RINIA JONË
 
Islami është fe e zbritur prej Allahut të Madhëruar për të gjithë mjerëzimin, 
për të parët dhe të fundit, për të rinjtë dhe të vjetrit, për të gjithë kohët 
dhe të gjitha gjeneratat. Por, gjenerata prej gjeneratës ka dallim të madh në 
kuptimin dhe zbatimin e fesë në jetën e përditshme.
Ndalemi dhe bëjmë një krahasim të shpejtë në mes të rinisë së kohës së Profetit 
Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të!), të asaj gjenerate të parë, dhe rinisë së 
sotme të gjeneratës sonë. Po them rinisë, sepse rinia është boshti kryesor prej 
të cilit varet rregullimi i shoqërisë apo degjenerimi dhe shkatërrimi i po asaj 
shoqërie. Është pesha më e rëndë dhe barra më e rëndë në shoqëri.
Nëse tentojmë të bëjmë krahasim në mes të rinisë së asaj kohe dhe rinisë sonë, 
me të cilën jemi duke jetuar dhe duke u ballafaquar, gjejmë një krahasim dhe 
një dallim shumë të madh mes tyre. I gjejmë ata (shokët e Profetit, paqja e 
Zotit qoftë mbi të!), të cilët jo vetëm që janëlarguar prej mëkateve të mëdha, 
por janë munduar në maksimum të largohen edhe prej mëkateve të vogla dhe t`i 
numërojnë gjynahet e vogla si gjynahe shkatërruese, në të cilat, nëse i 
vazhdojnë, kanë frikë se do të jenë shkaqe që ata të shkatërrohen.
Në islam është e qartë se mëkatet e vogla, nëse shpeshtohen dhe personi nuk 
pendohet, ato shndërrohen në të mëdha. Enesi, shok i Profetit a.s, thotë 
shokëve të vet: "O ju njerëz, ju po bëni punë dhe vepra të cilat po i numëroni 
më të vogla se qimja e flokut, ndërsa ne në kohën e Profetit (paqja e Zotit 
qoftë mbi të!) i kemi numëruar ato, prej gjynaheve dhe veprave shkatërruese".
Ndërsa rinia e kësaj kohe bën mëkate të mëdha, kurse për mëkatet e vogla nuk 
diskuton fare, por mburret dhe krenohet me ato që i bën. Sa prej të rinjve dhe 
të rejave tona i gjejmë të zhytur thellë në pije alkoolike? Sa prej tyre u 
gjejmë në amoralitet? Sa prej tyre i gjejmë nëpër vepra të ulëta dhe gjynahe të 
tjera, me të cilat mburren dhe krenohen se janë në to.
Te gjenerata e Profetit Muhamed a.s., mëkatet e mëdha nuk vinin në shprehje, 
ndërsa të voglat mundoheshin t`i asgjësonin prej frikës se ato po i 
shkatërrojnë ata. Ndërsa vëllezërit tanë dhe motrat tona, rinia jonë është 
zhytur në mëkate të mëdha dhe i numëron ato mëkate krejt të vogla ose asgjë. 
Nuk e di se çfarë dallimi ekziston në mes të mëkateve të mëdha dhe tëvogla. 
Pra, të gjitha janë të njëjta për të, si të mëdhatë, si të voglat. Rinia e asaj 
kohe, mëkatet edhe kur i ka bërë i ka bërë fshehurazi, sepse është normale që 
njeriu të gabojë, por gabimin dhe mëkatin t`i bëjë fshehurazi. E ka pasur 
parasysh thënien e Profetit a.s.: "Krejt umetit (popullit) tim ka mundësi t`i 
falen mëkatet nesër në Ditën e Gjykimit, përpos atyre të cilët i bëjnë mëkatet 
haptazi". Ndërsa rinia jonë jo vetëm që i bën mëkatet , por krenohet dhe 
mburret për ato që i ka bërë.
Rinia e asaj kohe e ka kuptuar qëllimin, esencën dhe arsyen pse është krijuar. 
Është krijuar ta adhurojë Allahun e Madhëruar, të punoj për xhenet, të punojë 
për këtë botë dhe botën tjetër. Ndërsa rinia jonë mjerisht ka harruar pse është 
krijuar, thuajse është krijuar për t`i shfryer epshet e veta, është krijuar 
vetëm për këtë botë për të ngrënë dhe për të pirë, për t`u kënaqur dhe kaq.
Rinia e asaj kohe ka bërë gara se kush po shkon i pari në xhami, se kush po 
shkon i pari në shtëpi të Allahut tëMadhruar, ndërsa rinia jonëbën gara se kush 
po shkon i pari në diskoteka dhe në vende të ngjashme me to. Rinia e tyre e ka 
kaluar kohën nëpër tubime të dijes, shkencës, atje ku ka dobi vetvetja dhe të 
tjerët, ndërsa rinia jonë mjerisht e kalon kohën nëpër klube të natës dhe 
ambiente të ngjashme, të cilat janë burim i degjenerimit të shoqërisë. Të 
rinjtë e tyre janë mburrur me historinë e burrave të mëdhenj që i kanë njohur 
dhe i kanë mësuar, me historinë e të dashurve të Allahut, të profetve etj. 
Ndërsa rinia jonë krenohet dhe mburret me historinë dhe biografinë e "yjeve", 
që as ata vetë nuk e dinë pse janë yje. Të rinjtë e asaj kohe kanë qenë të 
përgatitur për të formuar shtet, janë trajnuar për të formuar dhe për ta bartua 
atë përgjegjësi.
Usamen, të birin e Zejdit, Profeti a.s. në moshën 18-vjeçare e ka bërë 
komandant të një ekspedite ushtarake, për t`i treguar kundërshtarit se rinia ka 
peshë të madhe, ka barrë të madhe, ka përgjegjësi të madhe dhe është e gatshme 
për ta bartua atë përgjegjësi. Një numër i shokëve të Profetit a.s. janë 
çuditur pse Muhamedi a.s. ia ka dhënë flamurin një të riu, ku ajo ekspeditë nuk 
arriti ta vazhdojë rrugën sepse Muhamedi a.s. u sëmurë rëndë. Pas vdekjes së 
Profetit a.s., Ebu Bekri hapin e parë që bëri i tha Usames: "Usame vazhdo 
rrugën tënde me këtë ushtri", disa të tjerë i thanë: "Ebu Bekër, Usamja është i 
ri, mos ia lini këtë pozitë. Jepja dikujt tjetër". Ebu Bekri tha: "Pasha Zotin 
nuk ka punë që e ka bërë Pejgamberi e që unë nuk e bëj", pra e kuptoi mirë se 
të rinjtë kanë barrë të madhe. Po të nderuar, ka përgjegjësi të madhe dhe është 
e gatshme t`i mbajë ato amanete, ndërsa të rinjtë tanë mjerisht dhe 
fatkeqësisht jo vetëm në moshën 18-vjeçare, por as në 40-vjeçare nuk janë në 
gjendje të mbajnë shtet, nuk janë në gjendje të udhëheqin shtet, sepse nuk janë 
përgatitur dhe nuk janë kalitur, nuk kanë kaluar kohën në trajnim, por e kanë 
kaluar kohën në trajnime të kota dhe të pavlera për ardhmërinë.
E njëjta fe, i njëjti islam, por njerëzit e tjerë. Ata kanë shkuar, tash jemi 
ne. Nëse do të ishte ndryshe dhe gjendja jonë do të ishte ndrysh, nuk do të 
ishim shembull i së keqes, por shembull i përparimit dhe zhvillimit.
E kemi për obligim, nga ana e Allahut të Madhëruar, nga ana e fesë islame, që 
të kontribuojmë dhe të japim mund ta derdhim djersën që ta rregullojmë këtë 
shoqëri, ta vetëdijesojmë këtë rini, ta kuptojë qëllimin e krijimit pse ka 
ardhur në këtë botë, ta kuptojë se do t`i kalojë e nesërmja dhe do të pendohet 
për veprat që i ka bërë, për kohën që e ka kaluar kot, për sjelljet që i ka 
pasur, arrogante, degjeneruese e shkatërruese. Do të pendohet për të gjitha 
ato. Rinia është ardhmëria e këtij populli dhe e çdo populli. Nëse ne nuk e 
marrim me seriozitet rregullimin e kësaj shoqërie, neve na pret e ardhmja e 
keqe, na pret një e ardhme e hidhët.
Dashtë Zoti, me Madhërinë e Vet, me Urtësinë e Vet, me Mëshirën e Vet t`i 
drejtojë të rinjtë tanë dhe të rejat tona, t`i kthejë në rrugën e Tij, ta 
kuptojmë realitetin.
Shteti nuk formohet dhe nuk mbahet me klubet e natës, shteti nuk formohet dhe 
nuk mbahet me organizimin e mbrëmjeve dhe banketeve të ndryshme, shteti nuk 
formohet dhe nuk mbahet me lakminë e të pasuruarit në mënyrë të padrejtë dhe me 
korrupsion, por ai formohet dhe mbahet në shoqërinë, ku intelektualët e 
sundojnë dhe e drejtojnë në mënyrë të drejtë, ndërsa në shoqërinë ku lavdërohen 
ata njerëz të cilët kontribojnë për shkatërrimin e shoqërisë, është shoqëri e 
ulët, është shoqëri më degjeneruese, është virus i kësaj shoqërie.
Andaj, na mbetet obligim i madh, që të punojmë më shumë në këtë drejtim, ta 
mësojmë rininë ta dallojë të keqen nga e mira, të vërtetën nga e pavërteta, në 
mënyrë që ta përmirësjomë gjendjen tonë shoqërore. Dhe për këtë Allahu i 
Madhëruar në Kuran thotë: "Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli derisa 
ai popull nuk ndryshon vetveten".
Deri javën e ardhshme me një temë të re. Selam alejkum ve rahmetullah! Zoti ju 
shpërbleftë!
 
 
 
Epoka e re - e premte 2 prill 2010
Dr.Shefqet Krasniqi
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk

                                          
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

To unsubscribe, reply using "remove me" as the subject.

Antwoord per e-mail aan