ARGUMENTE NGA SUNETI LIDHUR ME ATA QE NUK E FALIN NAMAZIN
Argumenti i parë
Përmend Muslimi në `Sahihun e tij prej Xhabir B. Abdullahut se i Dërguari
salAllahu alejku ve selem ka thënë: "Ndërmjet njeriut dhe kufrit është lënia e
namazit". E përmendin autorët e suneneve, ndërsa Trimidhiu thotë se është sahih.
Argumenti i dytë
Transmetohet prej Burejde B. Husajb Eslemiut r.a se kishte dëgjuar të Dërguarin
e Allahut salAllahu alejhi ve selem duke thënë: "Kontrata ndërmjet nesh dhe
atyre është namazi, prandaj kush e lë atë, ai nuk ka besuar". E përmend Ahmedi
dhe autorët e suneneve, ndërsa Hakimi thotë se zinxhiri i transmetuesve është i
besueshëm sipas kushteve të Muslimit.
Argumenti i tretë
Transmetohet prej Thevbanit, që ishte nën përkujdesjen e të Dërguarit të
Allahut salAllahu alejhi ve selam, se e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut
salAllahu alejhi ve selem duke thënë: "Te robi ndërmjet mosbesimit dhe besimit
është namazi, nëse ai e lë atë, ka bërë shirk". E përmend Hibetullah Taberiu
dhe thotë se zinxhiri i transmetuesve është sipas kushteve të Muslimit.
Argumenti i katërt
Transmetohet prej Abdullah B. Amër Asit se i Dërguari salAllahu alejhi ve selem
një ditë e kishte përmendur namazin, duke thënë: "Ai që e ruan, do të jetë
dritë për të, argument dhe shpëtim në Ditën e Gjykimit. Ndërsa ai që nuk e ruan
atë, nuk do të jetë dritë, argument e as shpëtim në Ditën e Gjykimit. Në Ditën
e Gjykimit ai do të jetë me Karunin, faraonin, Hamanin dhe me Ubej B. Halefin.
E përmend imam Ahmedi në `Musned` dhe Ebu Hatim B.Hibani në `Sahihun` e tij.
Këto katër janë përmendur, sepse ata janë prijës të mosbesimtarëve. Në hadith
mund të vërehet se ai që me ngulm e lë namazin, e ka braktisur atë për shkak të
pasurisë, pushtetit, pozitës ose tregtisë. Atë që e largon pasuria prej
namazit, ai do të jetë me Karunin. Atë që e largon pushteti prej namazit, ai do
të jetë me faraonin. Atë që e largon pozita dhe funksioni nga namazi, siç janë
ministra të ndryshëm e të tjerë, ai do të jetë me Hamanin dhe atë që e largon
tregtia prej namazit, ai do të jetë me Ubej B. Halefen.
Argumenti i pestë
Atë që e transmeton Ubade B. Samiti r.a, kur thotë: "Na ka porositur i Dërguari
i Allahut salAllahu alejhi ve selem duke thënë: "Mos ia përshkruani askënd si
shok Allahut, edhe nëse copëtoheni, nëse digjeni ose edhe nëse ju ngujojnë në
dru dhe mos e leni namazin me qëllim. Ai që e lë qëllimisht, ai ka dalur prej
miletit dhe mos ju afroni alkoolit, sepse ai është kreu i mëkatimit". E përmend
Abdurrahman B. Ebi Hatimi në `Sunenin` e tij.
Argumenti i gjashtë
Transmetohet prej Muadh B.Xhebelit r.a, se i Dërguari salAllahu alejhi ve
selem ka thënë: "Ai që e lë namazin e caktuar, prej tij bie mbrojtja e
Allahut". E përmend imam Ahmedi. Sikur lënia e namazit të mos largonte prej
fesë, njeriu i tillë do të gëzonte mbrojtjen e Islamit.
Argumenti i shtatë
Transmetohet prej Ubu Derdas r.a se ka thënë: "Më ka porositur Ebul Kasimi që
mos ta lë qëllimisht namazin, sepse kush e lë atë qëllimisht, prej tij bie
mbrojtja".
Argumenti i tetë
Trensmetohet prej Muadh B. Xhebelit r.a se i Dërguari salAllahu alejhi ve selem
ka thënë: "Koka dhe shtylla e Islamit është namazi". Ky është version i
shkurtuar, ndërsa hadithi është sahih. Prej hadithit mund të përfundojmë se
namazi është sikurse shtylla qendrore e tendës nëpërmjet, të cilës qëndron
tenda. Pra sikurse tenda që do të rrëzohej pa këtë shtyllë, ashtu edhe Islami
largohet me largimin e namazit. Ahmedi këtë e ka marrë si argument.
Argumenti i nëntë
Transmetohet në të dy sahihe, në sunene dhe në musnede prej Abdullah B. Omerit
radiallahu anhu se i Dërguari salAllahu alejhi ve selem ka thënë: "Islami
ndërtohet mbi pesë gjëra: në të dëshmuarit se nuk ka zot tjetër përveç Allahut
dhe se Muhamedi është i Dërguar i Allahut, në kryerjen e namazit, në dhënien e
zekatit, në haxhillëkun në Qabe dhe në agjërimin e Ramazanit". E përmend
Ahmedi. Në disa transmetime përmendet në formën: "Islami është pesë gjëra".
Prej hadithit mund të përfundojmë si vijon:
1. Islami është krahasuar me një kube, e cila qëndron në pesë themele, kështu
që nëse rrëzohet themeli i saj më i madh, do të bjerë edhe kubja e Islamit.
2. Ai ruknet - themelet e përmendura i ka bërë themele të kubes së Islamit,
kështu që dy shahadetet që bëjnë një rukn i ka lidhur me namazin që është rukn
dhe zeqatin që është rukn. Si do të mbijetonte dhe si do të dukej kubja e
Islamit pasi që do të rrëzohej njëri themel përskaj të tjerëve?
3. Ai ruknet e përmendura i ka bërë me Islam dhe ato hyjnë në përbërjen e emrit
Islam. Ai, emri i të cilit paraqet një mori të gjërave, nëse zhduket njëra
pjesë e tij, zhduket i tëri, posaçërisht nëse bëhet fjalë për themelet e asaj
gjëje, e jo për pjesët të cilat nuk janë rukn.
Argumenti i dhjetë
Fjalët e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ve selem: "Ai që e falë
namazin tonë dhe kthehet kah kibla jonë dhe e hanë atë që ne e therim, është
musliman. E tij është ajo që është e jona dhe kundër tij ajo që është kundër
neve (domethënë i takon ajo që na takon edhe neve)".
Hadithi tregon dy gjëra:
1. Ky është bërë musliman me këto tre gjëra dhe nuk mund të jetë musliman pa to.
2. Nëse për shembull do të falej në drejtim të lindjes, nuk do të ishte
musliman, derisa të mos kthehej në drejtim të kibles së muslimanëve. Atëherë
çfarë të themi për ata që tërësishtë e lëshon namazin?
Argumenti i njëmbëdhjetë
Përmend Darimiu prej Abdullah B. Abdurrahmanit se ka thënë: "Më ka treguar
Jahja B. Hasani, na ka treguar Sulejman B. Kermi prej Ebu Jahja Kutatit prej
Muxhahidit, prej Xhabir B. Abdullahut r.a. se i Dërguari salAllahu alejhi ve
selem ka thënë: "Çelësi i xhenetit është namazi".
Kjo tregon se ai që nuk e falë namazin, nuk do t`i çelet xheneti. Ai do të
hapet për çdo musliman, ndërsa ai që e lëshon namazin, do të thotë se nuk është
musliman. Nuk ka kundërthënie ndërmjet kësaj dhe hadithit në vijim: "Çelësi i
xhenetit është shahadeti La ilahe il-lAllah". Sepse shahadeti paraqet trupin e
çelësit, ndërsa namazi dhe ruknet tjera të Islamit janë dhëmbët e tij, kështu
që nuk kemi mundësi që diçka të çelim përveç se me to. Kështu që hyrja në
xhenet do të varet nga çelësi dhe prej dhëmbëve të tij. Buhariu ka thënë: "I
është thënë Vehb B. Munebihut: "A nuk është çelësi i xhenetit La ilahe
il-lAllah?" Ai kishte thënë: "Kuptohet, mirëpo nuk ka çelës pa dhëmbë, kështu
që nëse vjen me çelësin që i ka disa dhëmbë, do të çelet, në të kundërtën nuk
do të çelet".
Argumenti i dymbëdhjetë
Transmetohet prej Mihxhen B. Edrea Eslemiut se ka qenë duke ndenjur me të
Dërguarin salAllahu alejhi ve selem. Në ndërkohë ishte thirrur ezani për ta
lajmëruar namazin. I Dërguari salAllahu alejhi ve selem u ngrit dhe kur u
kthye, Mihxheni ende ishte në mexhlis. E pyeti: "Çfarë të pengoi që të falesh,
a nuk je ti musliman?" Ai i tha: "Kuptohet se jam, por jam falur me familjen
time". Me këtë rast i Dërguari salAllahu alejhi ve selem i tha: "Kur të vish
(në xhami), falu me njerëzit edhe pse je falur më herët".
E përmend Ahmedi dhe Nesaiu. Këtu i Dërguari salAllahu alejhi ve selem
nëpërmjet namazit ka bërë dallimin ndërmjet muslimanit dhe qafirit. Në disa
forma të hadithit përmendet: "Nëse je musliman, do të falesh". Kjo është sikur
kur themi : "Çfarë ke që nuk flet, a nuk je i aftë që të flasësh? Çfarë ke që
nuk lëviz?! A nuk je i gjallë?" Sikur Islami të mbijetonte pa namazin, nuk do
t`i thoshte atij që e kishte parë se nuk falej: "Vallë ti a nuk je musliman?!"
Shkëputur nga libri: NAMAZI DHE DISPOZITA PËR LËNËSIN E TIJ
Autor: Ibën Kajjim el-Xheuzije
Përgatiti: www.ferki-mirena.tk
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur