Organizata Joqeveritare
FORUMI I TE RINJVE MUSLIMANE Prishtine Deklarate për shtyp SHAMIA "PENGESË" PËR VIJIMIN E MËSIMIT TË ARLINDA ZEKAJT Forumi i të Rinjve Muslimanë në Prishtinë me vëmendje përcjellë lëvizjet që bëjnë Islamofobistët këtu në Kosovë. Rasti më i freskët është suspendimi nga Shkolla te vajzës Arlinda Zeka nga Shkolla e Mesme "Pjetër Bogdani" në Ferizaj. Arlinda eshte prejashtuar nga drejtori i shkolles Isuf Celaj për shkak se Arlinda kishte vendosur ta praktikoj urdhërin e Zotit për zbatimin e shamisë gjë e cila nuk bie ndesh as me kushtetutën e vendit tone që garanton liritë e praktikimit të fesë. FRM ndihet tepër i shqetësuar me këtë rast pasiqë me këto veprime anti islame po përdhoset shenjtëria e mbulesës dhe po diskriminohen muslimanët në vendin e tyre me 98 % të popullsisë që përbëjnë. Forumi i të Rinjve Muslimanë në Prishtinë e konsideron këtë si shkeljen më flagrante që mund t’i bëhen të drejtave fetare dhe kombëtare të popullatës shumicë shqiptare në Kosovë, për ata që shtiren dhe duan të mashtrojnë vetveten, se opinionin e gjerë kombëtar e ndërkombëtar jo se jo, le të dinë se Kosova është një vend me shumicë muslimane. Forumi i të Rinjve Muslimanë në Prishtinë i bënë thirrje Ombudspersonit në Kosovë, autoriteteve komunale të Ferizajt, atyre të Qeverisë dhe shoqërisë civile në përgjithësi që të ngrenë zërin e tyre kundër shkeljes së të drejtës për vijim shkollimi të nxënësve shqiptare myslimane në Kosovë nga autoritetet e shkollave të tyre përkatëse. Kërkojmë nga Shkolla e Mesme " Pjetër Bogdani" në Ferizaj si dhe drejtori i saj që të mos i ngacmojnë nxënëset për shkak të bindjeve të tyre fetare se në të kundërtën do të japin përgjegjësi. “Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.” (Kur’an 61:8) Kryesia e Forumit të Rinjve Muslimanë Kryetari, Behar Beqiri Ferizaj 20.4.2010 http://www.besimtari.com/islam/index.php?mod=article&cat=AKTUALITET&article=706 -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
