Ushtarët zviceranë, të dehur, të lazdruar
http://www.gazetaexpress.com/web/index.php/artikujt/lexo/30683/C4/C15/


Nga monotonia, ushtarët e kontingjentit zviceran të KFOR’it vizitojnë bordele, 
dehen dhe shkaktojnë rrahje masive nëpër klube. Këto janë akuzat e një gazete 
zvicerane. Kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, thotë se kjo komunë ka nevojë për 
ndihmën e zviceranëve. 

Nga Express  më 17.05.2010 në ora 9:57
Ushtarët zviceranë, të cilët veprojnë në kuadër të KFOR-it, akuzohen se kanë 
vizituar bordele. Sipas një hulumtimi të gazetës zvicerane “Weltwoche“, 
ushtarët po ashtu kanë organizuar festa të ndryshme, ku të gjithë janë dehur. 
Sipas kësaj të përditshmeje zvicerane, këta ushtarë kanë qenë pjesë e shumë 
rrahjeve që kanë ndodhur nëpër klube të ndryshme të Kosovës. 

Kjo gazetë shkruan se ushtarëve, tash e dy vjet pas shpalljes së pavarësisë së 
Kosovës, u mungon ndonjë aktivitet serioz. Akuzat e gazetës drejtohen në 
kontingjentin 21 të ushtrisë zvicerane. Derisa ish-ushtarët që kanë shërbyer në 
Kosovë i kanë quajtur këto akuza si të pabaza.“Weltwoche“ sjell fakte se si një 
ushtar është rrahur me truprojën e një bordeli në Borovec të Bullgarisë. Kjo 
kishte ndodhur në kohën kur ushtarët zviceranë ishin në një udhëtim argëtimi 
jashtë Kosove. 

Sipas udhëheqësve të KFOR-it në Kosovë, çdo ushtar merr vetë përgjegjësinë për 
sjelljet e tij, gjatë kohës së lirë. Ndërkohë, Departamenti për Mbrojtje, 
Mbrojte Popullore dhe Sport (VBS) ka udhëzuar udhëheqësit e ushtrisë zvicerane 
që të përpilojnë deri në fund të muajit një raport të detajuar. Kështu, shefi i 
këtij departamenti dëshiron të ketë një pamje të detajuar të akuzave të 
gazetës. 

”Unë dhe shumica e kolegëve e kemi dashur këtë punë dhe e kemi bërë në mënyrën 
më të mirë”, ka thënë një ushtar për ueb -portalin “20 Minuten”. Sipas tij, 
është normale që ushtarët kur janë në rroba civile, mund të shkojnë edhe në 
bordel. Sipas tij, fajet i ka komandanti. ”Hannes Göldi është nënoficer“, shton 
ai. Sipas këtij ushtari, komandanti nuk ishte shumë i rreptë, megjithatë ka 
gëzuar gjithmonë mbështetjen e krerëve të ushtrisë. 

Një pjesë e ushtarëve kanë pranuar akuzat e gazetës. Sipas tyre, në ushtri janë 
gjë normale alkooli, bordelet dhe rrahjet. Ndërsa një roje e ushtrisë ka 
kritikuar kontingjentin e 21-të zviceran në Kosovë. ”Kanë shumë kohë, shumë 
para, birrat gati janë falas…pjesën tjetër mund ta imagjinoni vetë”, thotë ai. 
Edhe ky ushtar fajëson komandantin Hannes Göldi për shfrenimin e ushtarëve të 
KFOR-it zviceran në Kosovë. “Ishte një problem; ishte i paaftë dhe një oficer i 
pasigurt në vete”, thekson ky ushtar. Ndërsa, Pascal M. tani shërben si ushtar 
në Kosovë dhe është pjesë e kontingjentit të 22-të të ushtrisë zvicerane që 
tani gjendet në Kosovë. Sipas tij, imazhet e ushtrisë që paraqiten në 
artikullin e gazetës “Weltwoche“, nuk janë të vërteta. 

“Të gjithë këtu kryejnë punët e tyre, në mënyrë që ta kryejnë misionin e tyre 
këtu”, thekson ai. Sipas tij, askush nuk udhëton 200 kilometra larg për të 
vizituar një bordel. Ndërkohë, javë më parë, ministri i Punëve të Brendshme të 
Gjermanisë, Karl-Theodor zu Guttenberg kishte thënë se misioni i KFOR-it në 
Kosovë është sukses me të cilin mund të krenohet bashkësia ndërkombëtare. 
Ndërkohë, edhe kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi vlerëson lart ushtarët 
zviceranë. Sipas tij, ata përveç që kanë ruajtur sigurinë, kanë realizuar shumë 
projekte infrastrukturore. 

“Ushtria zvicerane ka ndërtuar shkolla dhe çerdhe, kanë riparuar shumë ura”, ka 
shtuar ai. Kuçi ka thënë se Suharekës i duhet edhe më tutje ndihma e KFOR-it. 
Duket se tani është koha për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova. Spanjollët tashmë 
kanë shkuar, edhe kontingjenti i Belgjikës, derisa Franca është duke menduar 
për të reduktuar trupat. Ndërsa, gjermanet para pak ditësh kanë vendosur që t’i 
reduktojnë trupat e tyre në Kosovë. Por, duhet pritur deri në vjeshtë, deri në 
vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, për ligjshmërinë e shpalljes së 
pavarësisë së Kosovës. Askush nuk llogarit që gjendja e sigurisë mund të 
eskalojë. Prezenca e KFOR-it frikëson të gjithë ekstremistët. Derisa KFOR-i 
është duke rekrutuar FSK-në, në një ushtri, epitet të cilin pritet ta marrë në 
fund të këtij viti. (Weltwoche, 20 Minuten Online, sda)

Fakte

Zvicra nuk është pjesë e NATO-s, por ajo kontribuon në Kosovë me 206 ushtarë, 
të cilët janë të vendosur nën komandën e trupave gjermane të KFOR-it, me seli 
në Prizren. Zvicra, Austria, Finlanda, Irlanda, Maroku, Suedia dhe Ukraina, 
janë shtete të cilat kontribuojnë në KFOR me 18 për qind të numrit të 
përgjithshëm të këtyre forcave. 

 Veprat shpërblehen sipas qëllimit. Hadith 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan