Policia terroriste e Kosovës në gjueti kundër muslimanëve...
Njëri prej tyre (prej policëve) me ironi më ka pyetur: ”Ku i vendos ti duart
(në namaz) këtu apo këtu, duke treguar duart në gjoks, e herën e dytë në
organin gjenital.” Ka pasuar një qeshje e pandalshme e kolegëve të tij.
Tjetri me atë urrejtje më tha se ne jemi spiun serb...

Edhe pse nga burgosja e 5 muslimanëve në Prizren kanë kaluar disa ditë,
muslimanët në Prizren janë ende në shok dhe në huti. T’ua përkujtojmë se të
premten më 21 maj 2010 rreth orës 20:30, forcat e policisë speciale të
Kosovës kanë kryer aksion në territorin e Prizrenit dhe rrethinës dhe me
këtë rast kanë burgosur 5 musliman.


Arsyeja e burgosjes është, se si thonë përfaqësuesit e qeveris, është se
“vehabistët” në fillimin e javës së kaluar e kanë rrahur një punonjës te
administratës tatimore, i cili në kohë të lire (?) ka shpërnda Bibla nëpër
Prizren. Më vonë zyrtarët e policisë e kanë mohuar këtë duke thënë se grupa
është duke u përcjell ka disa muaj”.

Edhe pse prezantuesit e ligjit nuk kanë sjell asnjë argument së inspektorin
me të vërtet e kanë rrahur “vehabistët” e lëre më të flasin për ata që janë
burgosur, është kryer operacion i gjerë i burgosjeve të “vehabistëve të
cilët janë në zë për të keq”.

Rreth 120 polic të njësisë speciale të Kosovës, të cilët trajnimet fizike i
kane kryer tek instruktorët amerikan dhe ideologjikisht të “potkuar” nga ana
e urrejtësve të islamit dhe muslimanëve, kanë marrë pjesë në aksionin e madh
të burgosjes sipas modelit të aksionit në Gornja Maoq. Megjithatë, edhe pse
këto dy aksione janë dirigjuar nga lloji i njëjtë i njerëzve, të
planifikuara në të njëjtën mënyrë, prapë ndërmjet tyre ekziston një dallim i
madh. Për dallim nga aksioni në Maoq, ku policët në përgjithësi janë sjellë
në mënyrë korrekte me banorët e burgosur të Maoqes, operacioni në Prizren,
konkretisht aksioni në rrethinën e Prizrenit në Kurill, ka qenë shembull
klasik i operacioneve të kaubojve amerikan sikurse në Bagdad dhe Kandahar.

“Spektakli” i parë policor është zhvilluar para syve të disa dhjetëra
banorëve të rrethinës së Prizrenit-Kurilit, ku gjenden objektet e
organizatës humanitare “Sinqeriteti”.

Rreth 20 polic të njësisë speciale me çorapë të vrimuar në kokë janë
mbledhur rreth dhjetëra muslimanëve të cilët para objektit të “Sinqeriteti”
kanë pritur për fillimin e ligjëratave islame.



Policëve shumë “inteligjente” nuk u erdhi aspak vështir ta njohin figurën e
Idriz Bilibanit, profesorit të fikut, i cili ka qenë qëllimi kryesor në
aksionin në Kuril. Kështu që dy gorilla, nga radhët e policisë të njësisë
speciale, u ndeshën me siluetën e Idriz Bilibanit, kështu që e shtrinë për
toke, duke e goditur me dorë, pikërisht ashtu siç kanë bërë inspektorët e
tyre amerikan me civilët në Irak dhe Afganistan. Asgjë më mirë nuk kanë
kaluar as disa musliman të tjerë, të cilët në atë moment janë gjetur para
objektit të “Sinqeriteti”.



Shumë prej tyre pas demonstrimit janë rrëmbyer me dhunë prej njësisë
speciale dhe janë hedh në kombin e policisë, ku i kanë pritur policët tjerë
me kërcënime fizike dhe verbale.

Sipas dëshmisë se një muslimani i cili ka qenë i goditur në këtë aksion, i
burgosur e pastaj e kanë liruar, dhe i cili nga frika për shkak të sigurisë
së tij ka dëshiruar të mbetet anonim, forcat e njësitit special të Kosovës
gjatë rastit të burgosjes në lagjen e Kurilit kanë thyer disa të drejta
themelore njerëzore.

“Atë natë kam dëshiruar ta vizitoj motrën time në lagjen Kurill. Shtëpia e
saj ishte afër vendit të burgosjes. Pasi që kam vërejtë “guzhmën”, sulmin e
policisë mbi muslimanët e mbledhur para “Sinqeritetit”, jam afruar të shoh
më mirë se çka po ndodh” tregon N.N.1 një ditë pas aksionit, ndërsa fytyra e
tij dukej e brengosur dhe në huti.

“Në atë moment jam rrëmbyer dhe shtrirë për toke nga ana e njësisë speciale.
Ashpër më kanë dredhur dorën, gjë që kam ndier dhembje të madhe. Kam filluar
të bërtas se ndieja dhembje të madhe. Pas disa momenteve jam shpie në
automjetin e policisë, ku njësia speciale më ka provokuar në baza fetare dhe
të nacionalitetit. Njëri prej tyre me ironi më ka pyetur: ”Ku i vendos ti
duart (në namaz) këtu apo këtu, duke treguar duart në gjoks, e herën e dytë
në organin gjenital.” Ka pasuar një qeshje e pandalshme e kolegëve të tij.
Tjetri me atë urrejtje më tha se ne jemi spiun serb, që, sikur të kishte
thënë ty këtë, do të kishe ikur nga Kosova duke mos e pritur as mëngjesin”,
thotë N.N.1, i cili është i gatshëm ta zbuloj identitetin e tij nëse rasti
sillet para disa organizatave për të drejtat e njeriut, sepse në organet
shtetërore dhe ato lokale nuk ka besim, duke e ditur se si mediat e Kosovës
publikisht e kanë lajmëruar burgosjen.

N.N.1 gjithashtu është dëshmitar se njësia speciale e kanë goditur
profesorin Idriz Bilibanin për arsye se nuk e ka ditur gjuhën shqipe. Këtë e
dëshmojnë edhe muslimanët e tjerë të cilët janë burgosur pra objektit
“Sinqeriteti”. Disa nga të burgosurit janë shtyrë në lokalin e
“Sinqeritetit” ku njësiti special ka vazhduar me maltretimin ndaj të
burgosurve, larg nga masa prizrenase e cila ishte mbledhur para shoqatës.

Njëri nga muslimanët i cili atë natë kur po kryhej operacioni kishte qenë në
rrugë drejt “Sinqeritetit” në mënyrë që të merr pjesë në ligjëratën e
profesor Idriz Bilibanit, i cili nga frika për sigurinë e tij dëshiron të
mbetet anonim, duke dëshiruar të dijë se a ka filluar ligjërata, e kishte
thirrur në telefon shokun e tij i cili në atë moment kishte qenë objekt i
maltretimit brenda objektit të “Sinqeritetit”. Pasi që telefonat ishin marr
nga ana e njësisë speciale, në vend që të shtypet pulla e “kuqe” dhe të
pamundësohet biseda, polici i obliguar për ruajtjen e telefonit ka shtyp
pullën e “gjelbër” dhe është hapur biseda.

“Në vend të, Alo” kam dëgjuar goditje të mëdha dhe zëra të pa-artikuluar.
Duke mos e ditur se çfarë po ndodh, e kam mbajtur telefonin edhe më tutje
hapur. Pas një kohe kam dëgjuar fjalët e policit drejtuar kolegut të tij
”Kujdes, mund të na akuzojnë për këtë!”, thotë N.N.2, i cili gjithashtu
është i gatshëm ta zbuloj identitetin e tij në rast se kyçet ndonjë
organizatë për të drejtat e njeriut.”

Dramën e cila u zhvillua para objektit të “Sinqeritetit” e dëshmuan disa
dhjetëra prizrenas, banorë të lagjes Kurili, gjithashtu kanë vërejtur dy
xhipa të “Euleksit”, të cilët gjithashtu kanë qëndruar në afërsi të vendit
të incidentit.

Në fund të aksionit të “suksesshëm” policor janë marrë pesë persona, 3
boshnjak, në mesin e tyre edhe Idriz Bilibani, profesor i fikut, dhe 2
shqiptar, gjithashtu profesor të mësimeve islame. Zyrtarët e policisë nëpër
ekranet e TV-s, me fytyra të shëmtuara janë lavdëruar për zënien e “e një
arsenali të plotë të armëve,” ku ia kanë mvesh muslimanëve sikurse që ka
qenë në rastin e Gornja Maoqes.

Familja e afërt e të burgosurve dhe e të akuzuarve për mbajtje të armëve, në
mënyrë kategorike refuzojnë pohimin se të afërmit e tyre kanë poseduar armë,
por armët janë vënë nga ana e njësiti special policor.

Të informuarit mirë për ngjarjen e ndodhur thonë se policia ka pasur për
qëllim frikësimin e muslimanëve dhe thirrësve të islamit, dhe që ti
diskreditojnë para masës.

Qëllimi i dytë është i karakterit global, sepse qeveria e Kosovës, po ashtu
sikurse ajo e Bosnje-Hercegovinës në aksionin në Maoq, me këtë dëshirojnë tu
tregojnë zotave të tyre Perëndimor se çfarë luftëtaresh janë ata duke bërë
kundër ekstremizmit islam dhe terrorizmit, mos ndoshta pranohen në “regjimin
pa viza”.

Kështu që muslimanët e Ballkanit edhe njëherë u shitën turpërisht nga ana e
qeveritarëve të tyre, nga ana e atyre që do të duhej që më së shumti të
brengosen për ta.

Familja e të burgosurve paralajmërojnë se gjërat nuk do të përfundojnë me
këtë, kështu që mundohen të kontaktojnë me organizatat botërore për të
drejta e njeriut, sepse në institucionet e shtetit nuk kanë besim.

E si do të kishin kur shteti i ka sulmuar të afërmit e tyre.

Se të gjithë dushmanët e islamit janë sikurse një komb fletë vetë fakti që
aksioni policor në Prizren ku janë argëtuar me muslimanët e Prizrenit, ku
kjo ka gjetur përkrahje edhe tek mediat serbe. Ashtu që, fashistët serb të
televizionit shtetëror (RTS) lajmërojnë për “ gjuetinë mbi vehabistët”. Do
të thotë se fjala, gjueti, përdoret kur është fjala për shtazët, nuk është
vështir të përfundosh se “aksioni arriti ta kënaq edhe Serbin. Teksti i cili
ende gjendet në faqen e shtetit të televizionit të Serbisë edhe sot nuk e ka
penguar askënd, dhe asnjë nga mediat serbe dhe deklaruesit e tyre nuk e kanë
komentuar titullin nacist dhe përmbajtjen me plot gënjeshtra qesharake.

Ashtu që edhe një herë doli haptas fjala e Zotit të botrave se të gjithë
mosbesimtarët janë një milet (popull). Me këtë, përfundimisht u mbyt besimi
i popullit se macja edhe miu nuk mund të rrinë bashkë. Munden edhe si, kur
luftojnë kundër islamit dhe muslimanëve.
<http://www.studentet.info/modules/ipboard/index.php?showtopic=33510&st=0&#entry546350>
ttp://www.studentet.info/modules/ipboard/index.php?showtopic=33510&st=0&#entry546350<http://www.studentet.info/modules/ipboard/index.php?showtopic=33510&st=0&#entry546350>

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjalaebukur@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
fjalaebukur-unsubscr...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan