http://www.kosovapr ess.com/ks/ index.php? cid=1,8,98683
 
Behxhet Sh. SHALA




Në disa gazeta ditore ku shprehen opinionet e lexuesve, Dom Jeton Thaqi në një 
shkrim me titull “ Përballë njerëzve pa memorie- pa respekt dhe pa mirënjohje” 
përpiqet t‘i arsyetojë veprimet e Vatikanit në raport me angazhimin e saj 
kundër pavarësisë së Kosovës. 

Vet titulli i këtij reagimi flet për karakterin e këtij Dom(n)i i cili vështirë 
se mund të jetë besimtar i devotshëm aq më parë që problemit i kapet nga 
bishti! Në pyetje është , ose mungesa e vullnetit për ta trajtuar këtë çështje 
realisht dhe nga aspekti human, ose mund të jetë që ky farë Dom(n)i mundohet ta 
luaj rolin e idhullit të tij nga Amerika i cili e ka patentuar një mënyrë se si 
duhet të zgjidhet çështja shqiptare ( lexo Myslimane ) në Kosovë. Të vriten si 
qejt, konet, kudra etj. Askund nuk kam lexuar se Jeton Thaqi, ndryshe botues i 
gazetës fetare “ Drita” të ketë reaguar kundër këtyre propozimeve të çmendura, 
kundër rrënimit të gjimnazit “ Xhevdet Doda” mbi themelet e së cilës po 
ndërtohet Katedralja politike. 

A ka qenë premtimi publik i Kishës Katolike në Prishtinë , përkatësisht i 
Ipeshkvit të saj se nuk do të fillojë ndërtimi i Katedrales politike para se të 
përfundojë ndërtimi i gjimnazit “ Xhevdet Doda” dhe të rehatohen mbi 1400 
nxënës që janë përjashtuar nga ky gjimnaz?! Tash ju pyes Juve i përndrituri 
Jeton Thaqi, ku është gjimnazi “ Xhevdet Doda” dhe ku kanë mbetur premtimet.?! 
Askund nga ky njeri i Zotit nuk kam lexuar për solidarizimin e tij për kushtet 
e padinjitetshme, fyese dhe poshtëruese në të cilat besimtarët e besimit islam 
i kryejnë obligimet e tyre fetare! Askund nuk kam dëgjuar apo lexuar ndonjë 
reagim për deklaratat antikosovare të zyrtarëve të Vatikanit ndërkaq që i 
fundit ishte ai i Werner Casper për statusin e Kosovës dhe për “ barbarinë” 
kulturore që e bëjnë shqiptarët ndaj objekteve fetare ortodokse dhe përpjekjet 
që ta ndryshojnë historinë dhe realitetin me dhunë! Në
 fund të fundit, kishat ortodokse nuk janë serbe por kanë qenë kisha shqiptare. 
Ka qenë detyrim i juaji dhe i Kishës Katolike të Kosovës që pëmes reagimit të 
menjëhershëm t’i demantoni ato pohime! Nuk e keni bërë dhe as që do ta bëni 
sepse keni punë më të rëndësishme, të na tregoni se Papa Benedikti XVI e paska 
pritur në një takim presidentin Sejdiu dhe se me atë rast i paska dhuruar një 
penë me të cilën e paska nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë! Dhe këtë e 
kontrabandoni si përkrahje politike! Ashiqare po talleni duke bërë përpjekje që 
ta arsyetoni Atin e Shenjtë i cili, asnjëhere dhe në asnjë rast nuk është 
deklaruar në mbështetje të pavarësisë së Kosovës! Gjithmonë, edhe kur nuk është 
kërkuar nga ai është deklaruar në përkrahje të Beogradit duke thenë se Kosova 
është djep dhe qendër e Serbisë. Madje, ambasadori i Vatikanit në Beograd ka 
deklaruar se Vatikani Kosovën e llogaritë
 si të jetë Shumadia apo Kragujevci! Asnjëhere , as Vatikani e as Ju nuk jeni 
distancuar nga këto deklarata! Nëse Papa Benedikti XVI i paska dhuruar një penë 
për ta nënshkruar pavarësinë e Kosovës , unë do t’i dhuroja Papës 3 pena për ta 
nënshkruar njohjen e Kosovës si shtet. Por ai këtë nuk do ta bëjë edhe nëse ia 
dhuroni edhe 3.000000000000000 pena! Përpjekjet tuaj të më vendosësh në një 
raport konfrontues me Pal Engjëllin, Gjon Buzukun, Pjetër Budin, Bogdanin, 
Matrengën, Mjedën, Fishtën, Luigj Palajn, Nik Prelën, Mark Sopin, Xhon 
Serreçin, Marie Shllakun, Ambroz Ukën, Nosh Gjolaj dhe martirët Mark Palokën, 
Mirditën, Dedajt etj.janë të kota dhe i bën për qëllime spekulative, për ta 
marrë në mbrojtje qëndrimin joparimor të zyrtarëve të Vatikanit dhe vet Papës 
Benedikti XVI-të! Të gjithë këta që i përmenda më lartë së pari kanë qenë 
njerëz, pastaj shqiptarë e në fund besimtarë të
 devotshëm. Ju, i nderuari Dom Jeton Thaqi e bëni të kundërtën, në emër të 
mbrojtjes joparimore të fesë që i takoni i leni anash se jeni shqiptar e 
sidomos më të rëndësishmen se jeni njeri dhe nëse nuk e vendosni në rend të 
parë njeriun atëhere nuk ka asnjë kuptim të flasim as për fenë! 

Përgjegjësia, terapi kundër gënjeshtrës: 

Duket se keni problem të pariparueshëm kur jeni në situatë ta dalloni të 
vërtetën prej gënjeshtrës! Ata që ju kritikojnë menjëherë i sistemoni te 
gënjeshtarët, të papërgjegjshmit dhe të papjekurit! Ndërkaq ata që janë në të 
njëjtat valë me ju , edhe kur punojnë kundër interesave të njerëzimit, shtetit 
të tyre dhe popullit që i takojnë lehtësisht i kooptoni në grixhën tuaj! 
Presidenti i ndjerë e që Ju e quani të përndritur, Ibrahim Rugova gabimin më të 
madh e ka bërë pikërisht në raport me Vatikanin dhe ky ka qenë gabimi i tij i 
fundit! Andaj nuk i gjeni asnjë vërejtje! E vlerësoni gjithashtu edhe 
zëvendësministren Vlora Çitaku për qëndrim më të pjekur sepse nuk po e kritikon 
Vatikanin! Keni harruar një deklaratë skandaloze të ministrit për Punë të 
Jashtme të Republikës së Kosovës z. Skender Hyseni për ta kompletuar mozaikun e 
atyre që kanë qëndrim të “pjekur” për parapolitikën e
 Vatikanit karshi Kosovës! Mos harroni se deklaratat e tyre skandaloze bëhen 
për të mbijetuar politikisht e jo se janë parimorë! Te unë është pikërisht e 
kundërta, dua të jetoj si njeri e jo si politikan! Nuk jam gazetar por aktivist 
për të drejtat e njeriut. Ndërtimin tim njerëzor dhe kombëtar e kam fituar nga 
personat e lartpërmendur të kulturës, historisë, qëndresës dhe atdhedashurisë . 
Asnjëhere nuk jam deklaruar kundër të drejtave fetare, të të gjitha besimeve e 
as kundër objekteve fetare, gjithashtu për të gjithë besimtarët! Asnjëhere nuk 
e kam pranuar ndërtimin e Kishës Ortodokse Serbe në kompleksin universitar dhe 
këtë e kam konsideruar si kishë politike të kriminelit Millosheviq. Ashtu 
mendoj edhe sot! Asnjëhere nuk do të pajtohem se Katedralja që po ndërtohet mbi 
themelet e një shkolle është bërë për përmbushjen e nevojave të besimtarëve të 
krishterë në Prishtinë numri i të cilëve
 është jashtëzakonisht i vogël! Ideja dhe motivi për ndërtimin e saj ka qenë 
politik! Asnjëherë nuk do të pajtohem që 95% të qytetarëve të Kosovës të 
besimit islam të injorohen në atë masë sa që në mungesë të objekteve fetare 
obligimet e tyre fetare i kryejnë në rrugë, në shi, dëborë dhe baltë e në anën 
tjetër të ndërtohen objekte fetare që i përmbushin nevojat ditore të politikës! 
Nëse para ligjit nuk jemi të barabartë, e duket se nuk jemi , para Zotit duhet 
të jemi të barabartë!Të ndërtosh xhami, kishë, katedrale, teqe, sinagogë, 
pagoda apo ndonjë objekt tjetër fetar mbi themelet e një shkolle është 
blasfemi, është krim, pa asnjë dyshim! T’i përzësh nxënësit, mësuesit dhe 
arsimtarët nga objekti shkollor dhe në vend të tyre t’i fusësh hoxhallarët, 
klerikët, popët është çmendi! Asgjë tjetër! Është e madhërishme nëse mund të 
sillemi si njerëz dhe nuk ka shpërblim më të
 madh se të jeshë njeri në kuptimin e plotë të fjalës. Për dikend, duket se kjo 
është shumë e vështirë, mos të them e pamundur! 

 

__._,_.___
Reply to sender | Reply to group | Reply via web post | Start a New Topic 
Messages in this topic (1) 
Recent Activity:  
Visit Your Group 
MARKETPLACE
Stay on top of your group activity without leaving the page you're on - Get the 
Yahoo! Toolbar now. 

________________________________
 
Welcome to Mom Connection! Share stories, news and more with moms like you. 

________________________________
 
Hobbies & Activities Zone: Find others who share your passions! Explore new 
interests. 
 
Switch to: Text-Only, Daily Digest • Unsubscribe • Terms of Use
. 

__,_._,___ 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan