Në fillim të këti shkrimi i shprehim falemenderimet dhe lavdërimet tona të
sinqerta Krijuesit të gjithësis Allahut të Madhërishëm.Salati dhe
selami-shpëtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoftë mbi pejgamberin tonë
Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tijë të pastërt,mbi shokët as-habët
e tijë të sinqert,si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin
rrugën e resulullahit s.a.v.s,Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë! Në këtë shkrim e pashë të nevojshme dicka të flasim për
temën,
“Festimi i shëngjergjit është haram”.
Për fat të keq te na muslimanët sot e kësaj dite po ekzistojnë disa festa të
huaja të cilat kanë gjetur përkrahje nga shumë vëllezërit dhe motrat tona
musimane që aspak nuk i japin rëndësi kësaj pune e cila vetëm po na dëmton
fetarisht dhe kombëtarisht.
Allahu xh.sh. në suren El-En’am ajeti 153,thotë:
“E kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë
të tjera, e të ndaheni nga rruga e tij”. (el-En'âm, 153)
Vëllezër besimtarë! Shtrohet pyetja? Cilat janë ato adete apo tradita që nuk
janë islame,dhe po festohen tek ne muslimanët,sidomos te ne shqiptarët.
Festat joislame janë: 1) Shëngjergji,2)Shën Valentini,3)Shën Mitri,4)Viti i ri
(gregorian),4)Dita e gruas,e kështu me radhë.
Tash para nesh është shëngjergji i cili festohet më 6 maj.Kjo festë emrin e ka
të krishter,por me prejardhe pagane si edhe festat tjera që i përmendëm më parë.
Në përkthim shën-gjergji don të thotë: “Gjergji i shenjtë”,që simbolizon një
figurë të shenjtë me karakter fetarë krishter.
Këta festa pagane dhe krishtere në kohën e pejgamberit s.a.v.s. dhe te
muslimanët e parë aspak nuk kanë ekzistuar,por për fat të keq në vitet që
jetuan baballarët tanë dhe në këta vitet që sot jetojmë ne festohen me të
madhe.Dmth. këto festa fatkeqe janë të futura te na muslimanët.Dhe ata të cilët
janë bë sebeb-shkaktar për futjen e tyre në mesin e muslimanëve do të japin
llogari para Krijuesit,Allahut xh.sh. në ditën e gjykimit.
Për këtë pejgamberi ynë i dashur Muhammedi s.a.v.s.ka thënë:
“Kush sjell një shprehi a traditë të mirë në Islam do ta fitojë shpërblimin e
saj, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, por pa ju
zvogëluar aspak shpërblimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a
traditë të keqe, do të jetë barrë mbi të, por edhe barra e të gjithë atyre që
ashtu veprojnë pas tij, pa iu zvogëluar aspak përgjegjësia dhe dënimi i atyre
të tjerëve”. (Muslimi)
Gjithashtu thotë pejgamberi s.a.v.s:“Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është
nga ajo, ajo është e refuzuar”. (Muttefekun alejhi)
Të gjitha këto festa që i përmendëm sipas islamit janë të ndaluara dhe na e
kemi për borxh që krejtësisht të largohemi nga manifestimi i këtyre festave
joislame,por e kemi për borxh që edhe familjet tona sidomos fëmijët tanë ti
mësojmë që edhe ata të largohen nga këto gjëra të këqija dhe të dëmshme për ne
dhe për gjithë popullin muslimanë.
Do të mundohemi ta e përfundojmë hutben e sodit me ajetin kur’anor nr-2,të
sures El-Maide ku Allahu xh.sh.thotë:“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të
mbara,e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të
vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (Maide, 2)
Prandaj vëllezër! Duke marë parasysh të gjitha këto fjalë të Allahut xh.sh,dhe
shumë hadithe të pejgamberit s.a.v.s,na duhet të mundohemi që njëher e
përgjithmonë ti menjanojmë këta festa të dëmshme nga mesi jonë,dhe në mes veti
duhet të ndihmohemi me punë të mira e jo me punë të këqija,sepse nesër do të
duhet të dalim para Madhërisë së Allahut xh.sh dhe të japim llogari për cdo
vepër qoftë ajo e madhe ose e vogël.
Në fundë e lusim Allahun xh.sh.të na ndihmon që këta festa të huaja ti largojmë
nga mesi jonë,dhe inshaallah na udhëzon në rrugë të drejtë.Amin.
__,_._,___
_________________________________________________________________
Your E-mail and More On-the-Go. Get Windows Live Hotmail Free.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur