Njujorkezët kundër xhamisë afër “Ground Zeros”
http://www.zeri.info/artikulli/1/4/6924/njujorkezet-kunder-xhamise-afer-ground-zeros/
18-05-2010 10:26 CET 
Nju-Jork. Planet për ndërtimin e një xhamie gjigante pranë “Ground Zeros” në 
Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar një stuhi 
protestash nga familjet që kanë humbur të dashurit në sulmet e 11 shtatorit. Të 
afërmit e zemëruar thonë se këto plane “fyejnë” viktimat e tragjedisë së vitit 
2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë.
Xhamia është pjesë e planeve për ndërtimin e një qendre prej 13 kate për 
komunitetin mysliman, që përfshin edhe një pishinë, një palestër, një teatër 
dhe disa fusha sportive.
Ndërtesa, e cila ishte dëmtuar nga trupi i njërit prej avionëve të rrëmbyer, 
është vetëm dy blloqe larg “Ground Zeros”. Ndërtimi i qendrës për komunitetin 
mysliman pritet të fillojë më 11 shtator të vitit të ardhshëm – pikërisht në 
përvjetorin e dhjetë të sulmeve terroriste.
Një protestë masive kundër planeve është planifikuar për 6 qershor, ndërsa 
zemërimi i njujorkezëve vetëm sa po rritet. Rosemary Cain, biri zjarrfikës i së 
cilës është vrarë më 2001, tha se mendon se planet janë “të neveritshme. Ajo 
është tokë e shenjtë. Është si një shuplakë fytyrës. Si kanë mundur t’u japin 
atyre leje për ndërtimin e një xhamie atje?”
Bill Doyle, biri i të cilit ishte po ashtu në mesin e viktimave të tragjedisë, 
tha se frikohet se qendra “do të bëhet pothuajse një zonë tjetër protestash – 
një vendtakim për radikalët”.
Paul Sipos, anëtar i bordit të komuniteteve të Nju-Jorkut, tha se projekti
për qendrën myslimane me vlerë prej rreth 100 milionë dollarë duhet të vendoset 
në një tjetër vend. 
“Nëse japonezët do të vendosnin të hapnin një qendër kulturore pranë Perl 
Harborit, do të ishte diçka e pandjenjë. Nëse gjermanët do të hapnin një 
shoqëri korale të Bachut pranë Aushvicit, edhe pas gjithë këtyre viteve, ai do 
të ishte një vendim i pandjenjë.”, tha ai.
”Unë absolutisht nuk kam asgjë kundër islamit. Vetëm se nuk kuptoj, pse bash 
këtu?””Çfarë mund të jetë më fyese dhe më poshtëruese sesa një xhami gjigante 
në hije të ndërtesave të Qendrës Botërore të Tregtisë, të rrëzuara nga sulmet 
xhihadiste islamike?”
Por, Daisy Khan, drejtore ekzekutive e Shoqërisë Amerikane për Përparim 
Mysliman, tha se “koha për një qendër sikurse kjo ka ardhur për shkak se islami 
është një fe amerikane”.
”Duhet të marrim tragjedinë e 11 shtatorit dhe ta shndërrojmë në diçka shumë 
pozitive. Qendra do të shërbente edhe si një platformë e rëndësishme për 
ngritjen e zërit të heshtur të shumicës së myslimanëve të cilët nuk kanë të 
bëjnë aspak me ideologjitë ekstremiste”.
Ajo theksoi se deri në 2.000 myslimanë do të faleshin çdo të premte në xhaminë 
e madhe.
Herbert Quida, biri i të cilit humbi jetën në tragjedinë e 2001-ës, u shpreh se 
“e kuptoj zemëratën, hidhërimin dhe urrejtjen, por kjo vetëm se gjeneron edhe 
më shumë urrejtje.”
Bordi i komuniteteve e ka miratuar projektin për ndërtimin e qendrës për 
komunitetin mysliman javën e kaluar, mirëpo organizatorët ende po kërkojnë 
financues. (Daily Mail) 


      

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan