Pse te pendohemi?3/4
Dhjetë pengesa në mes robit dhe Allahut
Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e të gjitha botëve. Paqja, 
mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, për familjen dhe për shokët e tij deri 
në Ditën e Gjykimit.
Robi i Allahut përballet me shumë pengesa, me të cilat nuk mund ta realizojë 
pendesën. Në këtë hytbe do të mundohemi, me lejen e Allahut, të kujtojmë së 
bashku disa prej pengesave. 
Allahu im, ma bëj risk sinqeritetin në fjalë dhe vepra, të dukshme dhe të 
padukshme!
Pengesa e parë: Padituria për Allahun e Lartësuar 
A e njeh vërtet Allahun? Ai që e njeh Allahun, e do Atë. Nuk mund ta njohësh 
Atë kur nuk e do. Nuk e do Atë kur nuk e njeh. Aq sa e njeh Allahun, aq më 
tepër e do.Hatibi (ligjëruesi) i Pejgamberëve, Shuajbi alejhis-selam, i bëri 
thirrje popullit të vet:  “Kërkoni falje nga Zoti juaj e kthehuni me pendim tek 
Ai. Me të vërtetë, Zoti im është Mëshirëplotë dhe gjithë dashuri.” (Hud, 90) 
Dëgjoje fjalën e Zotit tënd Mëshirëplotë: “Në të vërtetë, atyre që besojnë dhe 
bëjnë vepra të mira, i Gjithëmëshirshmi do t’u dhurojë dashuri.” (Merjem, 96) 
Mbulesa apo pengesa më e madhe është injoranca, padituria për Allahun. A e njeh 
ti Allahun? Injoranca është armiku i njeriut. Ata të cilët nuk e njohin 
Allahun, i bëjnë gjynah Atij. Ata që nuk e njohin Allahun, e urrejnë Atë. 
Pikërisht për këtë, Allahu fillimisht thërret për dituri:  “Dije se nuk ka zot 
tjetër të vërtetë përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd dhe për 
besimtarët e besimtaret!” (Muhamed, 19) Ilaçi është ta njohësh Allahun me 
njohje të saktë. Atëherë kur e njeh mirë Allahun, në atë moment e përjeton 
realitetin e teubes – pendimit.Pendimi ka shumë sekrete dhe urtësi.  Mëkati 
është krim i bërë, por ky mëkat ka kuptim apo më mirë të themi kur ndodh 
mëkati, robi i Allahut ka mundësinë që të njohë:-     Madhështinë e Allahut në 
caktim: Ai cakton çdo gjë dhe si të dojë me fuqi dhe drejtësi. Këtë besimtari 
duhet ta dijë dhe ta mësojë.-    Mirësinë e Tij në mbulim: Ai e mbulon robin 
nga mëkatet, i jep mundësinë nëpërmjet mbulimit që të kthehet te pendimi.-  
Butësinë e Tij duke mos e dënuar: Ai gjithashtu nuk shpejton në dënim, por po 
të dojë Allahu, të ndëshkon menjëherë. -  Bujarinë e Tij në pranimin e faljes 
së robit: Ai të pranon, të mirëpret me falje.  Por këto mirësi dhe përparësi 
besimtari duhet t’i mësojë dhe t’i dijë. O ti rob i Allahut, mëso për emrat dhe 
cilësitë e Zotit tënd, Ai është i Gjithëdijshëm,  Falës, i Plotfuqishëm, i 
Urtë, Bujar.Duke mësuar për emrat dhe cilësitë e Allahut, largon pengesën e 
injorancës dhe paditurisë.

Pengesa e dytë: Bidati (risitë në fe)
Kush shpik në fe, bën bidat, ngre një pengesë me bidatin e bërë, kështu që 
bidati i tij paraqet pengesë mes tij dhe Allahut. I Dërguari i Allahut thotë: 
“Ai që shpik në çështjen tonë gjëra që s'janë të saj, ato janë të refuzuara.” 
(Raporton Buhariu dhe Muslimi) Po ashtu shiko edhe fjalën e Allahut të 
Lartësuar mbi jobesimtarët:  “...nuk do t’u hapen dyert e qiellit.” (Araf, 40)  
Për çfarë arsye?Kemi edhe një gjë të bukur nga fjalët e selefit në fjalën e 
Allahut të Lartësuar: “Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai 
e ngre Vetë.” (Fatir, 10) Kur besimtari punon punë të mira, ato depërtojnë në 
qiell, i tejkalojnë pengesat, ngjiten tek Allahu, sikurse në qiej hapin një 
rrugë. Dyert hapen. Kur vdes, shpirti ngjitet lart, i gjen dyert e hapura, 
ngase ai që i hapi dyert e shtroi rrugën dhe i largoi pengesat. Janë veprat e 
mira ato që ngjiten lart. Po të ndodhë e kundërta, jo vepra të mira, dyert 
mbeten të mbyllura, rrugët me pengesa. Kur vdes, shpirti kërkon të ngjitet, por 
i gjen dyert të mbyllura. Nuk kishte vepra të mira që t’i hapin. Zoti ynë 
thotë:  “...kurse ata që kanë bërë vepra të mira, i kanë përgatitur vetes (të 
mira).” (Rum, 44) Vepra e mirë i ka dy kushte: E para: Të jetë vetëm për 
Allahun e Lartësuar.E dyta: Të jetë në standardet e Sunetit të Muhamedit, paqja 
dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Pa këto dy kushte nuk quhet e mirë. Nuk 
ngrihet tek Allahu, sepse tek Ai ngrihet vetëm vepra e mirë. Bidati është 
pengesë për ngritjen e veprës tek Allahu. Po ashtu edhe e pengon arritjen e 
robit deri tek Allahu. Kështu që bidati është pengesë mes robit dhe Allahut. 
Bidatçiu është rob i epshit. Bidatçiu është më i keq se gjynahqari.  Pengesa e 
tretë: Mëkatet e mëdha të brendshme Ato janë të shumta: arroganca, 
mendjemadhësia, kryelartësia, mburrja, xhelozia, syfaqësia. Këto mëkate të 
brendshme janë më të mëdha se mëkatet e jashtme, janë më të mëdha se zinaja, 
alkooli, vjedhja. Por kur këto mëkate të brendshme përfshijnë zemrën, janë 
pengesë dhe mburojë mes zemrës së robit dhe Zotit të Madhërishëm.Rruga për tek 
Allahu kalohet me zemra e jo me këmbë. Kështu që mëkatet e zemrës e ndërpresin 
dhe e pengojnë rrugën. Pengesa e katërt: Gjynahet e vogla Ashtu siç kemi 
përmendur më lart, se gjynahet e vogla bëhen të mëdha, sa e sa mëkate të vogla 
shumë njerëzve u kanë dhënë përfundim të keq.Besimtari duhet ta shohë mëkatin, 
sado i vogël qoftë ai, e mos ta asgjësojë sepse ai është nën mbikëqyrjen e 
Allahut. Besimtari çdo të mirë, sado të vogël, duhet ta vlerësojë si dhuratë 
nga Allahu. Ai duhet të jetojë mes tyre derisa nga zemra e tij të largohet edhe 
përçmimi i mëkatit të vogël dhe injorimi i veprës së mirë. Pengesa e pestë: 
Shirku (idhujtaria) Është ndër pengesat më të mëdha dhe më të vrazhda. Kuptimi 
bazë i shirkut është lidhja e zemrës jo me Allahun por me tjetër kënd përveç 
Tij, qoftë ajo në adhurim, në dashuri, në kuptimin e brendshëm ose në veprat e 
dukshme. Shirku është disa llojesh e njëra ndër më të rrezikshmet është “الشرك 
الخفي” shirku i fshehtë. Besimtari, duke mos e njohur atë, mendon se është prej 
të mirëve, të devotshmëve, të udhëzuarve. Ai mendon se e adhuron Allahun drejt, 
i afrohet Atij me vepra të mira, por nuk e di se i bën shirk Allahut. Rreziku i 
këtij lloji të shirkut mund të shihet edhe më qartë kur të mendoni për leximin 
e ajeteve:  “Atë ditë kur do t’i tubojmë të gjithë, Ne do t’u themi 
idhujtarëve: “Ku janë idhujt tuaj, për të cilët thoshit se ishin ortakë të 
Allahut! Ata nuk do të mund të shfajësohen ndryshe, veçse duke thënë: “Betohemi 
në Allahun, Zotin tonë, nuk kemi qenë idhujtarë!” Shiko se si gënjejnë kundër 
vetes, por zotat që ata i trilluan, do t’i lënë në baltë.” (Enam, 22-24) 
Atëherë përpiqu që të besosh mirë e drejtë në teuhid. Lutju Allahut të të ruajë 
nga shirku. Kërko strehim nga Allahu. Në çdo kohë lutju Allahut: Allahu im, 
kërkoj nga Ti mbrojtje nga shirku që e di dhe kërkoj faljen Tënde për atë që 
nuk e di!Këtu eliminohet pengesa, duke kërkuar ndihmën prej Allahut, me 
sinqeritet dhe me besnikëri të plotë duke iu kthyer Allahut. Pengesa e gjashtë: 
Mospërfillësit e Allahut Pakujdesia dhe mospërfillja dominojnë në zemër dhe 
krijojnë ndarje mes robit dhe Krijuesit. Njeriu ndjek epshin, pason shejtanin 
dhe e harron Allahun. Allahu  thotë:  “Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi 
lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke 
shkelur çdo kufi në veprimet e veta.” (Kehf, 28) Atëherë është me rëndësi që 
njeriu ta largojë shkujdesin me dritën e mirësive të Allahut duke i kujtuar 
ato, pastaj duke ia kujtuar vetes gjynahet dhe rrezikun e tyre, por duke mos e 
përbuzur jetën sepse është kapitali i njeriut, që ta shfrytëzojë atë që ka 
mbetur. Vetëm kështu robi ngjall ndjenjën e ringjalljes duke u angazhuar në 
kënaqësinë e Allahut. Pengesa e shtatë: Traditat, zakonet dhe imitimet Disa 
njerëz janë robër të zakoneve. E pyet pse pi duhan dhe të thotë: -Është një ves 
i keq, sepse me cigare nuk ndiej kënaqësi. Por kur bëhem nervoz, e ndez një 
cigare dhe pas pak qetësohem.Kur ky është bërë rob i cigares, atëherë mes tij 
dhe Allahut është ngritur pengesa. Gjëja e parë që duhet bërë për të arritur 
tek Allahu është lirimi nga robëria e adeteve. Ai duhet të lirohet nga këto 
robëri. Njeriu duhet të jetë vetëm rob i Krijuesit Allah. Të nderuar besimtarë! 
Këto janë shtatë pengesat e lartpërmendura dhe po me këtë shtatëshe po e 
përmbyllim këtë hytbe duke i rikujtuar:1.         Padituria për Allahun e 
Lartësuar 2.    Bidati (risitë në fe)3.         Mëkatet e mëdha të brendshme4.  
Gjynahet e vogla5.      Shirku (idhujtaria)6.   Mospërfillësit e Allahut7.      
Adetet, zakonet dhe imitimet Me lejen e Allahut, në hytben e ardhshme do të 
plotësojmë edhe tri pengesat e tjera. Allahu im, largoje çdo pengesë nga zemrat 
e besimtarëve!   Përgaditi: Ulvi FEJZULLAHU
Vazhdon...

Marre 
nga:http://www.xhamia-bujanoc.com/sq/hydbet/38-hytbet/256-pse-te-pendohemi.html
                                          
_________________________________________________________________
Hotmail: Trusted email with powerful SPAM protection.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan