**

*Kur e dëgjova këtë lajm, nuk munda të përmbahem pa klithur nga gëzimi:
“Lavdi i qoftë Allahut, për të cilin asgjë nuk është e pamundur.”*

*
*

*Vërtet, Allahu i Lartësuar, qysh para më se katërmbëdhjetë shekujsh, ka
thënë: ***

*
*

*“Ne do t’ua tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore,
si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është
e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është  Dëshmues i çdo
gjëje?!” Fussilet: 53.*

*
*

***Më shumë se 900 gra amerikane, të cilat i udhëzoi Allahu në Islam, kanë
themeluar një organizatë, pikësynimi i së cilës është përhapja e kulturës së
poligamisë në mesin e myslimanëve amerikanë, numri i të cilëve tashmë ka
arritur në më shumë se dhjetë milionë, shumica prej tyre gra.*

*
*

*Statistikat tregojnë se 80% të atyre që e pranojnë Islamin në Amerikë dhe
në Evropë janë gra. Mirëpo, gratë vigjilente kanë vërejtur se një gjë e
tillë është rrezik për shoqëri. Kështu që, kanë vendosur ta themelojnë këtë
organizatë, e cila do të mbajë seminare të herëpashershme në disa nga
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke synuar kështu përhapjen e kulturës së
poligamisë. Njëra nga anëtaret e kësaj organizate më tha se nuk do të
martohet me ndonjë burrë që nuk beson se zbatimi i martesës me disa gra
është domosdoshmëri. Po ashtu, më tha se do ta nxisë burrin e saj të
martohet edhe me tri myslimane tjera, dhe se do ta gëzonte bashkëpunimi me
to për ta bërë të lumtur burrin e tyre dhe për t’i edukuar fëmijët. Pos
kësaj, kjo myslimane, e cila para se ta përqafonte Islamin vishte rroba
provokuese, tha se beson plotësisht në madhështinë e ligjësimit të nikabit
dhe në çdo gjë, në të cilën urdhëron Islami madhështor.***

* *

*Shkroi: Hamdi Shefik-u (Shkrimtar egjiptian)*

*Përktheu: Jusuf Kastrati
*

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Attachment: Amerikanet kërkojnë poligaminë.doc
Description: MS-Word document

Antwoord per e-mail aan