A ka mundësi këto të jenë fjalë të Zotit?!
Shikoni çfarë shkruhet për hazreti Lutin a.s.
27: “Abrahami u ngrit herët në mëngjes dhe
shkoi në vendin
ku kishte qëndruar para Zotit;
28 pastaj drejtoi shikimin nga Sodoma dhe
Gomora
si dhe nga tërë krahina e fushës, dhe
kështu pa një tym që ngrihej nga toka, si tymi
i një furre.
29 Kështu ndodhi që kur Perëndia
shkatërroi qytetin e fushës, Perëndisë
iu kujtua Abrahami dhe e largoi Lotin nga
gjëma kur shkatërroi qytetet ku Loti kishte
banuar.
30 Pastaj
Loti doli nga Coari dhe shkoi të banojë në mal bashkë me dy bijat
e tij, sepse kishte frikë të qëndronte në Coar; dhe u vendos në një shpellë
bashkë
me dy bijat e tij.
31 Më e madhja i tha më të voglës:
"Babai ynë është plak, dhe nuk
ka asnjë burrë në vend që mund të
bashkohet me ne, ashtu siç ndodh mbi gjithë
tokën.
32 Eja, t'i japim verë babait tonë e të
shtrihemi bashkë me të; kështu do të
mund t'i sigurojmë pasardhës babait
tonë".
33 Kështu po atë natë i dhanë verë babait
të tyre dhe e madhja u shtri bashkë me të
atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri
me të, as kur u ngrit.
34 Të nesërmen vajza më e madhe i tha më
të voglës: "Ja,
natën e kaluar unë rashë në shtrat bashkë
me babanë tim; le të bëjmë që ai të pijë
verë edhe sonte; pastaj ti futu dhe
shtrihu me të, që të mund t'i sigurojmë pasardhës
babait tonë".
35 Edhe atë natë i dhanë verë babait të
tyre dhe më e vogla shkoi të
shtrihet bashkë me të, dhe ai nuk u kujtua
as kur u shtri, as kur u ngrit.
36 Kështu dy bijat e Lotit u ngjizën nga
babai i tyre.
37 Më e madhja lindi një djalë, të cilit
ia
vuri emrin Moab. Ky është babai i
Moabitëve, që ekzistojnë deri në ditët tona.
38 Edhe më e vogla lindi një djalë, të
cilit ia vuri emrin Ben-Ami. Ky është babai i
Amonitëve, që
ekzistojnë deri në ditët tona. (ZANAFILLA: 19: 28-38).
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur