Ditëlindja fatkeqe e papës në zgjerimin e krizës katolikeVatikan – Papa 
Benedikti u bëri thirrje katolikëve që të luten për Kishën e tyre, në 
ditëlindjen e tij të 83t, kjo vije pas daljes në shesh edhe të shumë detaleve 
tjera lidhur me krizën e abuzimeve seksuale dhe pas shtytjes (detyrimit) që i 
bënë viktimat për të kërkuar falje gjatë qëndrimit të tij në Maltë këtë vikend.
Një ditë pas deklaratës Kisha duhet të pendohet për mëkatet e saj, - iu drejtua 
vizitorëve bamirës prej Shteteve të Bashkuara: “Në këto ditë, unë u kërkoj juve 
që të luteni për nevojat e Kishës universale" kështu ajo mund të rikthej 
“shenjtërinë, unitetin dhe zellin misionar”. 
Ditëlindja fatkeqe e papës në zgjerimin e krizës katolike.
http://www.washingtonpost.com/wp-dyn/content/article/2010/04/16/AR2010041601699.html
Tom Heneghan, Editor i ReligjionitReutersPremte, 16 Prill, 2010; 8:32 AM
Vatikan – Papa Benedikti u bëri thirrje katolikëve që të luten për Kishën e 
tyre, në ditëlindjen e tij të 83t, kjo vije pas daljes në shesh edhe të shumë 
detaleve tjera lidhur me krizën e abuzimeve seksuale dhe pas shtytjes 
(detyrimit) që i bënë viktimat për të kërkuar falje gjatë qëndrimit të tij në 
Maltë këtë vikend.Një ditë pas deklaratës Kisha duhet të pendohet për mëkatet e 
saj, - iu drejtua vizitorëve bamirës prej Shteteve të Bashkuara: “Në këto ditë, 
unë u kërkoj juve që të luteni për nevojat e Kishës universale" kështu ajo mund 
të rikthej “shenjtërinë, unitetin dhe zellin misionar”.Urime të shumta për 
ditëlindjen  i erdhën prej prelatëve katolikë dhe politikanëve Italian, por nuk 
është përmendur ndonjë planifikim zyrtar për këtë ngjarje.Humori mund të jetë i 
çfarëdoshëm, por vështirë të jetë festiv në Vatikan, ku priftërinjtë i 
nënvizojnë vazhdimisht bisedat e
 tyre me fraza “në këto kohë të vështira…” Thirrja e Benediktit për pendim 
ishte referim i rrallë publik për skandalet që e kanë goditur Kishën.Ata e 
kërcënojnë me errësim udhëtimin e tij për në Maltë që do të mbahet të shtunën 
dhe të dielën, ngase fillimisht është dashur të përkujtohet 1950 vjetori i 
përmbytjes së anijes së Shën Palit, misionarit të madh të krishterimit të 
hershëm.“Unë dua të takoj papën” është shprehur Lawrence Grech, njëri prej 10 
burrave maltez që ka apeluar (proceduar) kundër abuzimeve seksuale, në 
Televizionin Reuters në Valleta.Është vënë në dukje që papa Benedikti gjatë 
takimit dhe kërkimit të faljes që iu bëri viktimave të abuzuara, gjatë vizitës 
në Shtete të Bashkuara dhe në Australi u tha: “Unë nuk mendoj se do të ishte 
kaq e vështirë për tu përballuar sikur e njëjta gjë të bëhej në 
Maltë”.Kardinali PËRGËZON peshkopin e
 dënuar.Zëdhënësi i Vatikanit rev.Frederiko Lombardi deklaroi se papa ishte i 
gatshëm që të takonte më shumë viktima por jo nën presionin e mediave. Ai nuk e 
përmendi nëse do të ketë mundësi të takojë edhe viktimat në Maltë.Vatikani u 
godit edhe nga zbulimi i një tjetër turpi të ënjtën në mbrëmje, kur në një faqe 
të internetit u postua një letër nga sen.Curia kardinal i lartë, i cili 
përzemërsisht përgëzoj peshkopin francez, i cili në 2001 nuk e denoncoj në 
polici priftin që kishte vet-pranuar abuzimet.Kardinali Dario Castrillon Hoyos, 
i cili në atë kohë ishte në krye të departamentit të Vatikanit, përgjegjës për 
priftërinjtë në të gjithë botën, i tha peshkopit Pierre Pican të Bayerux-Liseux 
që ai ishte model për të gjithë peshkopët për sjelljen e tij në këtë rast  që e 
shokoj Francën.Prifti rev.Rene Bissey u dënua me 18 vjet burg për shkak të 
abuzimit seksual ndaj 11 djemve, ndërsa
 Pican mori një dënim me pezullim tre-mujor për mos raportim të krimeve.“Unë të 
përgëzoj ty për shkak të mos denoncimit të priftit tek administrata civile,” – 
shkruan Castrillon Hoyos.“Për të inkurajuar vëllezërit në peshkopatë në këtë 
fushë delikate, ky përgëzim do tu dërgohet si kopje e kësaj letre të gjithë 
peshkopëve të konferencës”.Barbara Dorris prej SNAP, një grup nga Shtetet e 
Bashkuara i themeluar për të mbështetur viktimat e abuzimit seksual nga 
klerikët, e përshkruan këtë letër si dokumentin “më të thënë dhe më shqetësues” 
ndër dokumentet e brendshme të Kishave, të cilat po publikohen në momentet kur 
vazhdimisht e më shumë po vihet në dukje kriza e abuzimeve.“Në atë se çfarë 
tjetër bëri ky institucion, meriton një lëvdatë të lartë zyrtare kolegu për 
fshehjen e kriminelëve prej policisë?”– Ajo pyeti në deklaratën e saj.Zëdhënësi 
Lombardi ngriti vetullat
 ndër vrojtuesit e Vatikanit, duke mos mohuar origjinalitetin e letrës dhe 
vetëm duke thënë se ishte e drejtë të caktohet një mënyrë trajtimi për të 
gjitha rastet e abuzimeve të klerikëve me të miturit te Kardinalit Jozef 
Ratzinger – tani papë – në 2001.Vatikani rrallë lënë të kuptohen në publik 
tendosjet e marrëdhënieve në  hierarkinë e tyre. “Vatikani tregoj 
panjërzillëkun e vet me rastin e abuzimeve seksuale” – shkruan National 
Catholic Reporter, Shtete të Bashkuara.(Edituar nga Michael 
Roddy) http://ehlihadithi.com/index.php?option=com_content&view=article&id=112:ditelindja-fatkeqe-e-papes-ne-zgjerimin-e-krizes-katolike&catid=45:tema-te-lira&Itemid=84

   Senad  Maku - Ulqin  Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT  
www.bibladhekurani.com  www.geocities.com/bibladhekurani


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan