Reportazhi i publikuar në gazetën New York Times më 31 dhjetor
të vitit 1912, tregon se si mijëra shqiptarë,mes tyre gra e fëmijë, u masakruan
prej ushtrisë serbe.



Londër,E martë,31 dhjetor 1912

—



I dërguari i ‘Daily Telegraph’ 

në Budapest tregon detale

në lidhje me mizoritë që

po ndodhin në Shqipëri

dhe përreth, raporte këto

të mbledhura për autoritetet

e Austro-Hungarisë.

Korrespondenti thotë:

Gjatë marshit drejt detit nëpër

Shqipëri, serbët jo vetëm që

dinakërisht vranë dhe ekzekutuan

shqiptarët e armatosur, por

mizoria e tyre nuk u ndal as kur

u takuan me njerëz të paarmatosur

dhe të pambrojtur, gra dhe

burra, fëmijë dhe foshnja në gji.

Oficerët serbë, të dehur me

fitoren e tyre, deklaruan se qetësimi

më i efektshëm i Shqipërisë

është zhdukja totale e shqiptarëve

muhamedanë. Kjo thënie

u adoptua shpejt nga ushtria

serbe e okupimit dhe u vu

në përdorim.



Në mes të Kumanovës dhe

Shkupit, rreth 3000 veta janë rrahur

deri në vdekje. Afër Prishtinës,

diku afër 5000 shqiptarë

ranë në duar të serbëve, jo gjatë

ndonjë lufte të ndershme, por

gjatë vrasjeve të pajustifikueshme.

Për t’i bërë këto krime, ushtarët

e çmendur shpikën metoda

të reja mizore për të kënaqur etjen

e tyre për gjak. Në shumë

fshatra, tërë shtëpitë ishin djegur

dhe, derisa banorët fatkëqij

iknin nga flaka, ata u pushkatuan

si minj. Burrat u vranë para

syve të grave dhe fëmijëve, e pastaj

gratë e pashpresa u detyruan

të shikojnë fëmijët e tyre duke

u bërë copë e grimë me bajoneta.



Ekzekutimet ishin përditshmëri

për ushtarët serbë. Në secilën

shtëpi ku gjendeshin armë,

të gjithë banorët vriteshin, duke

u varur ose pushkatuar. Brenda

një dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime.



Ish-sekretari i premierit Pashiq,

Tomiatch thotë se gjatë një

udhëtimi nga Prizreni në Pejë,

ai nuk pa asgjë tjetër pos fshatra

të shkrumbuara. Anash rrugës

kishte trekëmbësha për varje,

ku vareshin trupat e shqiptarëve.

Rruga për në Gjakovë ishte si

“rrugë e varjeve.”



Por tregimet e ligësive, të cilat

u bënë në Shqipëri nuk mbaruan

me kaq. Veprimet e bëra në

Prilep, Kosovë, Veshitcë, thuhet

se kanë tejkaluar çdo gjë që

shqiptarët kishin vuajtur nën

okupimin turk.



Një shqiptar, i cili iku nga Prizreni

në Graz, në Stiria dhe i cili

studioi në Austri, si i ri, tregon:

“Kushdo që e denonconte një

shqiptar te serbët, ishte e sigurt

që ai person do të vritej. Kjo

ndodhte aq vazhdimisht sa njerëzit

që iu kishin borxh të holla

shqiptarëve muhamedanë, i lajmëronin

si tradhtarë. Këta vareshin

menjëherë dhe borxhliu

mund ta blinte shtëpinë dhe fermën

e viktimës me një çmim absurd

të lirë”.



Në Shkup shqiptarët e paarmatosur

thjesht vriteshin në

rrugë nga oficerët serbë dhe nëse

vetëm një thikë e gjuetisë gjendej

në shtëpi, pronari vritej pa

mëshirë.



Në Verisoviç komandanti serb

i ftoi refugjatët të kthehen dhe

t’i dorëzojnë armët. Pasi ata i dorëzuan

armët, 400 veta u vranë.

Në tërë Veroviçin vetëm pak familje

myslimane kishin mbetur.

Në Pana, serbët vranë të burgosurit,

ndërsa në Prishtinë popullata

ishte masakruar.

Vetë oficerët serbë thonë se i

kanë ndjekur shqiptarët dhe një

oficer mburrej se si kishte vrarë

9 shqiptarë brenda një dite. Edhe

jashtë kufijve të Shqipërisë ushtarët

serbë kryen krime të llojeve

të ndryshme. Në kalanë e



Nishit, ku ishin sjellë shumë të

burgosur turq, ndodhën skena

tragjike. Një njeri ishte shkelmuar

deri në vdekje për shkak

të mosbindjes.

Një doktor i Kryqit të Kuq

thotë: “Kudo që gjendeshin

shqiptarët, ata vriteshin pa mëshirë.



As gratë, fëmijët dhe pleqtë

nuk u kursyen. Unë pashë fshatra

që digjeshin për çdo ditë.”

Afër Kratovës gjenerali Stefanoviç

renditi qindra të burgosur

në dy rende dhe urdhëroi të vriteshin

me mitraloz.



Gjenerali Zivkoviç urdhëroi të

vriteshin 950 njerëz të shquar

shqiptarë dhe turq afër Sjenicës,

sepse ata e kundërshtonin përparimin

e tij.



Publikuar më

31 dhjetor 1912

The New York Times
   

--- On Thu, 4/22/10, Senad Maku <[email protected]> wrote:

From: Senad Maku <[email protected]>
Subject: [Feja_Jone] Dokument, THE NEW YORK TIMES, 31-dhjetor-1912
To: [email protected], [email protected], 
[email protected], [email protected], 
[email protected], [email protected], 
[email protected], [email protected], 
[email protected], [email protected], 
[email protected]
Date: Thursday, April 22, 2010, 9:29 AM















 
 



  


    
      
      
      

http://query. nytimes.com/ mem/archive- free/pdf? _r=3&res=9D0CEEDA1E3AE63 
3A25752C3A9649D9 46396D6CF&oref=sloginhttp://query. nytimes.com/ mem/archive- 
free/pdf? _r=3&res=9D0CEEDA1E3AE63 3A25752C3A9649D9 
46396D6CF&oref=sloginhttp://query. nytimes.com/ mem/archive- free/pdf? 
_r=3&res=9D0CEEDA1E3AE63 3A25752C3A9649D9 46396D6CF&oref=slogin

   Senad  Maku - Ulqin  Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT  
www.bibladhekurani.com








      

    
     

    
    __._,_.___

        
  
   
    
      
        
          Reply to sender |
        
          Reply to group |
                  Reply via web post |
                Start a New Topic
      

                Messages in this topic
          (1)
           






      Recent Activity:

    
                                                    
    
  
    Visit Your Group
  


        
      


      To visit your group on the web, go to:

    http://groups.yahoo.com/group/Feja_Jone/

To change settings via email:

    [email protected] 

To unsubscribe from this group, send an email to:

    [email protected]      


    
            
      MARKETPLACE
      
                  
            Stay on top of your group activity without leaving the page you're 
on - Get the Yahoo! Toolbar now.           
                          
                          
                        Welcome to Mom Connection! Share stories, news and more 
with moms like you.          
                          
                          
                        Hobbies & Activities Zone: Find others who share your 
passions! Explore new interests.          
              
    
  

  
  Switch to: Text-Only, Daily Digest • Unsubscribe • Terms of Use




   

  
  
  



     




     

  .


   


__,_._,___


 



  











      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan