Biseda me vetveten...
 
Shpesh here kur deshirojme te flasim dicka, fillojme me fjalet se “kohen e 
fundit nuk jane punet mire”. Apo ndonjehere rrenqethemi kur ulemi para 
televizionit per t’i percjellur lajmet ditore. Ndokush tjeter interesohet shume 
se cfar do jene titujt e gazetave te nesermen, cfar do t’na ofroje shtypi…dhe 
keshtu me radhe duke thene… edhe une hasa ne nje titull qe eshte veshtire te 
gjindet ne shtypin tone… “Te behesh Fatima” 
Fatima nje vajze e vogel e nje babai te madh, shume e dashur te njejten kohe 
edhe e dhimbshme. Me pastaj si nje vajze e re me moral te larte te fituar nga 
nje nene e shkelqyer. Pastaj nje grua e ngritur dhe shume e dashur per burrin e 
saj si luan, po ashtu edhe si nje nene e ndritur qe ndricon rrugen e dy 
pellumbave te saj dhe nuk lodhet asnjehere per kujdesjen, edukimin dhe formimin 
e tyre. 
Hmmm Fatima… Po po, ajo eshte, Fatima bija e Muhammedit (a.s) te dashurit te 
Allahut. 
Nje ngjarje te shkurter nga koha e injorances do e bartim ketu para jush lexues 
te dashur, mirepo kam nje kerkese nga ju. Mos e lexoni vetem se si ngjarje dhe 
t’kaloni e ta harroni ate me pastaj, por kujdes mundohuni ta ngjallni dhe ta 
perjetoni sikur ta keni para syve tuaj. 
“Ne fillim te predikimit te islamit perkunder persekutimeve te shumta qe ia 
benin besimtareve, ata -pabesimtaret- nuk u mjaftonin dhe çdohere e me teper i 
torturonin, e aq me teper te derguarin. Ai, i dashuri i Allahut  edhe perkunder 
lodhjeve te shumta nuk hiqte dore nga misioni i tıj, ngase ne brendesine e tij 
nuk kishte vend pesimizmi. Nje dite, vape e madhe, per ta falenderuar e 
madheruar Krijuesin e vet, i derguari fytyren e tij te ndritur e kurorezon me 
dheun e paster e te nxehte, dhe ashtu duke qendruar i kerrysur ne sexhaden e 
shkretetires pa pritmas mbi trupin e tij hedhin te brendshmet e deves njerezit 
e prishur, ne ato momente kur te qeshurat e ‘injoranteve’ brohoritnin dhe kur 
askush nuk guxonte t’i afrohej qe ta ndihmoj, si vetetime prane te atit duket 
Fatima, vajza e vogel e babait te madh. Me lot ne sy afrohet pran tij dhe me 
duart e vogla ia largon nga supet barren e hedhur, po me ata sy te lagur por me 
nje shikim te mpreht, kur i veshtron ata, jo vetem te qeshurat por edhe gojet e 
tyre lidhen…kjo eshte ‘bija e babait’ e vogel, mirepo kur eshte nevoja din te 
behet edhe ‘nena e babait’…”
Sigurisht keni kuptuar shume cka nga kjo ngjarje e vertete, mirepo cfar duhet 
te bartim nga kjo ne ditet tona te cilat po jetojm tani?!  Ska dyshim se 
trimeria e Fatimes eshte shume me rendesi (shembull per ty moter) mirepo ajo me 
e rendesishmja eshte durimi i Pejgamberit.a.s dhe mosterheqja nga misioni i 
tij, mision ky  per te cilin ishte i bindur se do ta dergoje drejt lumturise se 
kesaj bote dhe jetes se perjetshme. 
Te behesh Fatima nuk eshte veshtire…ty po te drejtohem moter ty, ngase ty shume 
here-nese nuk e teproj kisha per te thene cdohere- te kane cveshe nga 
fizionomia yte, te kane zbehe personalitetin e karakterin tend e te kane vendos 
ne kallefe te te tjerve, jo pse ke zgjedh ti vet por ngase tu eshte inponuar…te 
kane perngjajtur me ato qe nuk te takon (ne veshje, sjellje, ideologji 
etj.etj.) me pak fjale te kane bere gjithcka, te kane bere Madona edhe 
Xhenifer, Maria edhe Dragana…mirepo asnjehere jo edhe Fatima. Te bej thirrje ta 
gjesh nje force qe te bisedosh pak me veten, dhe ta pyesesh, a kishe pas 
deshire qe vetem njehere te behesh Fatima?  
Mos te harrojme se te keqiat ne kohen qe po jetojme nuk jane me te pakta se sa 
ne kohen e injorances jo, te kqiat ne kohen tone moderne ndoshta jane edhe me 
te shumta, mirepo ato makiazhohen dhe fshehin fytyren e realt te tyre keshtuqe 
te duken me terheqese, dhe eshte realitet se mashtrohen pas tyre shumica, por 
mos u brengosni, se pas tyre nuk mashtrohet gjithkush, pervec ‘mendje lehtit’. 
Mirepo prap se prap te gjithe neve na duhet te behemi Fatima. Edhe nese jemi te 
vegjel, duhet te dijme te shikojme ne syrin e te keqes, se nga eshte drejtuar 
ajo, te flasim kunder saj, ta kuptojme se nga cila ane po fryen, ke po synon 
dhe kedo qe ka zgjedhur(per viktime)  neve duhet  t’i  behemi perde dhe ta 
mbrojme ate. 
Sigurisht e dini me mire se une fjalen “rrim shtremt e folim drejt”. Shpesh 
here kam menduar si ka mundesi qe dikush te rrije shtremt e te mos ndikohet nga 
qendrimi i tij, ‘i shtremt’?! Kisha me thene pak me ndryshe une, “rrim drejt e 
folim drejt” zaten neve gjithmone a nuk duhet te jemi te tille?
Nga brendesia shpesh here me vie nje ze i fuqishem e me troket tek 
veshet…”ruani femijet tuaj, mos i leni ne rruge, mos te bijne ne mes te 
zjarrit, dergoni ne shkolle-edukoni ata, kujdesuni per ta…” por si duket ai ze 
nuk po zgjerohet me shume se deri tek veshet e mi !!!
Jemi nje popull qe rinin e kemi me te shendosh nga komshinjt qe kemi per rreth. 
A keni menduar ndonjehere se sa jane te pa kenaqur ata qe nuk posedojne kete qe 
neve kemi?                 Mos harroni dritaret tona nuk jane hapur asnjehere 
per ata(komshinjt), ato jane thyer…! Edhe pse ndoshta jam gabim, mirepo gjithe 
me duket se deshira e komshinjve eshte qe edhe neve te na bejne si ata vet, dhe 
si duket eshte duke i ardhe era e idese se “ajo qe eshte ne komshi, duhet ta 
kemi edhe na ne shpi”! edhe nje gje dua t’ia perkujtoj vetes e me pastaj edhe 
juve se, kjo rini na drejton neve drejt piedistalit me te larte, po kjo rini 
eshte ajo qe ka mundesi edhe te na ngulfat ne prrockat me te ndyra. 
Rri drejt edhe fol drejt ti vella edhe ti moter, ti baba edhe ti nene, ti 
profesor edhe profesoreshe, ti dhe ti…te gjith ne, beni pyetje vetes e me 
pastaj edhe te tjerve, a thua si po edukohen femijet tane? Kush po i edukon 
ata? Kush po hyn ne mendjet dhe ne zemrat e tyre? Asaj qe i themi ne  moral, 
dashuri, vlere, besim, sa kane te bejn me femijet tuaj. Apo mos ndoshta ju se 
bashku me femijet tuaj jeni duke ecur kembezbathur mbi xhama te thyer, apo 
ndoshta vec jeni duke kaluar nepermes llocit te gjalle! 
Po ia bej nje pyetje, pergjigjen e te ciles nuk e kerkoj nga ju, mirepo nese 
doni me ngulm te pergjigjeni, atehere pergjigjuni vetvetes. “cfar do ndodhte 
nese dhia kishte per tu dashuruar ne ujkun?”
Allahu na porosit ne Kur’anin Famelarte  “ruane veten edhe familjen tuaj nga 
zjarri lende djegese e te cilit jane njerezit dhe guret.” Ne ket bote shpesh 
here po shprehim keqardhje per djegijen e femijeve e prinderve te shumt, mirepo 
disa pershkak qe nuk po e shohin zjarrin me sy, nuk po e kuptojn se vertet jane 
ka digjen…Zoti na ruajt. 
Jo jo mos lekund koken e as mos me thuaj se kam dalur nga tema, jo, ende jam 
tek Fatima, bija e fytyres me te ndritshme qe ka njohur ndonjehere njerezimi. 
Bej thirrje qe vajzat, motrat, nenat, grat tona ne pergjithesi t’i kthehen 
vetvetes, ta llogarisin veten para se te llogariten, dhe ta kuptojne se 
shoqeria yne ndjene nevojen e Fatimeve…
Nese deshironi te keni burra te medhenj si Aliu, atehere edukoni Fatima, nese 
deshironi te keni femije te vyeshem si Hasani e Hysejni prap edukoni Fatima… 
dhe vetem me edukimin e Fatimeve shoqeria yne do mbetet e bardhe.

Autor : Kadir Aliu
                                          
                                          
_________________________________________________________________
Hotmail: Vertrauenswürdige E-Mails dank dem leistungsstarken SPAM-Schutz von 
Microsoft. 
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan