http://www.israelnationalnews.com/News/News.aspx/137956
Tali Fahima, një izraelite hebre e cila kishte perjetuar një dënim me burg për
kundërvajtje të sigurisë u konvertua në Islam te martën në një xhami në Umm El
Fahm. Sipas nje internet faqeje lokale te Lëvizjes Islame, Fahima tha se "kur
unë e pashë për herë të parë Shejh Raed Salah e ndjeja se diçka më preku në
brendësi. Njeriu nuk kishte biseduar me mua, as edhe një herë, por shprehja e
tij në fytyrë dhe modestia e tij me ftoi ne Islam. "
Fahima, tani 34 vjece, u vu nën paraburgim administrativ në 2004, pasi ajo
kaloi vijen në territorin e autoritetit palestinez, në kulmin e Luftës së Madhe
te terrorit e nisur nga Jaser Arafat. Ajo filloi të kalojë ditët e saj në
shoqëri të Zakariah Zubeidit, një i kërkuar terrorist i udhëheqjes Fatah nga
Jenin. Ajo u akuzua se kishte ndihmuar Zubeidin duke përkthyer një dokument
te IDF që kishte rënë në duart e tij.
Ajo kishte deklaruar gjithashtu publikisht, pas dëgjimit se Zubeidi po kërkohej
nga IDF dhe se ajo synonte që ti shërbejë si mburojë e tij njerëzore.
Ajo u dënua në dhjetorin e vitit 2005 per mbështetjen ndaj një organizate
terroriste, duke i ndihmuar e armikut gjatë kohës së luftës, duke mbajtur
kontakte me një agjent të huaj, duke i kaluar informacionet armikut dhe duke
mos iu bindur rregullave të ligjit dhe u dënua me tre vjet burg. Ajo u lirua në
fillim të vitit 2007.
Fahima ndjek gjurmët e Uri Davis, një radikal tjetër majtist i njohur i
konvertuar ne Islam ne vitin 2008. Davis
Emri Fahima i erdhi në mendje kohët e fundit, për shume izraelitë, kur gazetari
Anat Kam u arrestua për tradhti të dyshuar. Arsyeja kryesore për këtë përveç
ngjashmërisë në veprat e tyre të dyshuara ishte se Kami verejti syzet me të
njëjtin lloj te qarkoreve te trasha e te zeza si ato te Fahimas.
(IsraelNationalNews.com) ka qenë një anëtar i Këshillit Legjislativ palestinez
për dekada të tëra.
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në
http://groups.google.com/group/fjalaebukur