Përhapja e Islamit në Evropë dhe Amerikë
“Por Ne e godasim të
pavërtetën me të vërtetën, e cila e shkatërron atë dhe ajo zhduket. Dhe mjerë
për ju, për atë që ia përshkruani (Allahut).” (El Enbija: 18)
Ajni Sinani
"Evropa po bëhet
gjithnjë e më shumë një krahinë e Islamit, një koloni e Islamit." - ka deklaruar
Oriana Fallaci në librin e saj: “La Forza della Ragione”, ose "Forca e
Arsyes." Dhe sipas Daniel Pipes, gazetarja e njohur italiane ka të drejtë,
sepse: Krishterizmi në kështjellën e tij të lashtë në Evropës është duke i
hapur shpejt
udhë Islamit. Pipes vlerëson se dy faktorë kryesisht kontribuojnë në këtë
ndryshim që mund ta tronditin botën:
Mplakja e krishterizmit
Evropa si një shoqëri post-krishtere, po e
pakëson gjithnjë e më shumë lidhjen me traditën dhe vlerat e saj historike.
Numri
i besimtarëve të krishterë të devotshëm është ulur në dy gjeneratat e
fundit deri në atë pikë sa që disa
vëzhgues e kanë quajtur Evropën "Kontinenti i errët." Tashmë,
analistët vlerësojnë se xhamitë çdo javë në Britani kanë më shumë besimtarë se
Kisha e Anglisë.
2. Rënia e numrit të lindjeve
Pakësimi i popullatës indogjene
evropiane. Sipas statistikave të Bashkimit
Evropian, përqindja e nevojshme për të ruajtur popullsia e tanishme në Evropë
kërkon një normë prej 2,1 lindje për grua, ndërsa raporti aktual është 1,5
dhe ky është në rënie.
Studimi tregon se popullsia e Evropës do të bjerë prej 375 milionë në 275
në vitin 2075 nëse nuk vazhdojnë migrimet në vendet evropiane. Si rrjedhim
BE-ja ka nevojë për
1.6 milionë emigrantë në vit për të mbajtur një ekuilibër mes qytetarëve të
punësuar dhe pensionistëve. Por tani, ajo ka nevojë për 13 milion e pesëqind
mijë
emigrantë për të zgjidhur mungesën gjatë viteve të shkuara.
Prandaj, Islami dhe muslimanët vijnë për të mbushur këtë boshllëk. Ndërsa
Krishterizmi
po lëkundet, Islami është i fuqishëm, i sigurt dhe çan përpara.
Ndërkohë që po bie numri i evropianëve për
shkak të moshës së vjetër, po shtohet numri i muslimanëve që martohen në moshë
të re. Pesë për qind të BE-së, ose rreth 20 milionë njerëz, e konsiderojnë
veten muslimanë, dhe nëse gjërat vazhdojnë siç janë përqindja do të arrijë 10
për qind në vitin 2020.
Në qoftë se jo-muslimanët largohen, ka gjasa që Kontinenti
Evropian gjatë dekadave të bëhet me
shumicë muslimane.
{Shih: http://www.danielpipes.org/1796/muslim-europe}
Fushata denigruese
Statistikat e kohëve të fundit konfirmojnë se
përpjekjet për të shtrembëruar përfytyrimin e Islamit dhe muslimanëve dhe
ndërtimin e një imazhi të keq kanë dështuar, sepse Islami është feja që ka
përhapjen
më të madhe në Evropë dhe Amerikë.
Një sondazhi i kryer nga qendra e anketave, Instituti Gallup në vitin 2008
për hulumtimin e opinionit publik në Amerikë, tregon se Islami nuk nënkupton
ekstremizmin dhe as anti-amerikanizmin. Ky studim, që ka zgjatur 6 vjet dhe ka
përfshirë 40 vende, ka provuar se 93% e muslimanëve të botës janë të moderuar
dhe vetëm 7% prej tyre janë militantë.
Një studim tjetër që ka bërë Gallup tregon se
shumica e muslimanëve në të tre vendet më të mëdha evropiane: Britani, Francë
dhe Gjermani e konsiderojnë veten se i përkasin vendeve përkatëse dhe angazhohen
gjithnjë e më shumë për t’u integruar duke i konsideruar ato si shtete primare
të tyre. Sipas
këtij studimi numri i muslimanëve në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës është më shumë se gjashtë milionë (2.5%) dhe Islami është
një prej pesë feve të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
{Shih: http://www.moheet.com/show_files.aspx?fid=207514}
Çdo vit, në SHBA, Islamin e pranojnë 19.000 deri në 20.000 vetë.
{Shih:
http://www.hadielislam.com/arabic/index.php?pg=articles%2Farticle&id=29611}
Studimi nënvizon se popullsia e muslimanëve në
botë është bërë 20% dhe pritet dyfishimi i numrit të muslimanëve deri në vitin
2015, kurse
numri i jomuslimanëve do të pakësohet me 3 dhe 5%. Imzot Vittorio
Formenti, i cili ka hartuar vjetarin e statistikave të Vatikanit për 2008, ka
thënë se muslimanët përbëjnë 19,2 për qind te popullsisë së botës, kurse
katolikët
17,4 për qind. Formenti, në një intervistë për gazetën e Vatikanit
“L’Osservatore
Romano”, është shprehur se: "Për herë të parë në historinë e re nuk jemi më në
pjesën e sipërme”, duke thënë se të
dhënat i referohen vitit 2006.
{Shih: Muslims more numerous than Catholics:
http://uk.reuters.com/article/idUKL3068682420080330}.
Franca
Në një studim të përgatitur nga Ministria e Brendshme
Franceze thuhet se 3600 persona në vit konvertohen në Islam. Ky studim
konfirmon se muslimanët francezë janë të rregullt dhe janë të rralla krimet në
mesin e tyre. Statistikat tregojnë se në Francë ka 2300 xhami dhe 7 milionë
muslimanë. Islami është feja e
dytë pas Krishterizmit. Pritet që në vitin 2025 muslimanët të përfaqësojnë një
të katërtën e popullsisë së Francës. Sipas këtyre pritjeve, muslimanët do të
përbëjnë 20% të popullsisë të Evropës në vitin 2050.
Belgjika
Gazeta franceze "La Figaro" citon Olef Sarfin, profesorin e
sociologjisë, në universitetin Katolik në Loven, të ketë thënë: "Një e
treta e banorëve të Brukselit momentalisht janë muslimanë, kurse, sipas
parashikimeve, muslimanët në këtë vend brenda pesëmbëdhjetë deri njëzet vitesh
do
të bëhen shumicë për shkak të lindshmërisë së madhe që kanë". Sipas
studimit të gazetës "La Libre Belgique" një e treta e popullsisë së Brukselit
tani janë muslimanë. Brenda
njëzet viteve të ardhshme feja islame do të bëhet feja e parë në kryeqytetin
belg, Bruksel, kurse emri Muhamed është në majë të listës së emrave më të
regjistruar që nga viti 2001.
(shih:
www.forumivirtual.com/.../9326-Pas-20-vjetëve-Islami-fe-e-parë-në-Bruksel?)
Danimarka dhe Holanda
Në Danimarkë, që nga 13 shkurti 2008 kur
u botuan karikatura blasfemuese kundër të Dërguarit të Zotit, Muhammedit a.s.,
gazeta daneze "Politiken" shkruan se numri i danezëve që konvertohet
në Islam po rritet ditë pas dite. Nuk ka ditë që nuk ka të konvertuar në Islam.
Sipas kësaj
gazete, numri i personave të cilët e kanë
pranuar Islamin, që nga publikimi i karikaturave, i tejkalon pesë mijë danezë.
Pas publikimit të karikaturave në bibliotekat e Amsterdamit ka pasur një
pjesëmarrje të madhe në blerjen e Kur’anit të përkthyer në gjuhën holandeze dhe
kjo ka çuar në sosjen e tyre në tregjet lokale. Në anën tjetër janë thyer
shpresat e deputetit holandez Wilders Gert të filmit “Fitna”, sepse pas
shfaqjes së filmit të tij brenda një jave tre holandezë kanë pranuar Islamin.
Britania
Britania e ka larguar nga
përdorimi termin ‘terrorizëm islamik’, duke përdorur vetëm fjalën terrorizëm.
Sheriati Islamik ka filluar të tërheqë
shumë britanikë, prandaj Kryepeshkopi i Kantëbërit, Rowan Williams ka thënë për
BBC se besonte se kishte vend për një adoptim konstruktiv të disa aspekteve të
ligjit
musliman, siç janë ato që kanë të bëjnë me çështjet financiare dhe ato që
lidhen me martesat. Shih:
http://www1.voanews.com/albanian/news/a-30-a-2003-02-20-3-1-85537417.html?CFTOKEN=89933337&renderforprint=1&textonly=1&TEXTMODE=1&jsessionid=66309b50f916aa74cb0a626c2d32134e7d11&CFID=297493463
Madje ai i ka falënderuar muslimanët britanikë për shkak të kthimit të
religjionit dhe të etikës në jetën publike. Sondazhet tregojnë se 82% e
muslimanëve në Britani i
besojnë qeverisë dhe i përkasin Britanisë.
Gjithashtu "Daily
Telegraph" ka zbuluar se në mars 2008 numri i besimtarëve që shkojnë në
xhamitë e Britanisë e tejkalon numrin e atyre që shkojnë në kishat e Anglisë
dhe Uellsit. Ajo thekson se nëse vazhdojnë
këto trende, deri në vitin 2020, numri i të krishterëve që do të marrë pjesë në
lutjet e së dielës do të bjerë në 678.000, ndërkaq numri i muslimanëve
që falin namazin e të premtes në vitin 2020 do
të rritet në 683.000.
Gjermania
Gazeta e përditshme gjermane, "Die Welt", thotë se Islami po
përhapet në Gjermani gjithnjë e më shumë. Sipas informacioneve të
sigurta ajo thekson se ekziston një plan për të ndërtuar 120 xhami shtese në
Gjermani. Statistikat e fundit tregojnë se popullsia muslimane në Gjermani
është në rritje. Por nuk ka statistika zyrtare për këtë.
Sipas statistikave të qeverisë gjermane në
Gjermani ka 206 xhami. Ndërsa Qendra
islamike në Gjermani ka thënë se janë ndërtuar vetëm 180 xhami me leje zyrtare
nga Qeveria Gjermane. Por ka shumë mesxhide që i
përdorin muslimanët për namaz, në katet e poshtme të ndërtesave, në
restorante dhe dyqane private.
Suedia
Në një konferencë shtypi në Institutin Suedez në
Aleksandri, në një goditje për anti-muslimanët, delegacioni i muslimanëve të
Rinisë të Suedisë ka njoftuar se 15.000 suedezë, mes moshës 20 dhe 40 vjeçare,
kanë pranuar fenë islame pas krizës së karikaturave blasfemuese të 2008-tës
ndaj Muhammedit a.s.
Një raport i përgatitur nga Qendra Islamike në
kryeqytetin suedez, Stokholm, njofton gjithashtu se Islami është bërë feja e
dytë në Suedi pas besimit të krishterë dhe kjo është arsyeja pse qeveria suedeze
e ka njohur Islamin dhe ka vendosur që ai të mësohet në shkollat publike.
Numri i muslimanëve tani në Suedi është më shumë
se 120.000 muslimanë dhe Islami përhapet pavarësisht nga mungesa e
publicitetit dhe propagandës së mjaftueshme të tij nga ana e muslimanëve.
Islami po përhapet në veçanti në mesin e grave akademike dhe universitare. Kjo
dëshmon
respektin që tregon Islami për gratë dhe statusin e denjë dhe të natyrshëm që ai
ia njeh femrës.
Spanjë
Në Spanjë, kryetari i Shoqatës Islame në
territorin e "Katalonias", një ndër rajonet më të pasura të Spanjës
veri-lindore, sipas revistës, "Akideti - besimi im", thotë se
"konvertimet në Islam bëhen përkundër fushatave negative ndaj Islamit që
zhvillohen
në gazetat dhe mediat perëndimore."
Ky konvertim vazhdon pa marrë parasysh
ndikimin e këtyre fushatave: “Edhe pse është e dukshme se është më lehtë për të
kthyer në budizëm, katalonasit zgjedhin Islamin." Shoqata Islame vlerëson
se në Islam kanë kaluar 3 mijë deri në 4 mijë katalonas.
Por, gjithashtu, vlerësohet se: "Këto shifra nuk
reflektojnë realitetin. Numri i vërtetë mund të jetë më i madh se sa
reklamohet."
Numri i muslimanëve në Spanjë është më shumë se
një milion e gjysmë, sipas statistikave gjysmëzyrtare. Kurse qeveria spanjolle
vlerëson se numri i muslimanëve është nga 800.000 deri në një milion.
{Të dhënat janë marrë nga shkrimi, Ihsaat Garbie: Intisharul
Islam fi Evrupa ve Amerika ragme hamelat et teshvih. Shih:
http://www.moheet.com/show_files.aspx?fid=207514}
Sipas disave, përhapja e Islamit
në Evropë ka arritur në një shkallë që sfidon identitetin e krishterë të
Evropës, e cila e sheh veten si bastion të krishterizmit. Kishat në Evropë, po
braktisen dhe po ofrohen për shitje. Shumica e kishave që shiten blihen nga
muslimanët dhe shndërrohen në xhami, duke nxitur alarmimin e klerikëve të
krishterë.
Prandaj nuk është rastësi gjithë
ajo fushatë fyese ndaj Islamit dhe Pejgamberit (paqja e Zotit qoftë mbi të),
duke
përfshirë karikaturat në Danimarkë dhe në shumë vende të
tjera në Evropë, si edhe fjalët e Papës
se Islami është përhapur me dhunë.
Por a do të ndikojë ky sulm mbi përhapjen
e Islamit? Përgjigja është ‘po’, sepse sulmi mbi Islamin po i nxit evropianët që
ta njohin dhe të mësojnë për Islamin. Si rrjedhim, shitja e librave islame ka
parë një rritje të madhe gjatë viteve të fundit. Dhe, në këtë mënyrë,
armiqtë e Islamit kontribuojnë në përhapjen e tij.
Shumë miliarda dollarë që shpenzon Kisha në
fushatat e saj kristianizuese rreth botës nuk kanë sukses. Kisha është
përqendruar në vendet e varfra duke u munduar të shfrytëzojë mjerimin dhe
skamjen e njerëzve për të përhapur krishterizmin, pasi që ai po dështon në
vetë truallin e Evropës, sepse atë nuk mund
ta pranojë mendja veçse përmes joshjeve materiale.
Agjencitë e lajmeve kanë dhënë
lajmin e vetëvrasjes së një prifti gjerman. Në manastirin e
Augustinit, në qytetin lindor Erfurt, ku Martin Luteri kishte kaluar gjashtë
vjet si një murg në fillim të shekullit të 16-të, prifti
gjerman Roland
Weisselberg, 73 vjeçar, ka
djegur veten, më 1 nëntor 2006, si protestë ndaj përhapjes së Islamit dhe
“Islamizimit të Evropës”. Një ditë më vonë ai ka ndërruar jetë.
{Shih: Priest burns himself to death
over Islam
http://www.timesonline.co.uk/tol/news/world/europe/article623634.ece}.
E gjithë kjo dëshmon se
Islami është feja që po marshon me hapa të sigurt në Evropë dhe Amerikë.
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur