Djaloshi që nuk deshi pasuri


Abdullah Ibën Faraxh, rahimehullah, thotë se kishte pasur nevojë për një njeri 
që do ti ndihmonte rreth punëve të shtëpisë, të cilin do ta paguante me 
mëditje. Dhe shkoi në treg, ku e pa një djalë të ri me fytyrë të zbehur që 
kishte veshur një këmishë prej leshi të cilën e mbante të shtërnguar me një 
rryp të leshtë, kurse në dorën e tij mbante një shportë dhe një tërkuzë. 
Abdullahu e pyeti se a do të kishte dëshirë të punojë. Djaloshi tha po, dhe 
kërkoi që ta paguajë një dirhem dhe një danik (1/4 e dirhemit). Djaloshi po 
ashtu përcaktoi se do ta ndal punën dhe do të përgatitet për namaz kur të 
thërret ezani i drekës, po ashtu edhe për në ikindi.

Abdullahu u pajtua dhe e mori në shtëpinë e tij ku i tregoi se çfarë duhej të 
bën. Djali punoi mirë dhe nuk tha asnjë fjalë deri sa thirri ezani i drekës. Ia 
përkujtoi Abdullahut marrëveshjen. Abdullahu i tha që mund të shkonte. Djaloshi 
shkoi e fali namazin e drekës dhe punoi deri në ikindi. Shkoi e fali edhe 
namazin e ikindisë, u kthye prap dhe punoi deri në fund të ditës. Abdullahu ia 
dha rrogën dhe djaloshi shkoi.





Pas disa ditësh, Abdullahu kishte nevojë që të kryeshin edhe ca punë në 
shtëpinë e tij. Gruaja e tij e këshilloi që ta merr po atë djalosh, sepse ishte 
i mirë dhe i sinqertë. Abdullahu vajti që ta kërkojë djaloshin, por nuk arriti 
ta gjejë. Duke e kërkuar, njerëzit tjerë i treguan se djaloshi punon vetëm të 
shtuneve dhe se ishte njeri i vetëm. Abdullahu priti të vinte dita e shtunë dhe 
e gjeti djaloshin. Djaloshi u pajtua që të punojë me kushtet e njëjta. Në fund 
të ditës, Abdullahu deshi që ta paguante më shumë, kurse djaloshi u hidhërua 
dhe iku. Abdullahu vrapo pas tij dhe e luti që të paktën ta merr atë për cilën 
ishin dakorduar. Ai pranoi dhe shkoi.

Pas pak kohe, Abdullahu përsëri kishte nevojë për djaloshin, priti të vjen dita 
e shtunë dhe shkoi në treg, por kësaj rradhe nuk mundi ta gjejë djaloshin. 
Dikush tha se djaloshi shpenzonte nga një danik për çdo ditë, por këtë herë 
ishte sëmurë rëndë. Abdullahu mori vesh se ku jeton ai dhe shkoi për ta 
vizituar. Ai qëndronte në shtëpi me një grua plakë. Ai vërejti djaloshin i cili 
flinte, kurse kokën e kishte mbështetur mbi një tullë.

- A ke nevojë për diçka? – pyeti Abdullahu

- Po, - u përgjigj djaloshi, - nëse pranon!

- Pasi që të vdes, - vazhdoi djaloshi, shite tërkuzën time, laje këmishën dhe 
rrypin tim dhe pastaj më varros me ato. Shih, në xhepin tim ka një unazë. Prit 
deri atë ditë kur Harun el-Rashidi (halifeja i asaj kohe) të vijë në vendin 
tonë, qëndro në ndonjë vend ku do të mund të vërehej ai dhe pastaj afrohu dhe 
tregoja unazën. Por këtë bëje pasi që të më varrosësh mua. Abdullahu u pajtua.
Kur vdiq djaloshi, Abdullahu veproi ashtu siç kishte kërkuar ai. Kur në atë 
vend erdhi Harun el-Rashidi, ai shkoi ta sheh atë, i tregoi se kishte besim në 
të dhe ia tregoi unazën. Haruni e ftoi Abdullahun të shkon tek shtëpia e tij, 
kur Abdullahu shkoi atje, Haruni kërkoi që çdokush që ishte prezent të 
largohet, dhe e pyeti Abdullahun se kush ishte ai dhe kush ia kishte dhënë atë 
unazë. Abdullahu iu përgjigj pyetjeve të tij. Kur Haruni dëgjoi tregimin e 
gjatë filloi të qajë aq shumë saqë Abdullahut i erdhi keq për të.

- O udhëheqës i besimtarëve, - iu drejtua Abdullahu halifes. Kush ishte ky 
djalosh?

- Djali im! – u përgjigj Haruni.

- Por si ka mundur që të jetë ashtu?

- Ai lindi para se të më jepej besimi për halife. Është rritur me kujdes, dhe 
ka qenë shumë mirë i edukuar në Kur’an dhe në lëmi tjera. Pasi që e mora 
halifatin, ai iku dhe nuk brengosej fare për të mirat e kësaj bote. Ishte tepër 
i lidhur me nënën e tij dhe unë ia dhashë asaj këtë safir të çmuar që t’ia jap 
atij. Ai pranoi me mosdashje. Nëna e tij ka ndërruar jetë, dhe që atëherë ti je 
i vetmi që më ka informuar në lidhje me të. Sonte do të më dërgosh tek varri i 
tij.

Abdullahu e dërgoi Harunin tek varri i djalit të tij. Haruni qau një kohë të 
gjatë dhe ngeli aty deri në agim. Haruni kërkoi që Abdullahu të qëndron aty për 
disa ditë që të mund të shkojnë te varrezat gjatë netëve.

Abdullahu nuk dinte se ai ishte djali i Harunit përderisa nuk i tregoi Haruni 
vetë                                        
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan