Shtëpia e shpirtit Hamdi Nuhiju
Njeriu shpeshherë harron se përbëhet prej dy pjesëve kryesore. Kjo harresë nuk vjen si rezultat i dëshirës së tij, por thjeshtë nga mëkatet ose cytjet e djallit të mallkuar. Dhe kur anon njeriu kah njëra komponent duke lënë tjetrën mangut, ndodhin çrregullime të cilat krijojnë një çorodi në shoqëri. Jo rastësisht bota është e ndarë me tokë e nëntokë. Madje gjendet edhe bota frymore e cila ekziston por nuk shihet. E dimë që ekziston qiell, madje shumë kate qiejsh! Por, përsëri mendja na dalldiset pas të dukshmes dhe nxitët rënd për të qëndruar në vend dhe jo kreative. Sikur të gjithë ne të renditeshim pas një ushtaraku që ndërhynë në secilën sferë të shoqërisë pa kompetencë, me siguri se do të ishim të dëshpëruar. Do të na mungonte nxjerrja në pah e elementit të dashurisë dhe harmonisë midis individëve dhe shoqërive të caktuara. Bota e mëshirës do të futej në thesin e një kalimtari dhe do të nisej në rrugën e largët jashtë çdo perceptimi tonë. Ushtaraku nuk mund të depërtoj rastësisht në jetën tonë. Kjo botë është e ndërtuar përmes shkaqeve dhe pasojave, dhe logjika e rastësisë në fakt është një palogjikë e hedhur në tregun e mendimeve dogmatike. Dikush e morri dogmën dhe e bëri fe. Vazhdimisht bën rite për të, sillet rreth saj dhe në fund edhe çan konceptin e ekuilibrit të tij midis trupit dhe shpirtit. Egoja dhe uni dinë të luajnë rolin e tyre dogmatik në mesin e njerëzve me pikëpamje të mbrapshta. Zakonisht njeriu kur ndërron prej një pozite të ulët në një pozitë shumë të lartë shoqërore priret nga rreziku i ndeshjes me ‘filozofinë’ e ngurtë të dashurisë për unin dhe egon. Ato dy elemente dalin në pah dhe veprojnë bashkarisht drejt shkatërrimit të thjeshtësisë së njeriut. Mistikët për të hapëruar në gradat e misticizmit nga kadi e dijetar të mëdhenj i dërgonin njerëzit që të bëhen shërbëtor dhe pastrues nevojtoresh. Të gjithë këtë njerëzit e bënin me kënaqësi ngaqë në këtë mënyrë sulmonin egon dhe unin e tyre. Në esencë këto dy gjëra nuk zhduken totalisht, por ka mundësi që të sulmohen deri në përmasa të shndërrimit të tyre në minimum. Dyjat janë të padukshme, esenciale dhe të mbjellura në mënyrë sistematike tek njeriu. Ata ndoshta edhe e sulmojnë njeriun dhe shpirtin e tij, për tu strehuar në botën materiale të mendjelehtësisë së njerëzve. Shtëpia e shpirtit është e ndërtuar me tulla të hapta me një material prej zemre, ndjesie, dashurie, devotshmërie e besimi. Ndoshta nuk ja kemi qëlluar për materialin dhe mund të dalin në shesh mangësitë e mendimeve tona. Sigurisht që do të na kundërshtojnë ngaqë do të bazohen në transmetimet e sakta. Ne nuk po flasim për formën dhe përmbajtjen e brendshme esenciale të saj. Por, thjeshtë për ndikimet e jashtme që na bënë të përshkruajmë ato si faktor determinues për jetëgjatësinë e lumturisë së njeriut në këtë botë. E përtej të jashtmes gjendet Zoti të cilin nuk e shohin sytë tanë. Njeriu mund ta njollos shpirtin e tij përmes veprave të këqija. Ai kur zëvendëson Allahun me egon ose unin,në fakt rrezikon shpirtin për ta shndërruar në një konfuzion përcaktimesh jo normale. Paramendo të jetosh i zhveshur nga besimi dhe ashtu të hapërosh në këtë jetë të mbushur me shkaqe, pasoja e urtësi të shumta. Me siguri se para shkaqeve të ndryshme do të gjendesh pa përgjigje dhe ashtu filozofia e jetës tënde që ke besuar tanë kohën do të tkurret e vyshket. Ti do të fillosh të dyshosh në ato parime që ke besuar deri më tani dhe kjo është pika e parë e dëshpërimit tanë në këtë botë. Pas këtij veprimi rruga të dërgon deri në përfundim dhe zhveshje totale prej ideologjisë të cilën e ke shndërruar në idhull ose Zot. Kjo njollosje të dërgoji deri në një gjendje që të mos njohësh veten. Të tjerët do ti bëjsh fajtor për gjithçka, ndërsa veten do ta arsyetosh me një mijë e një arsye të ndryshme për këto veprime çoroditëse. Konceptin e dashurisë do e mbyllësh vetëm tek dyert e aluminta te seksit. Ndërsa prehja, qetësia dhe lumturia nuk do të kishin kuptim për ty. Mevlana Xhelaludin Rumi thotë:” Nëse e dini se kush është në këtë shtëpi të shpirtit, përse e bëni këtë gjë të pahijshme përpara derës?”. Ju e dini që piktori kryesor i shpirtit, krijuesi i saj është Allahu xh.sh. Ai thotë se gjendet në zemrat e besimtarëve. Por, zemrat janë nëna të shpirtrave të njerëzve. Paramendo ta njollosësh shpirtin tënd kur ti ke esencë nga Krijuesi. Duke menduar në këtë mënyrë, njeriu duhet që të përcaktoj vizionin e tij për këtë jetë jashtë njollosjes së kësaj dere. Ai duhet të trokas aty dhe të futet në mirësitë e pafundme që dalin si pika eliksiri mbi shpirtrat e besimtarëve. Përderisa kemi kujdes për këtë shtëpi shpirti kemi mundësi që jetën tonë ta shndërrojmë në pallat lumturie dhe në këtë mënyrë të nxisim edhe të tjerët të veprojnë në rrugën e të Vërtetës. Kontrolloi: Shazim Mehmeti -- Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups. Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected] Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në [email protected] Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
