në Besimtari.com
http://www.besimtari.com/islam/index.php?mod=article&cat=AKTUALITET&article=813
Policia terroriste e Kosovës në gjueti kundër muslimanëve...
Njëri prej tyre
(prej
policëve) me ironi më ka pyetur: ”Ku i vendos ti duart (në namaz) këtu
apo këtu, duke treguar duart në gjoks, e herën e dytë në organin
gjenital.” Ka pasuar një qeshje e pandalshme e kolegëve të tij. Tjetri
me atë urrejtje më tha se ne jemi spiun serb...
Edhe pse nga burgosja e 5 muslimanëve në
Prizren kanë kaluar disa ditë, muslimanët në Prizren janë ende në shok
dhe në huti. T’ua përkujtojmë se të premten më 21 maj 2010 rreth orës
20:30, forcat e policisë speciale të Kosovës kanë kryer aksion në
territorin e Prizrenit dhe rrethinës dhe me këtë rast kanë burgosur 5
musliman.
Arsyeja e burgosjes është, se si thonë përfaqësuesit e qeveris,
është se “vehabistët” në fillimin e javës së kaluar e kanë rrahur një
punonjës te administratës tatimore, i cili në kohë të lire (?) ka
shpërnda Bibla nëpër Prizren. Më vonë zyrtarët e policisë e kanë mohuar
këtë duke thënë se grupa është duke u përcjell ka disa muaj”.
Edhe pse prezantuesit e ligjit nuk kanë
sjell asnjë argument së inspektorin me të vërtet e kanë rrahur
“vehabistët” e lëre më të flasin për ata që janë burgosur, është kryer
operacion i gjerë i burgosjeve të “vehabistëve të cilët janë në zë për
të keq”.
Rreth 120 polic të njësisë speciale të
Kosovës, të cilët trajnimet fizike i kane kryer tek instruktorët
amerikan dhe ideologjikisht të “potkuar” nga ana e urrejtësve të islamit
dhe muslimanëve, kanë marrë pjesë në aksionin e madh të burgosjes sipas
modelit të aksionit në Gornja Maoq. Megjithatë, edhe pse këto dy
aksione janë dirigjuar nga lloji i njëjtë i njerëzve, të planifikuara në
të njëjtën mënyrë, prapë ndërmjet tyre ekziston një dallim i madh. Për
dallim nga aksioni në Maoq, ku policët në përgjithësi janë sjellë në
mënyrë korrekte me banorët e burgosur të Maoqes, operacioni në Prizren,
konkretisht aksioni në rrethinën e Prizrenit në Kurill, ka qenë shembull
klasik i operacioneve të kaubojve amerikan sikurse në Bagdad dhe
Kandahar.
“Spektakli” i parë policor është zhvilluar
para syve të disa dhjetëra banorëve të rrethinës së Prizrenit-Kurilit,
ku gjenden objektet e organizatës humanitare “Sinqeriteti”.
Rreth 20 polic të njësisë speciale me çorapë
të vrimuar në kokë janë mbledhur rreth dhjetëra muslimanëve të cilët
para objektit të “Sinqeriteti” kanë pritur për fillimin e ligjëratave
islame.
Policëve shumë “inteligjente” nuk u erdhi
aspak vështir ta njohin figurën e Idriz Bilibanit, profesorit të fikut, i
cili ka qenë qëllimi kryesor në aksionin në Kuril. Kështu që dy
gorilla, nga radhët e policisë të njësisë speciale, u ndeshën me
siluetën e Idriz Bilibanit, kështu që e shtrinë për toke, duke e goditur
me dorë, pikërisht ashtu siç kanë bërë inspektorët e tyre amerikan me
civilët në Irak dhe Afganistan. Asgjë më mirë nuk kanë kaluar as disa
musliman të tjerë, të cilët në atë moment janë gjetur para objektit të
“Sinqeriteti”.
Shumë prej
tyre pas demonstrimit janë rrëmbyer me dhunë prej njësisë speciale dhe
janë hedh në kombin e policisë, ku i kanë pritur policët tjerë me
kërcënime fizike dhe verbale.
Sipas
dëshmisë se një muslimani i cili ka qenë i goditur në këtë aksion, i
burgosur e pastaj e kanë liruar, dhe i cili nga frika për shkak të
sigurisë së tij ka dëshiruar të mbetet anonim, forcat e njësitit special
të Kosovës gjatë rastit të burgosjes në lagjen e Kurilit kanë thyer
disa të drejta themelore njerëzore.
“Atë natë
kam dëshiruar ta vizitoj motrën time në lagjen Kurill. Shtëpia e saj
ishte afër vendit të burgosjes. Pasi që kam vërejtë “guzhmën”, sulmin e
policisë mbi muslimanët e mbledhur para “Sinqeritetit”, jam afruar të
shoh më mirë se çka po ndodh” tregon N.N.1 një ditë pas aksionit, ndërsa
fytyra e tij dukej e brengosur dhe në huti.
“Në atë moment jam rrëmbyer dhe shtrirë për
toke nga ana e njësisë speciale. Ashpër më kanë dredhur dorën, gjë që
kam ndier dhembje të madhe. Kam filluar të bërtas se ndieja dhembje të
madhe. Pas disa momenteve jam shpie në automjetin e policisë, ku njësia
speciale më ka provokuar në baza fetare dhe të nacionalitetit. Njëri
prej tyre me ironi më ka pyetur: ”Ku i vendos ti duart (në namaz) këtu
apo këtu, duke treguar duart në gjoks, e herën e dytë në organin
gjenital.” Ka pasuar një qeshje e pandalshme e kolegëve të tij. Tjetri
me atë urrejtje më tha se ne jemi spiun serb, që, sikur të kishte thënë
ty këtë, do të kishe ikur nga Kosova duke mos e pritur as mëngjesin”,
thotë N.N.1, i cili është i gatshëm ta zbuloj identitetin e tij nëse
rasti sillet para disa organizatave për të drejtat e njeriut, sepse në
organet shtetërore dhe ato lokale nuk ka besim, duke e ditur se si
mediat e Kosovës publikisht e kanë lajmëruar burgosjen.
N.N.1 gjithashtu është dëshmitar se njësia
speciale e kanë goditur profesorin Idriz Bilibanin për arsye se nuk e ka
ditur gjuhën shqipe. Këtë e dëshmojnë edhe muslimanët e tjerë të cilët
janë burgosur pra objektit “Sinqeriteti”. Disa nga të burgosurit janë
shtyrë në lokalin e “Sinqeritetit” ku njësiti special ka vazhduar me
maltretimin ndaj të burgosurve, larg nga masa prizrenase e cila ishte
mbledhur para shoqatës.
Njëri nga
muslimanët i cili atë natë kur po kryhej operacioni kishte qenë në rrugë
drejt “Sinqeritetit” në mënyrë që të merr pjesë në ligjëratën e
profesor Idriz Bilibanit, i cili nga frika për sigurinë e tij dëshiron
të mbetet anonim, duke dëshiruar të dijë se a ka filluar ligjërata, e
kishte thirrur në telefon shokun e tij i cili në atë moment kishte qenë
objekt i maltretimit brenda objektit të “Sinqeritetit”. Pasi që
telefonat ishin marr nga ana e njësisë speciale, në vend që të shtypet
pulla e “kuqe” dhe të pamundësohet biseda, polici i obliguar për
ruajtjen e telefonit ka shtyp pullën e “gjelbër” dhe është hapur biseda.
“Në vend të, Alo” kam dëgjuar goditje të
mëdha dhe zëra të pa-artikuluar. Duke mos e ditur se çfarë po ndodh, e
kam mbajtur telefonin edhe më tutje hapur. Pas një kohe kam dëgjuar
fjalët e policit drejtuar kolegut të tij ”Kujdes, mund të na akuzojnë
për këtë!”, thotë N.N.2, i cili gjithashtu është i gatshëm ta zbuloj
identitetin e tij në rast se kyçet ndonjë organizatë për të drejtat e
njeriut.”
Dramën e cila u zhvillua para objektit të
“Sinqeritetit” e dëshmuan disa dhjetëra prizrenas, banorë të lagjes
Kurili, gjithashtu kanë vërejtur dy xhipa të “Euleksit”, të cilët
gjithashtu kanë qëndruar në afërsi të vendit të incidentit.
Në fund të aksionit të “suksesshëm” policor
janë marrë pesë persona, 3 boshnjak, në mesin e tyre edhe Idriz
Bilibani, profesor i fikut, dhe 2 shqiptar, gjithashtu profesor të
mësimeve islame. Zyrtarët e policisë nëpër ekranet e TV-s, me fytyra të
shëmtuara janë lavdëruar për zënien e “e një arsenali të plotë të
armëve,” ku ia kanë mvesh muslimanëve sikurse që ka qenë në rastin e
Gornja Maoqes.
Familja e
afërt e të burgosurve dhe e të akuzuarve për mbajtje të armëve, në
mënyrë kategorike refuzojnë pohimin se të afërmit e tyre kanë poseduar
armë, por armët janë vënë nga ana e njësiti special policor.
Të informuarit mirë për ngjarjen e ndodhur
thonë se policia ka pasur për qëllim frikësimin e muslimanëve dhe
thirrësve të islamit, dhe që ti diskreditojnë para masës.
Qëllimi i dytë është i karakterit global,
sepse qeveria e Kosovës, po ashtu sikurse ajo e Bosnje-Hercegovinës në
aksionin në Maoq, me këtë dëshirojnë tu tregojnë zotave të tyre
Perëndimor se çfarë luftëtaresh janë ata duke bërë kundër ekstremizmit
islam dhe terrorizmit, mos ndoshta pranohen në “regjimin pa viza”.
Kështu që muslimanët e Ballkanit edhe
njëherë u shitën turpërisht nga ana e qeveritarëve të tyre, nga ana e
atyre që do të duhej që më së shumti të brengosen për ta.
Familja e të burgosurve paralajmërojnë se
gjërat nuk do të përfundojnë me këtë, kështu që mundohen të kontaktojnë
me organizatat botërore për të drejta e njeriut, sepse në institucionet e
shtetit nuk kanë besim.
E si do të
kishin kur shteti i ka sulmuar të afërmit e tyre.
Se të gjithë dushmanët e islamit janë
sikurse një komb fletë vetë fakti që aksioni policor në Prizren ku janë
argëtuar me muslimanët e Prizrenit, ku kjo ka gjetur përkrahje edhe tek
mediat serbe. Ashtu që, fashistët serb të televizionit shtetëror (RTS)
lajmërojnë për “ gjuetinë mbi vehabistët”. Do të thotë se fjala, gjueti,
përdoret kur është fjala për shtazët, nuk është vështir të përfundosh
se “aksioni arriti ta kënaq edhe Serbin. Teksti i cili ende gjendet në
faqen e shtetit të televizionit të Serbisë edhe sot nuk e ka penguar
askënd, dhe asnjë nga mediat serbe dhe deklaruesit e tyre nuk e kanë
komentuar titullin nacist dhe përmbajtjen me plot gënjeshtra qesharake.
Ashtu që edhe një herë doli haptas fjala e
Zotit të botrave se të gjithë mosbesimtarët janë një milet (popull). Me
këtë, përfundimisht u mbyt besimi i popullit se macja edhe miu nuk mund
të rrinë bashkë. Munden edhe si, kur luftojnë kundër islamit dhe
muslimanëve.
--------------------------------------------------------------------
Behar Beqiri
Sllatinë e Epërme / VITI
044/407-258; 049/175-379
www.kosovahosting.com
[email protected]
___________________________________________________
www.BESIMTARI.com
____________________________________________
Forumi i të Rinjve Muslimanë në Kosovëështë organizatë joqeveritare e
regjistruar ne Ministrinë e Shërbimeve Publiketë Qeverisë së Kosovës dhe ka për
qëllim afrimimin dhe ruajtjen e vlerave dhekulturës se traditës Islame në
Republikën e Kosovës. Është eregjistruar në Ministrinë e Shërbimeve Publike me
date: 08.06.2008 me numërregjistri: 5111875-8
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur