 
duke kundërshtuar epshin tënd, stolisu për All-llahun me sinqeritet dhe 
vërtetësi në vepra, fitoje faljen e tij me turp nga Ai dhe vetëkontroll, shtoji 
begatitë duke falënderuar dhe vazhdoi ato duke patë frikë ikjen e tyre. Puna më 
e mirë është kërkimi i shpëtimit, shpëtimi më i mirë është shpëtimi i zemrës, 
mendja më e mirë është ajo që kundërshton epshin, kurse varfëria më e madhe 
është varfëria e zemrës, e pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit. Forca 
më e madhe është refuzimi i hidhërimit, kurse drita më e madhe është drita e 
bindjes, e bindja më e madhe është zvogëlimi i
 dynjasë. Njohja më e madhe është njohja e vetvetes, begatia më e madhe është 
shpëtimi nga mëkati, shpëtimi më i madh është suksesi. Asketizmi më i madh 
është shpresa e vogël, kurse lakmia më e madhe është gara në arritjen e gradave 
të larta, respekti më i madh është kryerja e farzeve, kurse devotshmëria më e 
madhe është largimi nga haramet. Asgjëja më e madhe është mungesa e logjikës, 
kurse vlera më e madhe është xhihadi, e xhihadi më i madh është xhihadi i 
nefsit. Poshtërimi më i madh është grykësia. Ai që s'kujdeset për vetveten, 
epshi shumë shpejtë do ta shpie në shkatërrim. I shkatërruari nuk përfiton 
asgjë nga shpëtimi i të pagabuarit. Hidhësira e devotshmërisë sot është ëmbëlsi 
nesër. I shkatërruar është ai që shkatërrohet në fund të udhëtimit të tij, i 
cili i është afruar vendbanimit e i humbur është ai që njerëzve ua tregon 
veprat e mira, kurse del para Atij që
 është më afër tij se sa damari i qafës me vepra të këqija. 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe from this group, send email to 
fjalaebukur+unsubscribegooglegroups.com or reply to this email with the words 
"REMOVE ME" as the subject.

Antwoord per e-mail aan