http://www.zeri.info/artikulli/1/2/7854/ramiqi-i-anijes-vjen-ne-prishtine/
Ramiqi
i anijes vjen në Prishtinë
Jeton Llapashtica | 04-06-2010
16:59 CET
Prishtinë. Shqiptari i vetëm nga Kosova që ishte në anijen që
po dërgonte ndihma humanitare për në Palestinë, kur janë sulmuar nga
forcat ushtarake izraelite, Fuad Ramiqi, të premten është kthyer në
Kosovë.
Ai ka thënë se së bashku me familjen e tij ka përjetuar dy luftëra,
dhe populli shqiptar me shekuj ka qenë i vuajtur dhe diskriminuar, fakte
këto që sipas tij, kanë ndikuar që ai t’i bashkëngjitet kontingjentit
humanitar ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin palestinez.
“Paqja, si kategori universale, si duket në këtë shekull nuk po
mjafton. Mbi paqen duhet të jetë drejtësia, e unë në emër të drejtësisë e
kam
marrë obligim që ta jap një kontribut timin modest”, ka sqaruar Ramiqi.
Ai ka thënë, se pavarësisht se në anije kanë qenë pjesëtarë nga
tridhjetedy shtete, dhe pjesëtarë të religjionit myslimanë, katolikë,
ortodoksë dhe hebrenj, forcat e Izraelit kanë sulmuar humanitarët në
mënyrën më të vrazhdë.
Veprimtari Ramiqi ka thënë se pas sulmit nga forcat e Izraelit,
njëzetekatër orët e para humanitarët janë mbajtur peng dhe janë
torturuar shumë rëndë, ndërsa ka veçuar se ka qenë personi i vetëm për
të cilin nuk është interesuar qeveria e shtetit të tij. Në Aeroportin e
Prishtinës ai është pritur nga qytetarë të moshave të ndryshme, por jo
edhe nga udhëheqës të shtetit.
Fuad Ramiqi gjatë
takimit me gazetar pas kthyerjes në Prishtinë. Foto: Laura Hasan
_________________________________________________________________
Hotmail: Free, trusted and rich email service.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur