KRITIKA NDAJ NJERËZVE TË MASHTRUAR

Njerëzit më të mashtruar janë ata të cilët janë joshur nga jeta e dynjasë dhe 
kënaqësia e shpejt e saj. Ata kanë preferuar këtë botë mbi jetën e botës 
tjetër. Madje, disa prej tyre thonë: “Dynjaja është si shperblim në dorë,kurse 
bota tjetër është si shpërblim I vonuar.Shpërblimi në dorë është më I dobishëm 
sesa shpërblimi I vonuar.”
Disa të tjerë thonë:”Më mir një thërrmi të shpejtë sasa një perlë të prmetur.”
Ndersa disa të tjerë shprehen me fjalë:’Këaqësit e kësaj bote janë të sigurta, 
kurse ato te botes tjetër janë të dyshimta, kështu që mos e braktis të sigurten 
për hir të asaj që është e dyshimt.”
Këto mendime janë mashtrimet dhe trillimet më të mëdha të Shejtanit. Edhe 
kafshët janë më të logjikshme se kaq, sepse kur kanë frikë nga dëmi I diqkaje, 
ato nuk I afrohen asaj edhe sikur t’I godasësh.
Nëse ndonjëri prej këtre njerëzve beson tek Allahu, tek I Derguari I Tij, te 
takimi me Të dhe te shpërblimi I Tij, ai do të jetë prej njerëzve më të 
dëshpëruar, sepse e ka bere me dijeni të plotë. Por, nëse nuk beson tek Allahu 
dhe tek I Dërguari I Tij, atëherë ai është shumë më largë.

Thënies së tyre: “Shpërblimi në dorë është më I dobishëm sesa shpërblimi I 
vonuar.”, ne I përgjigjemi duke thënë se, nëse do supozonim se shpërblimi në 
dorë është I njejt me atë ëe do të bëhet më vonë, atëher ajo qe shpërblehet në 
moment është më I mirë , por nëse nuk janë të njejtë, atëher shpërblimi I 
mëvonshëm është më I madh, më I mirë dhe më I hajrrit. Atëherë, si mund te 
ndodhë kështu, kur e gjithë jeta e kësaj bote, nga fillimi deri në fund të saj, 
nuk është një frymëmarrje në krahasim me boten tjetër?

Imam Ahmedi dhe Et-Tirmidhiu transmetojnë nga El-Musteurid Bin Shedadi se 
Profeti (s.a) ka thënë : “Jeta e kësaj bote në krahasim me botën tjetër është 
sikurse masa e ujitë që merr një njeri kur fut dorën e tij në det.”154

Pra, të preferohet shpërblimin e shpejt mbi atë të vonuarin është nga 
mashtrimet më të mëdha. Nëse kjo është masa që zë dynjaja në krahasim me botën 
tjetër, atëher si mund të jetë jeta e njeriut në krahasim me Ahiretin?
Cila duhet të jetë më e rëndësishme për njeriun që ka mend? A është më mirë të 
prefërosh të shpejtën në këtë periudhë të shkurtër apo të privohesh 
përjetësisht nga e mira në botën tjetër?
Kurse, per thënjen tjetër: “Mos e braktis të sigurten për hir të asaj që është 
e dyshimt.”, ne përgjigjemi: Ose je në dyshim për premtimin e Allahut, per 
bercenimin e Tij dhe vërtetësin e të derguarve, ose je shumë I sigurtë rreth 
tyre. Neëse është kjo e fundit, atëher dije se ke marrë vetëm një thërrim që 
kalon shpejt në vend të një gjëje të sigurtë, për të cilën nuk ka asnjë dyshim.
E nëse ke dyshime, atëher riketheju edhe një herë argumenteve të Zoti që 
tregjnë për ekzistencën e Tij, për forcën dhe dëshirën e Tij, për njësimin e 
Tij dhe për vërtetesinë e të dërguarve. Pastrohu, shiko dhe diskuto për hir të 
Allahut, derisa të të bëhet e qartë se argumentet që sollën të dërguarit rreth 
Allahut, janë e vërteta.
Nëse njeriu vëren me kujtes gjendjen që në fillesat e tij, që është sa një pikë 
ujë derisa të jetë plotëësur, me kalimin e kohes do t’I bëhet e qartë se cili 
është Ai që është kujdesur për të dhe që e ka kaluar në këto etapa. Nuk do të 
ishte aspak e përshtatshme që ta nënvleftësonte dhe ta braktiste këtë njeri 
kudo, e as të mos e urdhëronte apo ta nalonte, të mos ia bënte te ditur të 
drejtën e tij apo të mos e shperblente dhe dënonte.
Nese njeriu do të tregohej më I vëmendshëm, atëher ai do ta kuptonte se qdo gjë 
që sheh dhe që nuk e sheh, është argument për njësimin, profecinë, diten e 
gjykimit dhe kuranit.
Argumentimin e bazuam ne librin “ Betimet në Kuran”155 me thënien e Allahut: “ 
Pra, Unë betohem në atë që e shihni dhe në atë që ju nuk e shihni! Me të 
vërtet, ai (Kurani) është fjalë që e lexon I dërguari bujar.”156 Një pjesë të 
kësaj e kemi bazuar te thënia e Allahut: “ Po në vetet tuaja, a nuk shikoni?” 
157 sepse njeriu ështe argument I vetvestes për ekzistencen e Krijuesit dhe 
njësimin e Tij, për vërtetësin e thënieve të të dërguarve të Tij dhe 
argumentimin e cilësive të Tij.
Kështu, duhet qartë se ky I humbur është I mashtruar në të dyja aspektet, në 
atë të miratimit e besimit të palëkundur dhe në aspektin e përgënjështrimit e 
të dyshimit.
Si mund të mendosh që njeriu ka besim të patundur për takimin me Allahun, për 
Xhenetin dhe Zjarrin, nderkoh që nuk vepron në përputhje me këtë besim?
A është prej natyres njerëzore që robi ta dijë se atij I kërkohet që nesër të 
paraqitet ërpara mbretëve, për t’u denuar me dënimin më të rëndë ose për t’u 
shpërblyer me shpërblimin më të madh, ndërko që e ngrys natën I shkujdesur, I 
pavëmendshëm, duke mos u përgatitu për këtë takim dhe duke mos u frikësuar për 
të?
Mund të thuhet se më të vërtet, kjo është një pyetje e saktë e cila u drejtoet 
shum prej njerëzve dhe harmonia e këtyre dy qëndrimeve është prej, ku njëra 
prej tyre është dija e paktë dhe siguria e pamjaftushme (rreth jetës ne botën 
tjetër ). Ai që mendon se dija nuk është e niveleve të ndryshme ka gabuar rëndë.
Ibrahimi (salAllahu alejhi ëe selam) I kërkoi Zotit që t’I ngjallte të vdekurit 
para syve të tij. Këtë gjë e bëri sepse ishte I sigurtë për fuqinë e Zotit, por 
donte që zemren e tij ndihej më e qetë se ajo që njihet si e fshehtë, të 
dëshmohej me sy.158

Në “El-Musned”159, imam Ahmedi transmeton se I Dërguari I Allahut (s.a) ka 
thënë: “Ai që njoftohet, nuk është si ai që nuk ka parë.”

Nëse dija e dobët e një njeriu shoqërohet me moszbatimin e saj, me mungesën e 
pranisë së saj në zemër, me përkushtimin ndaj veprave me të cilat ajo bie në 
kundërshtim, duke I shtuar gjithashtu edhe deformimin e natyres njerëzore, 
triumfet e epshit, joshjet e Shejtanit, vonesës e premtimit, shpresën e 
gjat,pavëmendjen bajate, dashurinë ndaj të shpejtës dhe lejen për komente, 
atëher ky njeri nuk mund ta rujë besimin e tij.
Ky është shkaku përse njerzit ndryshojnë në besimdhe punë, derisa në zemrën e 
disa prej tyre të mbesë vetëm një grimcë besimi. Të gjitha këto shkaqe e kanë 
burimin te dobësia e largpamësisë fetare dhe e durimit.
Për këtë, ALlau I ka lavdëruar njerëzit me besim të palëkundshëm dhe të 
durushëm, duke I emëruar si imamët e fesë. Allahu aze ëe xhel thotë: “Dhe prej 
tyre Ne bëmë imamë (prijës) që me urdhërin tonë udhëzojnë, (dhe kjo ndodh) kur 
ata duruan dha patën besim të palekundur në argumentet tona.”160



---------------------------
154-E transmetojnë Ahmedi (230,229/4), Et-Tirmidhiu (2322) dhe Muslimi (2858).
155-“Sqarime rreth betimeve në Kuran” (109)
156-El-Hakka 38-40
157-Edh-Dharijat 21
158-Ashtu siq përmendet në suren “El-Bekare” (260)
159-(1842) E transmetojnë gjithashtu Et-Taberiu (284) ne “El-Kebir” 
160-Es-Sexhde 24



Pergatiti: ummuMuxhahid
Marrur nga: “Sëmundja dhe ilaqi” Ibn Kajim El Xheuzi, faq.48                    
                  
_________________________________________________________________
Hotmail: Powerful Free email with security by Microsoft.
https://signup.live.com/signup.aspx?id=60969

-- 
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në 
Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në [email protected]
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në 
[email protected]
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në 
http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Antwoord per e-mail aan