Enderr e habitshme e Profetit Muhammed s.a.v.s
Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...
Ky hadith është marrë nga libri i dijetarit Ibnul Kaj-jim [rahimehullah], me
titullin "El-Vabilus-Saj-jib”.
Thotë Ibnul Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: "Ky është hadith madhështor, me
pozitë të lartë; duhet çdo musliman ta mësojë përmendësh. Do ta përmendim
komplet për shkak të përfitimit që nxjerrim nga ky hadith dhe nevojën e
krijesave për të...
Ky është hadithi i Seid Ibën Musej-jibit, nga AbduRrahman Ibën Semure Ibën
Xhundub, i cili thotë:
"Doli një ditë prej ditëve i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi të, e ne ishim në "Suf-fe” në Medine. U ngrit në këmbë e tha:
"Me te vërtetë unë mbrëmë pashë një ëndërr të habitshme.
Pashë një person nga Ummeti (populli) im, të cilit iu prezantua Meleku
(Engjëlli) i Vdekjes për t’ia marrë shpirtin...
Por i erdhi (në ndihmë) atij Mirësjellja e tij ndaj prindërve, dhe e largoi
Melekun e Vdekjes prej tij.
Pashë një person nga Ummeti im që ishte përfshirë nga dënimi i Varrit...
E i vjen (në ndihmë) atij Abdesi që ai kishte marrë, dhe e shpëton atë nga ai
dënim.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin shejtanët...
E i vjen (në ndihmë) atij Përmendja e Allahut dhe ia largon shejtanët prej tij.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilin e frikësonin Melekët e Dënimit...
E i vjen (në ndihmë) atij Namazi i tij dhe e shpëton nga duart e tyre. Pashë
një person nga Ummeti im, të cilin etja e kishte përvëluar.
Sa herë që përpiqej t’i afrohet ndonjë pellgu me ujë, largohej prej tij dhe
pengohej...!
E i vjen (në ndihmë) atij Agjërimi i Ramazanit që ai kishte bërë dhe e gostit
me ujë, sa që ai e shuan etjen që e kishte kapluar.
Pashë një person nga Ummeti im dhe pashë pejgamberët të ulur nëpër grupe
(mexhlise)... Sa bënte ky njeri t’i afrohej ndonjë mexhlisi prej këtyre
mexhliseve, largohej prej tyre dhe pengohej...!
E i vjen (në ndihmë) atij Gusuli i marrë nga xhunubllëku, e marrin për dore dhe
e ulin pranë meje, mexhlisit tim.
Pashë një person nga Ummeti im, përpara tij kishte errësirë, prapa tij ishte
errësirë, nga e djathta e tij ishte errësirë, nga e majta e tij ishte errësirë,
sipër tij errësirë, poshtë tij errësirë. E ai rrinte i shastisur (nuk dinte nga
të lëvizte), nga të ikte...
E i vjen (në ndihmë) atij Haxhillëku e Umreja që ai kishte kryer dhe e nxjerrin
atë prej errësirës në dritë.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili me duart e veta ruhej nga flakët e
zjarrta të prushit...
E i vjen (në ndihmë) atij Sadakaja (lëmosha) e dhënë, bëhet pengesë midis tij e
zjarrit dhe bëhet mbulesë mbi kokën e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili u fliste besimtarëve, por ata nuk i
flisnin atij...
E i vjen (në ndihmë) atij Lidhja farefisnore, e u thotë besimtarëve: "O
besimtarë! Ky njeri ishte që e ka lidhur farefisin e tij me vizita të
ngrohta.”E i flasin atij besimtarët dhe e takojnë atë, e edhe ai i takon ata.
Pashë një person nga Ummeti im që e frikësonin Zebanijet (melekët e zjarrit)...
E i vjen (në ndihmë) atij Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja që ai
kishte bërë në dynja (në këtë botë) dhe e vendosin te Melekët e mëshirës.
Pashë një person nga Ummeti im, të gjunjëzuar... Midis tij e Zotit kishte
pengesë...
E i vjen (në ndihmë) atij Morali i mirë dhe e merr për dore, dhe e fut ne
audiencën e Allahut!
Pashë një person nga Ummeti im, të cilit Libri i zbret nga e majta e tij...
E i vjen (në ndihmë) atij Frikësimi i tij nga Allahu dhe e merr Librin dhe
vendos nga ana e djathtë e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, të cilit iu pakësua peshorja e punëve të mira...
E i vijnë (në ndihmë) atij fëmijët (pasardhësit e tij) që ai i kishte edukuar
mirë (siç duhet) dhe ia rëndojnë peshoren e tij.
Pashë një person nga Ummeti im, i cili qëndronte në këmbë buzë zjarrit të
Xhehenemit...
E i vjen (në ndihmë) atij përjetimi i frikës së Allahut (dridhjet e zemrës së
tij) dhe e shpëtojnë atë nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugën për në Xhenet.
Pashë një person nga Ummeti im të hidhet në Zjarr...
E i vjen (në ndihmë) atij Loti që ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe
e shpëton atë nga Zjarri.
Pashë një person nga Ummeti im që ishte në këmbë të Urës së Siratit...
Dridhej si gjethet e palmës nga stuhia e fortë...
E i vjen (në ndihmë) atij Mendimi i mirë që ai ka pasur për Allahun dhe ia
qetëson dridhjet, e ai vazhdon në qetësi rrugën për në Xhenet.
Pashë një person nga Ummeti im që zvarritej mbi Urën e Siratit.
Nganjëherë ecte në këmbë, nganjëherë binte; nganjëherë ecte këmba-dorazi, e
nganjëherë kacavirrej...
E i vijnë (në ndihmë) atij Salavatet (përshëndetjet dhe lutjet) që ai ka bërë
mbi mua dhe e çojnë në këmbë të drejtuar dhe e shpëtojnë atë.
Pashë një person nga Ummeti im që arrin deri tek portat e Xhenetit...
E dyert e tij i mbyllen, pa e lënë atë të futet në Xhenet...!
E i vjen (në ndihmë) atij Dëshmia "La ilahe il-lAll-llah” (Nuk ka zot që
adhurohet me të drejtë, përveç Allahut), dhe ia hapë dyert dhe ai futet ne
Xhenet.”
Shejhu i Islamit, Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, e madhështonte shumë këtë
hadith, dhe në vlerësimin e tij për të ka thënë:"Argumentet e vërtetësisë janë
të dukshme për këtë hadith.”, pra e ka konsideruar të saktë.
Ju lutemi shperndajeni ket hadith kaq interesant per hater te Allahut, Allahu
ju shperbleft (amin).
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft. Get it now.
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft. Get it now.
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur